AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

SPAK çon për gjykim dy organizatorë të një skeme mashtrimi me call-center

Jusel Mici dhe Mendim Domi akuzohen nga SPAK se janë organizatorë dhe pjesëtarë të një grupi kriminal ndërkombëtar, që krijuan një skemë mashtrimi zhvatjeje të qytetarëve evropianë nëpërmjet qendrave call-center në Shqipëri dhe Itali.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
17:09 | 27/07/2024
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
SPAK kërkon gjykimin e tre ukrainasve si pjesë e një rrjeti të trafikut të drogës
Godina e SPAK-ut, Tiranë. Foto: LSA

Prokuroria e Posaçme njoftoi të shtunën më 27 korrik përfundimin e hetimeve ndaj dy organizatorëve të një grupi të strukturuar kriminal, që nëpërmjet mashtrimit online përmes call-center-ave në Shqipëri dhe Itali u vodhi shtetasve evropianë miliona euro, duke u premtuar investime në letra me vlerë dhe kriptovaluta.

SPAK i kërkon gjykatës respektive kalim për gjykim të çështjes penale në ngarkim të Jusel Micit dhe Mendim Domit, të akuzuar për “Mashtrimit kompjuterik” në dëm të disa personave, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Krijimit të grupit të strukturuar kriminal”, “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale”. Ndërkohë, janë sekuestruar pasuri të paluajtshme dhe vlera monetare të gjetura në llogari bankare, që dyshohet se rrjedhin nga ky aktivitet i paligjshëm.

Hetimi ndaj Micit dhe Domit ka filluar bazuar në kërkesën për ndihmë të ndërsjelltë të Prokurorisë së Pizës në Itali, e cila po hetonte në kuadër të procedimit penal kundër të hetuarve Stefano Matteo Tonarelli, Gianmario Perico, Jusel Mici, etj, për veprat penale të “Mashtrimit në rrethana rënduese”, në formën e grupit të strukturuar kriminal. Sipas SPAK, të akuzuarit Mici dhe Domi janë organizatorë dhe pjesëtarë të grupit të strukturuar kriminal.

Mashtrimi “on line” lidhej me investime në letra me vlerë dhe kriptovaluta.

Po ashtu, janë përdorur shoqëritë fiktive Capitalcom Investment, Direct Coin Limited, Lead Secure Ltd, Finex Group Ltd, Futurus XOU, Luxor, Mm Consulting S.R.S.S. Shoqëri Scs Smart Coomunications Services S.R.L.S Estra dhe të tjera, për kalimin e vlerave monetare të mashtrimit.

Këto shoqëri janë përdorur për të hapur llogari rrjedhëse të huaja në Lituani, Britani e Madhe, Belgjikë, Luksemburg, Gjermani dhe Itali dhe duke menaxhuar faqe interneti që reklamonin aktivitetin. Gjithashtu janë përdorur edhe qëndra thirrje të llojit call-center, në Itali dhe Shqipëri, nëpërmjet të cilave kontaktoheshin viktimat, duke i bindur të bëheshin pjesë e programeve të rreme të investimit.

Sipas SPAK, autorët u propozonin viktimave të derdhnin shuma të konsiderueshme parash nëpërmjet transferimeve on line në llogaritë rrjedhëse të huaja të kompanive fiktive. Me marrjen e menjëhershme të këtyre shumave, ato zhdukeshin duke u konvertuar kryesisht në kriptovaluta. Nga aktet e adminsitruara gjatë hetimit penal, janë ngritur dyshime se numri i të dëmtuarve është shumë herë më i madh nga ata që kanë kryer kallëzim për këtë skemë mashtrimi. Duke iu referuar kallëzimeve, dëmi ekonomik i provuar në dëm të qytetarëve evropianë arrin në vlerën 3 milionë euro.

Pasi vlerat monetare përvetësoheshin, ka pasur një numër të madh veprimesh të transferimit të tyre në llogari të kompanive të tjera të shumta të regjistruara në Shqipëri, me qëllim fshehjen dhe mbulimin e origjinës së paligjshme. Gjithashtu, me këto para të fituara në mënyrë të paligjshme nga mashtrime, janë kryer transaksione të shumta, duke blerë pasuri të paluajtshme

SPAK thotë se ka arritur të identifikojë dhe sekuestrojë depozita në vlerën rreth 205 mijë euro, si dhe pasuri të paluajtshme, konkretisht tre apartamente në Tiranë dhe tetë ngastra toke të llojit arë, me sipërfaqe totale mbi 26 mijë m2. Sipas prokurorisë, dyshohet se në këtë aktivitet të kundërligjshëm janë të përfshirë dhe persona të tjerë, shqiptarë e të huaj, ndaj të cilëve po vijojnë hetimet.

Etiketa: Call centerJusel MiciMashtrim KompjuterikMendim DomiPastrim parashSkeme mashtrimi
I mëparshmi

Pakti për ‘listat e kryetarëve’ ngre shqetësime për zgjedhjet e vitit 2025

Tjetri

Edi Rama riformaton qeverinë dhe kryesinë e Kuvendit

Tjetri
Edi Rama riformaton qeverinë dhe kryesinë e Kuvendit

Edi Rama riformaton qeverinë dhe kryesinë e Kuvendit

SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.