AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Gjykata dëgjon ekspertët në çështjen kundër Sonila Qatos

Tre ekspertët e caktuara nga gjykata deklaruan se tunelet e rrugës së Arbërit kanë qenë të papërfunduara kur u kolauduan si të tilla në vitin 2019.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
19:00 | 17/09/2024
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjykata rrëzon akuzën e grupit të strukturuar kriminal në aferën e sterilizimit
Godina e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Foto LSA

Në procesin penal që zhvillohet në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në ngarkim të ish-drejtoreshës së Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato dhe vartësve të saj, tre ekspertë deklaruan se tunelet e rrugës së Arbrit kanë qenë të papërfunduara kur janë kolauduar si të tilla në vitin 2019.

Ekspertët e caktuar nga gjykata i parashtruan konkluzionet e tyre më 17 shtator bazuar mbi pyetjet e të pandehurve dhe përfaqësuesve të tyre ligjorë.

Ish-drejtoresha e ARRSH-së, Sonila Qato dhe disa ish-vartës të saj akuzohen se favorizuan një shoqëri në hije në tenderin 19 milionë euro të tunelit të Skërficës në rrugën Kardhiq-Delvinë në vitin 2019. Qato i mohon akuzat.

Ekspertimi i ri u krye pasi u vlerësua i pavlefshëm dhe i papërdorshëm një akt i kryer nga ekspertë të caktuar nga ish-Prokuroria për Krime të Rënda në vitin 2019, pasi nga të pandehurit u ngritën pretendime se ekspertët e caktuar nga organi i akuzës kanë qenë të palicencuar dhe se një prej tyre ka qenë i dënuar për falsifikim. Pretendimi për nënshkrimin e aktit nga një ekspert i dënuar për falsifikim u konstatua dhe nga gjykata në seancat e mëparshme.

Sipas eksperteve, tunelet T4, T5 dhe T6 në Rrugën e Arbërit, kanë qenë të papërfunduara kur është kryer akti kolaudimit. Sipas tyre, pavarësisht se punimet janë konsideruar nga kolaudatori të përfunduara, ato nuk kanë qenë të tilla. Të pyetura lidhur me raportet e kryera nga grupi i punës së ARRSH-së, ekspertet thanë se situata e përshkruar paraqitet e njëjtë, pa ndryshme thelbësore.

Në funksion të pyetjeve të mbrojtësve të të pandehurve të parashtruara të martën në gjykatë, ekspertet vërejtën se akti kolaudimit mund të kryhet edhe kur nuk kanë përfunduar gjithë punimet e një objekti, por duke i përshkruar ato që janë ende për t’u realizuar. Sipas eksperteve, ndryshe nga sa është përcaktuar në aktin e kolaudimit, kur ka ende punime të papërfunduara nuk mund të thuhet se ka filluar faza e garancisë.

Prokurori i çështjes, Elvis Gokaj kërkoi kohë për t’u njohur me aktin e ekspertimit dhe për të përgatitur pyetjet për ekspertet. Ai tha se do t’i paraqesi seancën e ardhshme.

Për këtë arsye gjykata vendosi të shtyjë seancën më datë 1 tetor, në orën 11:00.

Sipas SPAK, ARRSH ka iniciuar një hetim administrativ për zbatimin e kontratës koncesionare të rrugës së Arbrit, duke prodhuar të dhëna të rreme për të argumentuar skualifikim e kompanisë “Gjoka” nga tenderi. Prokuroria i akuzon anëtarët e grupit të punës për “Falsifikim të dokumenteve”, me argumentin se kanë përgatitur në të njëjtën ditë dy raporte që ndryshojnë nga përmbajtja.

Gjithashtu, pretendohet se përmbajtja e këtyre raporteve ka rezultuar në kundërshtim edhe me dokumentacionin e dorëzuar nga ana e bashkimit të operatorëve “Gjoka Konstruksion”, si dhe janë vlerësuar prej prokurorisë tërësisht të ndryshme nga të dhënat e përftuara nga procesverbali i këqyrjes së realizuar nga Policia Gjyqësore apo dhe aktit të ekspertimit të kryer nga ana e ekspertëve të caktuar nga ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda – akt ekspertimi që u vlerësua i pavlefshëm.

 

Etiketa: Autoriteti Rrugor ShqiptarElvin GokajGjoka KonstruksionGjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarSonila Qato
I mëparshmi

Opozita konteston kandidimin e Besnik Dervishit për një mandat të tretë

Tjetri

Prokurori Sabri Kastrati jep shpjegime për barrat e provës në të tre kriteret

Tjetri
Prokurori Sabri Kastrati jep shpjegime për barrat e provës në të tre kriteret

Prokurori Sabri Kastrati jep shpjegime për barrat e provës në të tre kriteret

marjana koceku

Deputetja braktis PS-në ndërsa protestat kundër qeverisë zmadhohen

19:52 | 14/06/2026
Lufta për tregun e kokainës hedh dritë mbi lidhjet e krimit shqiptar në Suedi

Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në portet e Europës

10:44 | 14/06/2026
Nërtime, Tiranë, beton, pallate

Drogë – Beton: Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës

10:26 | 13/06/2026
sandra

“Korporata Aruba”: SPAK godet skemën e miliardave të drogës dhe kullave në Tiranë

16:55 | 12/06/2026
shqiperia 1

Po ja iku ky, kush do të vijë?!

10:50 | 12/06/2026
laguna

SPAK: Skema e dyshuar e pastrimit të parave pas shitjes së tokave në Zvërnec

09:05 | 12/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.