AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Reportazhe

Katedralja ‘Shën Luçia’ në Durrës hap dyert për muzikën e Dhomës

Veprimtaritë më të rëndësishme artistike në qytetin e Durrësit prej disa vitesh po zhvillohen në mjedise, që kanë destinacione të tjera si institucione fetare apo ambiente muzeale.

Gëzim KabashingaGëzim Kabashi
2 years më parë
në Reportazhe
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Katedralja Shën Luçia | Foto: Gëzim Kbashi

Edicioni i 19-të i Festivalit të Muzikës së Dhomës u realizua plotësisht në sallën modeste të Kon-katedrales “Shën Luçia” në lagjen historike të qytetit, e cila i ka hapur prej shumë vitesh dyert, për instrumentistët dhe muzikantët.

“Veprimtaria me tetë koncerte u zhvillua për të dytin vit radhazi në Kon-katedralen “Shën Luçia”, një mjedis shumë i mirë edhe për llojin e muzikës së  përzgjedhur,  tha për BIRN Nevila Kalaja, violiniste dhe drejtuese e këtij Festivali.

“Në krahasim me sallat e pakta që ka qyteti, më pëlqen salla e kishës, mjaft intime për spektatorët e pasionuar, që na ndjekin prej vitesh – shtoi ajo.

Në edicionin e radhës, që përfundoi të enjten morën pjesë 33 instrumentistë gjithsej, të ardhur nga nënte vende të Evropës.

Violinistja Kalaja nënvizon koncertin e Ansamblit të Muzikës së dhomës për të rinj, loja e të cilëve e kishte mbushur plot kishën “Shën Luçia”.

Salla e llogaritur për 100 dëgjues, ishte tejmbushur edhe me prindër e fëmijë, çka gjithsesi nuk e pengoi interpretimin e të rinjve artistë dhe dirigjentit të tyre nga Sllovenia.

Kon-katedrale “Shën Luçia”, megjithëse me një kapacitet të vogël ka mikpritur  ndër vite mjaft interpretues shqiptarë dhe jo vetëm.

Sidoqoftë, ajo nuk e ka mbuluar dot nevojën që ka qyteti me 250 mijë banorë për mjedise të tjera për muzikë, letërsi dhe koncerte të çdo lloji.

Dirigjenti Petrika Afezolli ka shfrytëzuar disa herë kishën Domenikane në periferi të qytetit për koncertet e Orkestrës së Harqeve, kishë e cila ofron hapësira më të mëdha.

Në fillim të sezonit veror, dy koncerte të rëndësishme me muzikën e mjeshtrit Ennio Morricone dhe këngëtarit Majkëll Xhekson u organizuan në shëtitoren bregdetare, vetëm pak metra larg detit.

Sidoqoftë mungesa e mjediseve për koncerte publike ndjehet, veçanërisht në dimër.

Salla e teatrit “Aleksandër Moisiu” dhe ajo e Odeonit “Nikolin Xhoja” në të njëjtën godinë, i kanë hapur dyert më pak për koncerte instrumentale, çka nuk e anashkalon “varfërinë” e sallave artistike në qytetin bregdetar.

Gaetano Castello, një sipërmarrës italian, qytetar i Durrësit që nga viti 1992, i ka ndjekur me vëmendje koncertet e organizuara në qytet.

Ai kujton se veprimtaritë e para të Nevilës janë realizuar në galerinë veriore të amfiteatrit, gati 20 vjet më parë. Restaurimi i parë Muzeut arkeologjik në vitin 2014, mundësoi interpretimin e instrumentistëve në sallën kryesore, mes objekteve të antikitetit.

“Njëlloj e kam ndjekur veprimtarinë edhe në mjediset e Kon-katedrales “Shën Luçia”, stacioni i fundit i Festivalit ndërkombëtar të Muzikës së Dhomës – vlerëson për BIRN Gaetano Castello, sipas të cilit  rikonstruksioni i Teatrit “Aleksandër Moisiu” që do të fillojë së shpejti, do ti drejtojë përsëri artistët koncertistë në salla të tjera alternative.

Që nga fillimi  i sezonit veror, në arenën e amfiteatrit antik janë zhvilluar jo vetëm koncerte dhe shfaqje teatrale, por janë projektuar gjithashtu edhe filma dokumentarë.

Institucionet kanë gjetur një mënyrë për të “mbuluar” mungesën e hershme të një kinemaje në qytet.

Duke filluar që nga 4 korriku, çdo të enjte në amfiteatër janë projektuar filma dokumentarë, një veprimtari e organizuar nga Instituti Francez.

Në mungesë të një salle kinemaje në qytet, gjithçka deri në fillim të muajit shtator, është spostuar në arenën e monumentit.

Alban Ramohito, drejtor i Qendrës Kombëtare Muzeore tha për BIRN, se sheshi në qendër  të monumentit antik ka shërbyer si hapësirë artistike që nga viti 2019, e më pas ka vijuar me disa ndërprerje, por gjatë sezonit turistik 2024 për shkak  të pranisë masive së turistëve të huaj çdo javë janë zhvilluar 2-3 aktivitete të shumëllojshme.

Bashkëpunimet me Teatrin e Operas, si dhe me disa këngëtarë lirikë si Gëzim Myshketa apo Arlinda Morava e kanë kthyer amfiteatrin në një hapësirë të mirëfilltë koncertale, apo edhe në një kinema verore,” tha më tej drejtori Ramohito.

Në kishën “Shën Luçia” sapo ka përfunduar koncerti i Ansamblit të të Rinjve.

“Të rinjtë kanë fituar sigurinë e interpretimit në publik,” tha Nevila Kalaja.

“Jam e gëzuar, pasi gjatë koncerteve u interpretuan premierë absolute, dy vepra nga autorë sllovenë dhe një shqiptar.

Nga 33 pjesëmarrësit e Festivalit, më i riu është vetëm 14 vjeç, ndërsa më I moshuari, pianisti Bruno Canino, pas pak muajsh feston 89-vjetorin e lindjes – përfundon drejtuesja Nevila Kalaja.

Etiketa: Alban RamohitoAleksandër MoisiuArkeologjiBruno CaninoDokumentarDurrësEnnio MorriconeGaetano CastelloGëzim MyshketaMuzeuNevila KalajaNikolin XhojaPetrika AfezolliShën LuçiaSlloveni
Tjetri
Edi Rama kundërshton akuzat e PD për përfitim të paligjshëm të një prone në bregdet

Edi Rama kundërshton akuzat e PD për përfitim të paligjshëm të një prone në bregdet

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.