AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Si po përpiqet PS ta ‘kthejë’ në kampin socialist bashkinë Himarë

Partia Socialiste zgjodhi Vangjel Tavon si kandidat për kryebashkiak të Himarës, ndërsa dekreti i presidentit për datën e zgjedhjeve u kontestua në gjykatë nga ish-kryetari i dënuar Fredi Beleri – një garë zgjedhore të cilën e ekspertët e shohin të lidhur me interesat e mëdha financiare dhe pronat në bregdet

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
2 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama shpërndan certifikata pronësie në Himarë.

Partia Socialiste bëri zyrtare të hënën kandidatin e saj për bashkinë Himarë, prefektin e qarkut Vlorë, Vangjel Tavo, pasi presidenti shpalli zgjedhjet e pjesshme vendore më 4 gusht.

Ishte kryesia e kësaj partie që vendosi për Tavon, një ish-deputet i Gjirokastrës, por emri i tij nuk ishte surprizë pasi kryeministri Edi Rama e lajmëroi  gjatë një vizite në Himarë një javë më parë ku shpërndau personalisht certifikata pronësia për banorët e zonës.

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, e cilësoi Tavon një “kandidaturë përfaqësuese e këtij komuniteti”, gjatë deklaratës për mediat pas mbledhjes së kryesisë, duke iu referuar përkatësisë së tij etnike si minoritar grek.

Zgjedhjet e reja u shpallën nga presidenti Bajram Begaj brenda pak orëve pasi Komisioneri i Zgjedhjeve Ilirian Celibashi vendosi të premten ndërprerjen e mandatit të kryetarit të zgjedhur në zgjedhjet e 14 majit 2023, Fredi Beleri.

Beleri, një kandidat i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, u arrestua dy ditë para zgjedhjeve dhe u dënua me 2 vite burgim për korrupsion zgjedhor.

Ai nuk e ushtroi asnjë ditë detyrën e kryetarit dhe të hënën ai ka ankimuar dekretin e presidentit për zgjedhjet e pjesshme, me një kërkesë për pezullim drejtuar Gjykatës Administrative të Tiranës me argumentin se është “në kundërshtim flagrant” me procedurat e Kodit Zgjedhor.

Gjatë kohës që Beleri priste verdiktin e drejtësisë drejtimi i kësaj bashkie ndryshoi disa herë me kryetarë të komanduar nga këshilli bashkiak i kontrolluar nga socialistët, ndërsa dy prej tyre Jorgo Goro dhe Vasil Bollano janë nën hetim për falsifikim apo abuzime me pronat.

Arrestimi i Belerit, pjesë e minoritetit grek në zonë, u bë shkak e përplasjeve politike mes Tiranës dhe Athinës duke çuar deri në kërcënime të shtetit fqinj se do të bllokonte bisedimet e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Opozita nuk ka bërë zyrtare akoma një kandidat për këtë bashki, ndërsa Skerdian Dhuli, një aktivist i Partisë Demokratike i tha BIRN-it se kandidat pritet të shpallet djali i kryebashkiakut të dënuar, Petro Beleri.

Por, kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule, nuk e konfirmoi menjëherë kandidaturën e Petro Belerit. Ai i tha BIRN-it se po diskutohen kandidaturat dhe nuk donte “të paragjykonte vendimmarrjen”.

Edhe pse kandidatët e dy palëve pritet të jenë pjesë e minoritetit grek, ekspertët e politikës nuk e shohin këtë garë si çështje kombësie, por se cila forcë politike do të ketë në dorë menaxhimin e kësaj bashkie bregdetare, ku ka një lakmi për investime turistike, për shkak të vendndodhjes së saj gjeografike.

Ervis Iljazaj, pedagog i Shkencave Politike pranë Universitetit Europian të Tiranës, duke analizuar zgjedhjen e Tavos si kandidat, i tha BIRN-it se prejardhja etnike greke e tij është një tentativë e Ramës për të shuar konfliktin me Greqinë, por nga tjetër synimi kryesor është të ketë një njeri që të zbatojë kërkesat e tij për zhvillimin e turizmit.

Sipas tij, Himara është një nga zonat ku luhen interesa të mëdha ekonomike, investime të mëdha priten të bëhen dhe Rama “kërkon të ketë në pushtetin lokal një kryetar bashkie që thjesht të zbatojë shijet e tij personale për turizmin”.

“Në atë zonë luhen interesa të mëdha financiare dhe politike, sidomos në fushën e turizmit që Rama kërkon ta kthejë në markën e tij personale, pasi dihet që vitet e fundit investimet më të mëdha financiare janë në këtë fushë, sidomos në atë zonë, të cilat kryhen shpesh nga sipërmarrës që janë shumë afër me qeverinë”, theksoi Iljazaj.

Zgjedhjet e gushtit pritet të jenë konfliktuale pikërisht për shkak të interesave financiare dhe konfliktit diplomatik me vendin fqinj.

“Çështjet e pronave, korrupsioni apo investimet, besoj do te jenë kryefjala e zgjedhjeve të 4 gushtit”, parashikoi Iljazaj,  duke shtuar se “problemet me pronat në Himare marrin një vëmendje të veçantë pikërisht për vlerën e lartë që ato kanë dhe lidhjet që krijojnë midis pushtetit dhe klientëve të tij”.

Po, ashtu sipas tij, konflikti diplomatik me Greqinë pritet të vijojë edhe pse Rama ka zgjedhur një minoritar grek për të shuar mosmarrëveshjet.

“Fatkeqësia është se këto zgjedhje po kthehen në zgjedhje të interesave financiare, politike dhe diplomatike, dhe jo zgjedhje për hallet dhe problemet e qytetarëve të Himarës”, përfundon ai.

Ps* Ky shkrim është përditësuar për saktësuar se Skerdian Dhuli është aktivst i PD-së dhe jo i PBDNJ-së

Etiketa: AdministrativeaktivistarrestimiBajramBajram BegajBanorëbashkiBEBIRNBlendi KlosibregdetcertifikatadeputetEdi RamaEmriErvis IljazajFredi BeleriGjykatëGjykatësHetimHimarahimarëIlirian CelibashiinvestimeJorgo GorokandidatëtKomisionerikomunitetKorrupsionKorrupsion zgjedhorKorrupsioniKryeministri Edi RamakryetarmarrëveshjeOpozitaParaPartiaPartia SocialistePartisë DemokratikePBDNJPDPetro BeleriPSRamashqipSkerdian DhuliTiranëUniversiteti Europian i TiranësVangjel DuleVangjel TavozgjedhjeZgjedhjetZgjedhjet e 14 majitZgjedhjet e pjesshmeZgjedhjet e reja
Tjetri
KPA tërhiqet për vendim për ish-prokurorin Sali Hasa

KPA lë në fuqi shkarkimin e ish-prokurorit Sali Hasa

640 0 1737360265xkushi 919

Dokumenti: Qeveria përgatit transferimin e ishullit të Sazanit te Jared Kushner

15:31 | 06/06/2026
nje protestuese mban ne dore nje pankarte kunder projektit ne zonen e mbrojtur vjose narte. foto nensi bogdani

Revolucioni i Flamingove po raportohet në rrjetet sociale

08:36 | 06/06/2026
716809981 1446800444147550 7673580044016486110 n

Rrëshqitjet e dheut në Durrës rrezikojnë banorët dhe bizneset pranë bregdetit

08:30 | 06/06/2026
meta

Fillon gjykimi ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

22:10 | 05/06/2026
681275693 17981136906111696 1088567703946545566 n

Biznesmeni i lidhur me projektin e Zvërnecit fiton koncesionin Milot-Balldren

18:04 | 05/06/2026
foto kuvendi

“Nën presion financiar”, RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend

16:53 | 05/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.