AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Çmimet e pronave ndaluan rritjen vitin e kaluar

Të dhënat e publikuara nga Banka e Shqipërisë të enjten vënë në dukje se pas disa luhatjeve të forta në rritje dhe në ulje, çmimet e pronave të patundshme në Shqipëri qëndruan në vitin 2023 pothuajse në të njëjtin nivel me vitin 2022, duke i dhënë fund një periudhe pesëvjeçare rritjeje marramendëse.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
2 years më parë
në Artikull kryesor, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Projekt ndërtimor në Tiranë. Foto: Nensi Bogdani/BIRN

Çmimet e pronave të patundshme në Shqipëri të matura përmes një vrojtimi nga ana e Bankës së Shqipërisë duket se kanë ndaluar rritjen e shpejtë të vërejtur mes viteve 2018 dhe 2022, kur Indeksi Fisher, metoda matëse e përdorur nga BSH, pothuajse u dyfishua. Të dhënat për periudhën e gjashtëmujorit të dytë flasin për rënie çmimi në të gjithë vendin por me rënie më të theksuar në Tiranë në krahasim me gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar ndërsa në krahasim me vitin 2022, çmimet janë pak a shumë në të njëjtat nivele.

“Vrojtimi tregon se indeksi i çmimit të banesave në rang vendi dhe për Tiranën ra me përkatësisht 7.6% dhe 10.1% në terma gjashtëmujorë, duke u rikthyer pranë nivelit mesatar të një viti më parë,” thuhet në Raportin Gjashtëmujor të Stabilitetit Monetar të publikuar të enjten.

“Pavarësisht qëndrueshmërisë së kërkesës, agjentët e tregtimit të pasurive të paluajtshme dhe përfaqësues të kompanive të ndërtimit, kanë raportuar çmime shitjeje më të ulëta në krahasim me gjashtëmujorin e kaluar,” theksohet në raport.

Ndryshe nga çmimet e shitjeve, çmimet e qirave raportohen në rritje.

Banka e Shqipërisë harton treguesin e çmimeve në pronat e patundshme përmes një anketimi që kryen me 230 agjentë në të gjithë Shqipërinë. Indeksi Fisher është një instrument matematikor që shërben për të llogaritur mesataren e inflacionit.

Indeksi Fisher është hartuar nga BSH që nga viti 2013 dhe ai tregon se mes viteve 2013 dhe 2018, çmimet e pronave patën luhatje përreth të njëjtit nivel ndërsa mes gjashtëmujorit të parë të vitit 2018 dhe gjashtëmujorit të parë të vitit 2022, treguesi kaloi nga afërsisht 1.1 në 2.15, duke nënkuptuar një rritje të akumuluar prej 95%. Por në periudhën që pasoi, indeksi shënoi luhatje të dhunshme, duke u rritur me 39% në gjashtëmujorin e parë të vitit 2022 ndërsa pësoi rënie të konsiderueshme në gjashtëmujorin e dytë. Kjo u pasua nga ngritje e fortë në gjashtëmujorin e parë 2023 dhe rënie po aq të fortë në gjashtëmujorin e dytë.

Çmimet e pronave të patundshme janë rritur në Shqipëri gjatë viteve të fundit në mënyrë shumë disproporcionale me rritjen e përgjithshme ekonomike dhe rritjen e të ardhurave të popullsisë, gjë që ka ushqyer spekulimet për blerje pronash me para të pista për qëllime të parkimit të ‘cash’-it të tepërt apo pastrimit të parave. Sipas të dhënave vrojtimit të BSH-së, gjatë gjashtëmujorit të dytë të vitit të kaluar, blerjet e pronave nga biznesi dhe nga jorezidentët ishin përgjegjës për një pjesë të konsiderueshme të shitjes. Gjatë gjashtëmujorit të dytë, 26% e pronave të shitura u blenë nga jorezidentët, thotë BSH.

Vrojtimi i BSH sugjeron gjithashtu se një pjesë e konsiderueshme e financimit të blerjeve të pronave të patundshme në Shqipëri nuk vjen nga kredia bankare. Duke iu referuar përgjigjeve të marra nga agjentët e pronave të patundshme, gjatë vitit të kaluar, vetëm 60% e pronave të blera për banim apo për përdorim tregtar u financuan me kredi ndërsa kredia mbulon si rregull, jo më shumë se sa 70% të çmimit të shitjes.

Etiketa: Banka e ShqipërisëblerjeekonomifinancimIndeksiIndeksi FisherInflacionikredikrediaMatParaPronat e patundshmeraportSHshqipShqipëristabilitetTiranë
Tjetri
Prokurori Aurel Zarka përballet me vetingun

Prokurori Aurel Zarka përballet me vetingun

gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.