AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

“Nuk jam në dijeni”, deputeti Sinaj mbrohet para Këshillit të Mandateve

Disa fatura blerjesh nga institucione të vogla shtetërore në “Big market” – një rrjet dyqanesh në pronësi të deputetit socialist Vullnet Sinaj, mund të bëhen shkak që të humbë mandatin e deputetit. Sinaj pretendoi se nuk ishte në dijeni të këtyre blerjeve dhe se kompanitë e tij nuk kishin marrë pjesë në asnjë prokurim me fonde publike.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
2 years më parë
në Artikull kryesor, Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Vullnet Sinaj në Kuvend | Foto: LSA

Këshilli i Mandateve dhe Rregullores në Kunvend mori të mërkurën në shqyrtim mocionin e iniciuar nga 1/10 e deputetëve të opozitës për papajtueshmëri të mandatit të deputetit socialist Vullnet Sinaj, pasi bizneset në pronësi të tij kanë përfituar pagesa nga fonde publike.

Sinaj, i njohur si pronar i rrjetit “Big market” zgjodhi të ishte i pranishëm në mbledhje dhe të mbrohej ndaj pretendimeve të opozitës duke këmbëngulur se nuk kishte dijeni për këto blerje.

Ai tha se bëhej fjalë për blerje të vogla të bëra në kasë për nevojat e ndonjë institucioni dhe se kjo ishte e pamundur të shmangej nga punonjësit e supermarketeve

“Unë nuk kam dijeni dhe as nuk kam si t’a di, por as kashierja e marketit nuk mund të dijë që personi që blen punon në një institucion shtetëtor”, tha ai duke referuar një rast që punonjësja nuk e dinte që Bibloteka Kombëtare ishte organ shtetëror.

Sinaj iu referua dokumenteve sipas të cilave ai i kishte transferuar kuotat e bizneseve para se të bëhej deputet duke marrë statusin e aksionerit pasiv dhe se në këto dokumente kishte urdhëruar që bizneset e tij të mos merrnin pjesë në procedura tenderimi me fonde publike.

“Dhe kjo është zbatuar”, këmbënguli ai, duke pretenduar se asnjë nga bizneset e tij nuk ishte përfshirë në tendera shtetërore.

“Por unë nuk kam si ta di ose si të ndaloj sportistët e Shoqatës së Karatesë të blejë coca-cola dhe çokollata në market…”, mori ai një shembull duke iu referuar pagesave të sjellë si prova në mocion.

Faturat e blerjeve nga disa institucione publike kapin shifrën 3.6 milionë lekë, sipas Gazment Bardhit, kryetar i grupit parlamentar të PD-së, i cili prezantoi pretendimet e opozitës në këshill.

“Ne kemi verifikuar nëpërmjet shkresave zyrtare në këtë rast Drejtorisë së Thesarit, se deputeti Vullnet Sinaj, nëpërmjet kompanive të tij në vetëm 9 transaksione që ne kemi evidentuar, mund të jenë edhe shumë më shumë, ka përfituar nga buxheti i shtetit rreth 36 mijë euro”, tha Bardhi.

Por, ai shtoi se nuk ishte shuma e përfituar thelbi i mocionit, por shkelja e Kushtetutës që ndalon deputetët të përfitojnë nga të mirat publike.

“Ke marrë 2 lekë apo 3 milionë, shko në Gjykatë Kushtetuese”, iu drejtua ai Sinajt.

Deputetë socialistë i quajtën pretendimet absurde dhe banale, pasi sipas tyre bëhej fjalë për blerje produktesh higjenike të domosdoshme për institucionet në fjalë që i kanë bërë këto blerje dhe se nuk  bëhej fjalë për procedura tenderimi, ku kompanitë e Sinajt të kishin marrë pjesë.

Ermonela Felaj tha se kjo ishte një situatë absurde dhe Kuvendi po shpenzonte kohën kot.

“Bëjnë 200 faqe këtu për një gjë kaq banale se çfarë shitet në këtë supermarket dhe kush blen në këtë supermarket…”- tha ajo duke iu referuar raportit të dorëzuar nga opozita për mocionin.

Ndërsa Bledi Çuçi kërkoi të dinte nga Bardhi se sa ishte fitimi konkret që kishte pasur Sinaj pasi faturat paraqisnin vetëm “xhiron e kompanisë”.

“Kjo shumë (3,6 milionë) është shuma e faturave që janë marrë. Nëse do t’i referohemi kërkesës së mocionit, do duhej të dinim shumat që ka përfituar deputeti dhe kjo të mbështetej në dokumentacion. Domethënë nuk ka një dokument të qartë që kaq është shuma e përfituar nga zoti Sinaj”,- tha ai.

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali vendosi shtyrjen e mbledhjes duke i dhënë mundësi deputetit Sinaj që të vijonte mbrojtjen me përfaqësues ligjor nëse dëshironte dhe të njihej me të gjithë dosjen e pretendimeve të opozitës para se këshilli të dilte me raport për seancën plenare.

Ky është mocioni i dytë ndaj një deputeti socialist brenda kësaj legjislature, pas mocionit ndaj deputetes Olta Xhaçka, bashkëshorti i së cilës përfitoi statusin “investitor strategji” dhe plazhin para hotelit në Dhërmi.

Etiketa: Bledi ÇuçiBuxheti i ShtetitElisa SpiropaliErmonela FelajGazment BardhiKëshilli i Mandateve dhe RregulloresOlta XhaçkaVullnet SinaVullnet Sinaj
Tjetri
Prokurorja Oltiana Gjoni Çifliku konfirmohet në detyrë

Prokurorja Oltiana Gjoni Çifliku konfirmohet në detyrë

Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.