AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Blog

Kur numrat gënjejnë

Përfaqësimi numerik i grave në këshillat bashkiake është përmirësuar ndjeshëm pas vitit 2015. Por a mund të thuhet se me rritjen e numrit të grave në këshillat bashkiake, gradualisht, roli i grave në këshilla është forcuar, dhe se cilësia e qeverisjes vendore është përmirësuar—ashtu siç pretendohet nga drejtuesit politikë? Studimi i realizuar nga Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri (AWEN) tregon se pas arritjeve numerike fshihet një realitet i trishtë—si për përfaqësimin e grave në këshillat bashkiake, ashtu edhe për demokracinë vendore në Shqipëri.

Marsela DautiGeldona MetajngaMarsela DautidheGeldona Metaj
14:56 | 30/05/2024
në Blog
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Figura 4: Frekuenca (%) e marrjes së fjalës sipas shërbimeve dhe gjinisë

Kujtdo që ndjek lajmet politike apo takimet e drejtuesve politikë në terren nuk i ka shpëtuar një pamje tanimë e zakonshme: numrat e lartë të grave në politikë. Drejtuesit politikë nuk kursehen të flasin për reformat e ndërmarra, ndër të cilat edhe rritja e përfaqësimit të grave deri në organizatat bazë të partisë. Numrat flasin vetë, dhe flasin fort! Në kabinetin qeveritar aktual, numrat e grave i tejkalojnë numrat e burrave (Kryeministria, 2024). Ndërkohë që në parlament gratë përbëjnë 36% të përfaqësuesve (Kuvendi i Shqipërisë, 2021), situata është edhe më mirë në këshillat bashkiake. Në zgjedhjet vendore të vitit 2023, gratë përbënin 50% të kandidatëve në të gjithë vendin (OSBE, 2023). Në fakt, nga të dyja nivelet e qeverisjes—qendrore dhe lokale—duket se transformimi numerik ka qenë më i madh për nivelin lokal. Vetëm 13 vite më parë, 23.7% e këshillave vendore (87 Komuna dhe 4 Bashki) nuk kishin asnjë grua (Dauti & Gjermeni, 2015). Falë ndryshimeve në Kodin Zgjedhor—midis të cilave edhe rritja e kuotës gjinore në 50%—dhe përpjekjeve të organizatave lokale, kombëtare, dhe ndërkombëtare, përfaqësimi i grave në këshillat bashkiake është rritur, duke e kaluar shifrën 40% (UN Women, 2023).

Numerikisht, hendeku gjinor në këshillat bashkiake është zvogëluar. Por çfarë po ndodh—përtej arritjeve numerike? A mund të përdoren numrat për të thënë se roli i grave në këshillat bashkiake është forcuar, dhe se cilësia e qeverisjes është përmirësuar?

Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri (AWEN)—përmes studimit që do të paraqitet në këtë artikull—synoi t’i japë përgjigje këtyre pyetjeve. Gjatë periudhës gusht – dhjetor 2023, grupi i punës—i përbërë nga bashkëpunëtorë të AWEN si dhe studentë e ish-studentë të shkencave sociale—ndoqi dhe transkriptoi fjalë për fjalë 49 mbledhje të realizuara në 11 këshilla bashkiake. Kjo ishte hera e tretë që u studiuan të njëjtat këshilla. Në vitin 2016 dhe në vitin 2018, po ashtu janë ndjekur dhe transkriptuar mbledhjet e realizuara gjatë periudhës gusht – dhjetor në të njëjtat këshilla bashkiake (shih Dauti & Metaj, 2017; Dauti, 2022). Një nga avantazhet e metodologjisë së përdorur është që ajo lejon shqyrtimin e ndryshimeve që ndodhin në kohë, bazuar tek ajo çfarë vëzhgohet drejtpërdrejtë—dhe jo tek ajo çfarë raportohet. Mbledhjet u analizuan për të parë përfshirjen e këshilltarëve në diskutime, duke i kushtuar vëmendje sidomos diskutimeve të lidhura me cilësinë e qeverisjes dhe shërbimet vendore.

Çfarë tregojnë rezultatet?

Burrat dominuan diskutimet në të gjitha këshillat e përfshirë në studim. Gjatë të gjithë muajve të marrë në studim, burrat e morën fjalën në më shumë se 70% të rasteve. Figura 1 paraqet numrin e herëve që këshilltarët e morën fjalën gjatë periudhës gusht – dhjetor 2023, të ndarë më tej sipas gjinisë.

Figura 1: Frekuenca e marrjes së fjalës sipas muajit dhe gjinisë

Në total, burrat e morën fjalën 6,169 herë (74.33%) dhe gratë e morën fjalën 2,131 herë (25.67%).

Frekuenca me të cilën gratë e morën fjalën në vitin 2023 (25,67%) ishte më e ulët se në vitin 2018 (34,34%) dhe vetëm pak më e lartë se në vitin 2016 (23,91%). Figura 2 paraqet frekuencën e marrjes së fjalës sipas gjinisë dhe vitit.

 

Figura 2_ Frekuenca (%) e marrjes së fjalës sipas gjinisë dhe vitit

Diskutimet e këshilltarëve me në fokus përmirësimin e cilësisë së qeverisjes kanë qenë më të shpeshta në të kaluarën. Krahasuar me vitin 2018, në vitin 2023 këshilltarët kanë diskutuar rreth zbatimit të ligjit rreth 2 herë më pak. I njëjti konkluzion qëndron edhe në lidhje me transparencën. Ndryshimi më i madh në kohë doli në pah në lidhje më paanësinë, ku këshilltarët, në vitin 2023, e morën fjalën vetëm 174 herë për të adresuar shqetësime që lidhen me mungesën e paanësisë. Figura 3 prezanton frekuencën e marrjes së fjalës në lidhje me tri temat sipas vitit.

Figura 3_ Frekuenca (%) e marrjes së fjalës—cilësia e qeverisjes—sipas vitit

Ndërkohë që në vitet 2016 dhe 2018 gratë e morën fjalën më shpesh se burrat për të diskutuar rreth mungesës së transparencës, ky nuk ishte rasti në vitin 2023. Frekuenca e marrjes së fjalës si dhe intensiteti i diskutimeve rreth transparencës në vitin 2023, statistikisht, është i njëjtë për burrat dhe gratë.

Pothuajse për të gjitha shërbimet e analizuara—me përjashtim të arsimit—gratë e morën fjalën më pak se burrat. Megjithatë, edhe në rastin e arsimit, diferenca me burrat është shumë e vogël. Pasi e marrin fjalën, burrat angazhohen në mënyrë më intensive në diskutimin e shërbimeve publike, mirëqenies sociale, infrastrukturës rrugore dhe transportit, ujësjellësit, emergjencave/fatkeqësive. E vetmja fushë, nga 6 fushat e analizuara, ku gratë dhe burrat diskutojnë me të njëjtin intensitet është ajo e arsimit. Figura 4 prezanton frekuencën e marrjes së fjalës sipas shërbimeve dhe gjinisë.

Figura 4: Frekuenca (%) e marrjes së fjalës sipas shërbimeve dhe gjinisë

Këto rezultate sugjerojnë se rritja numerike e grave në këshillat bashkiake nuk u ka shërbyer dhe aq grave. Në fakt, e kundërta ka ndodhur: burrat kanë forcuar pozitat e tyre dominuese në këshill.

Për të kuptuar arsyet që qëndrojnë mbrapa këtyre zhvillimeve, ne realizuam intervista me këshilltarë. Këshilltarët dhanë disa shpjegime. Një nga shpjegimet lidhet me zhvillimet politike në vend, ku pika e kthesës duket të kenë qenë zgjedhjet vendore të vitit 2019—kohë kur shumë këshilla bashkiake u mbizotëruan nga një parti e vetme. Sipas këshilltarëve, kjo çoi në centralizimin e mëtejshëm të pushtetit të partisë më të madhe në vend dhe dobësimin e funksionit mbikëqyrës të këshilltarëve—një trashëgimi që vazhdon. Por ka edhe shpjegime të tjera, të cilat lidhen drejtpërdrejtë me barrierat që hasin gratë në politikë. Për shembull, gratë zëvendësohen nga drejtuesit e partive apo heqin dorë për shkak të eksperiencave jo të mira, sidomos kur shohin se propozimet e tyre nuk merren në konsideratë. Një tjetër arsye, të cilën gratë shpesh stepen ta ndajnë, është presioni që bëhet nga drejtuesit politikë për t’u tërhequr nga politika dhe për t’ja lënë vendin burrave. Gjatë studimit, grupi i punës evidentoi rastet kur këshilltarëve u ndërpritej fjala. Krahasimi mes grave dhe burrave nxorri në pah se grave u ndërpritet fjala rreth 2.5 herë më shpesh se burrave. Po ashtu, rritja e përfaqësimit numerik të grave në politikë duket të shihet si kërcënim nga disa përfaqësues, të cilët nuk kursehen me ofendime si “U bëre ti!” apo me propozime që synojnë t’i japin fund përpjekjeve për barazi reale në politikë.

Studimi—qartazi—sugjeron se argumenti i rritjes numerike të grave në politikë, i cili shpesh shitet nga drejtuesit politikë si tregues progresi për demokracinë në vend, duhet të shihet me skepticizëm. Rritja numerike e grave në politikë është e nevojshme, dhe individët, grupet, e organizatat që punojnë në fushën e të drejtave të grave—ashtu si Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri—e dinë se rruga për të arritur deri këtu nuk ka qenë e lehtë. Por mesa duket përpjekjet duhet të vazhdojnë. Nëse diskutimet do të vazhdojnë të ndalen vetëm tek arritjet numerike dhe drejtuesit politikë nuk do të sfidohen në propagandën e tyre, atëherë rezultati do të jetë krejt i kundërt nga ai për të cilin ne kemi luftuar për më shumë se tre dekada.

AWEN është një rrjet organizatash, të cilat punojnë për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të grave dhe vajzave. Rrjeti ynë përbëhet nga 10 organizata që punojnë së bashku për të fuqizuar vajzat dhe gratë në aspektin social, ekonomik, dhe politik. Rrjeti ynë synon të forcojë bashkëpunimin ndërmjet organizatave për të rritur ndikimin e aktiviteteve të përbashkëta në nivel kombëtar dhe për të fuqizuar lëvizjen feministe në Shqipëri.

Autore: Marsela Dauti & Geldona Metaj

Raporti i plotë i studimit mund të gjendet në  këtu

 

Burimet

Dauti, M., & Gjermeni, E. (2015). Mapping women’s representation in the local councils of Albania. In S. P. Ramet & C. M. Hassenstab (Eds.), Gender (In)equality and gender politics in Southeastern Europe: A question of justice (pp. 213-228). New York, NY: Palgrave Macmillan.

Dauti, M., & Metaj, G. (2017). Gender quotas and women’s substantive representation in the local councils of Albania. Tirana, Albania: United Nations Development Programme.

Dauti, M. (2022). Bystanders or contesters? Women’s political representation and quality of government in the local councils of Albania. Journal of Women, Politics & Policy 44 (3): 274–98.

Kryeministria. (2024). Ministrat. Marrë nga https://www.kryeministria.al/qeveria/

Kuvendi i Shqipërisë. (2021). Statistika: Mandatet parlamentare. Marrë nga https://kuvendiwebfiles.blob.core.windows.net/webfiles/skedaemandateve.pdf

OSBE [Zyra për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut]. (2023). Zgjedhjet vendore 14 Maj, 2023: Raporti përfundimtar i misionit të ODIHR-it për vëzhgimin e zgjedhjeve. Varshavë.

UN Women. (2024). Women in local government. Marrë nga https://localgov.unwomen.org/country/ALB

Etiketa: AMPAWENbashkiKEDKISKryeministriaKuvendKuvendiLokalemandatetMbledhjeODIHROSBEparlamentPunëPunëtorQeveriaRaportiReformaSHShkencashqipShqipëristudentTiranaUN WomenZgjedhjet
I mëparshmi

KLGJ shpenzon 49 milionë lekë për sigurinë kibernetike

Tjetri

Arrestimi i gazetarit për ‘falsifikim kompjuterik’ ngre shqetësime

Tjetri
Arrestimi i gazetarit për ‘falsifikim kompjuterik’ ngre shqetësime

Arrestimi i gazetarit për ‘falsifikim kompjuterik’ ngre shqetësime

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.