AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Rezart Taçi dërgohet për gjykim për krijim të skemave mashtruese me TVSH

Prokuroria e Tiranës e akuzon ish-biznesmenin kontrovers të naftës se ka krijuar një skemë mashtrimi me TVSH, nëpërmjet transaksione fiktive me shoqëritë e krijuara prej tij.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
2 years më parë
në Artikull kryesor, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Arrestimi i Rezart Taçi pas sulmit kundër gazetarit dhe botuesit të gazetës Tema, Mero Baze | Foto nga : LSA

Prokuroria e Tiranës njoftoi të enjten më 11 korrik përfundimin e hetimeve dhe dërgimin për gjykim ish-biznesmenin kontrovers të naftës, Rezart Taçin, për veprën penale “krijimi i skemave mashtruese lidhur me TVSH-në. Sipas organit të akuzës, Taçi krijoi një skemë mashtrimi me TVSH, nëpërmjet transaksioneve fiktive me shoqëritë e krijuara prej tij.

Në njoftimin e prokurorisë thuhet se nga hetimet e filluara në vitin 2018, ka rezultuar se shoqëria ‘Kuid’ shpk si agjente e shitjes me pakicë e shoqërisë ‘Taçi Oil International Trading and Supply Company’ sh.a., i ka faturuar komisione shërbimi më shumë në sasi se sa sasia që ka furnizuar realisht, gjatë periudhës Maj-Dhjetor 2013. Kjo shoqëri ka kredituar padrejtësisht TVSH-në me vlerë 10 milionë e 399 mijë lekë. Gjithashtu, Taçi akuzohet se me transaksion fiktiv ka rënduar shpenzimet e vitit padrejtësisht për shumën 51.9 milionë lekë.

Sipas prokurorisë, prej kontrollit tatimor të kryer, ka rezultuar se shoqëria “Taçi Oil International Trading and Supply Company” sh.a., nga muaji Maj-Tetor 2013 ka shitur një sasi prej 1 milion e 298 mijë litra karburant të llojit “Diesel” dhe ka faturuar një sasi prej 4 milionë e 591 mijë litrash, me një diferencë më shumë 3 milionë e 292 mijë litra, në vlerë 36.8 milionë lekësh. Ndërsa për llojin e karburantit “Benzinë” ka kryer shitje në sasinë 608 mijë litra dhe ka faturuar 1 milion e 934 mijë litra, me vlerë 15 milionë lekë.

Rezart Taçi po gjykohet aktualisht në Gjykatën e Posçme të Shkallës së Parë, për përfshirje në një operacion financiar për fshehjen e mbi 18 milionë eurove nga konfiskimi në Itali dhe pastrimin e tyre në Shqipëri.

Më 25 prill 2023, Gjykata e Posaçme deklaroi fajtorë dhe dënoi dy të besuarit e Rezart Taçit në këtë veprimtari kriminale, Artur Ballën dhe Bledar Lilon, vendimmarrje që u la në fuqi nga Apeli në muajin tetor, po të vitit të kaluar.

Sipas hetimit të zhvilluar nga drejtoria Antimafia në Prokurorinë e Palermos dhe nga SPAK, operacioni financiar për pastrimin e parave është shtrirë në Itali, Zvicër dhe Tiranë. Atëherë u raportua se si pjesë e këtij operacioni përfundoi në arrest shtëpiak sipërmarrësi 90 vjeçar italian, Francesco Zummo, i hetuar më parë nga magjistrati Giovanni Falcone si i dyshuar për favorizimin e organizatës mafioze “Cosa Nostra”.

Etiketa: Bledar LiloCosa NostraEREFrancesco ZummoGjykata e PosaçmePalermoProkuroria e TiranësRezart Taçi
Tjetri
Plazhi i Durrësit ku koha ka ndalur

Plazhi i Durrësit ku koha ka ndalur

Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
sanksionet ruse analize

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës   

06:38 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.