AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Ndryshimi i buxhetit me Akt Normativ pritet me kritika në Kuvend

Ministri i Financave Petrit Malaj u përball me kritika në Kuvend për ndryshimin e buxhetit të vitit 2024 me akt normativ.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
2 years më parë
në Artikull kryesor, Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ministri i financave, Petrit Malaj | Foto: LSA

Akti Normativ i qeverisë për ndryshime në buxhetin e vitit 2024 u prit me kritika të hënën gjatë shqyrtimit të tij në komisionet parlamentare.

Kritikat u adresuan kryesisht nga deputetët e opozitës të cilët e cilësuan shqetësues përdorimin e këtij mekanizmi si një praktikë të vazhdueshme në ndryshimin e buxhetit të shtetit duke i mohuar Kuvendit mundësinë për të vendosur për ndryshimin e tij, si një e drejtë kushtetuese.

Ministri i sapoemëruar në krye të Financave, Petrit Malaj, u përball me pyetje mbi menaxhimin e fondeve publike, mungesën e transparencës në rialokimin e tyre, lënien jashtë vëmendjes së grupeve shoqërore vulnerabël, për kthimin e fondeve të mbledhura nga profesionet e lira pas shfuqizimit të tatimit të tyre nga Gjykata Kushtetuese, etj.

Gjatë diskutimit në Komisionin e Ligjeve, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, theksoi se mekanizmi i ndryshimit me akt normativ ishte anti-kushtetues, ndërsa akuzoi ministrinë se nuk justifikonte dyfishimin e vlerave të projekteve infrastrukturore.

”Keni shtuar 260 milion euro për vetëm 3 projekte rrugësh pa asnjë studim fizibiliteti apo ndryshim projekti”- pyeti ai ministrin, duke aluduar për “aferë korruptive” rritjen e vlerave të projekteve të miratuara më herët me vlera të tjera.

Ministri Malaj argumentoi se Financat kishin miratuar një kërkesë të Ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës dhe se faktorët lidheshin me rritjen e kostove të ndërtimit e ndryshimin e kursit të këmbimit.

“Vlerat datonin shumë vite më parë, dhe ishte e nevojshme të rishikojmë këto vlera qoftë në aspektin e rritjes kostove, por edhe ndryshimit të kursit këmbimit”- u përgjigj ai.

Por përgjigja e tij nuk ishte bindëse për opozitën.  Bardhi e cilësoi jo të saktë, duke pretenduar se vlerat e projekteve të rrugëve ishin përcaktuar me vendim qeverie 5 muaj më parë.

Edhe në komisionin e Ekonomisë dhe Financave ministri u përball me pyetje nga deputetë të dy krahëve politikë.

Deputetja Jorida Tabaku ngriti po ashtu pikëpyetje mbi fondet që i shtoheshin projekteve të infrastrukturës duke e cilësuar të paplotë argumentimin në relacionin e ministrisë.

Një tjetër shqetësim i Tabakut lidhej me mënyrën se si do të kthehen paratë tek profesionistët e lirë, pasi ligji i qeverisë për taksimin e tyre u shfuqizua në qershor.

“Ju thoni që e bëmë Aktin Normativ për shkak të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për profesionet e lira, por ju ato 1.5 miliardë lekë ende nuk ua keni kthyer atyre që u takojnë”- iu drejtua ajo ministrit.

Malaj pretendoi se Akti Normativ e justifikonte urgjencën nga ky vendim, por nuk sqaroi se si kishte menduar qeveria që të kthente parat që e mbledhura.

“Qeveria ka vullnetin për t’i kthyer mbrapsht, por po ndjekim rrugën ligjore, prandaj i jemi drejtuar Gjykatës Kushtetuese që të na orientojë se si duhet të veprojmë”- u justifikua ai.

Deputetët socialistë patën kritika e pyetje që lidheshin me realizimin e shpenzimeve.

“Relacioni nuk flet për realizimin e shpenzimeve, ska asgjë”, tha Erjon Braçe, ndërsa deputetja Pranvera Resulaj pyeti ministrin se “çfarë na garanton që diferenca prej 150 miliardë lekësh do të jetë e realizueshme në 3 muajt e fundit të vitit?”

Ndryshimet parashikojnë rritjen e të ardhurave me 27.2 miliardë lekësh, duke rishpërndarë shpenzimet në disa institucione, por pjesa më e madhe e shtesës, 6.6 miliardë lekë i akordohen Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë në programin e infrastrukturës.

Procedura parlamentare parashikon që Kuvendi ka të drejtë vetëm ta miratojë ose ta rrëzojë një akt normativ, por jo të ndërhyjë në të, pasi ai është një mekanizëm i ndryshimit të ligjit me fuqi të menjëhershme.

Kjo është hera e dytë brenda vitit që qeveria ndryshon buxhetin me akt normativ.

Në muajin mars akti parashikonte një rialokim fondesh për një financim 400 milionë euro në tre vitet e ardhshme për ndërtimin e një portit të ri tregtar në Porto Romano, pasi qeveria dha me koncension portin ekzistues të Durrësit për ndërtimin e një porti jahtesh dhe pallate shumëkatëshe.

Etiketa: Akti normativErjon BraçeGazment BardhiGjykata KushtetueseGjykatës KushtetueseJorida TabakuPetrit MalajPorto RomanoPranvera Resulaj
Tjetri
Kryetari dhe nënkryetari Bashkisë Tropojë akuzohen se shpërdoruan detyrën në zbatimin e dy projekteve rrugësh

Kryetari dhe nënkryetari Bashkisë Tropojë akuzohen se shpërdoruan detyrën në zbatimin e dy projekteve rrugësh

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.