AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Opozita konteston kandidimin e Besnik Dervishit për një mandat të tretë

Besnik Dervishi është kandidati i vetëm në garë për një mandat të tretë si Komisioner për të Drejtën e Informimit, por gjatë dëgjesës në Kuvend ai u përball me kundërshti dhe akuza për konflikt interesi nga deputetët e opozitës.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
16:50 | 17/09/2024
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Komisioneri Besnik Dervishi gjatë një dëgjese në Kuvend | Foto nga : LSA

Anëtarët e opozitës kundërshtuan kandidimin e Besnik Dervishit për një mandat të tretë si Komisioner për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i propozuar nga Këshilli i Ministrave.

Gjatë një dëgjese të zhvilluar të martën në Komisionin e Ligjeve, Dervishi u përball me akuza për konflikt interesi dhe për moskompetencë në realizimin e detyrës së tij në dy mandatet e para nga deputetët e opozitës.

Deputetja Dhurata Çupi ngriti akuza se Dervishi, në konflikt të hapur interesi ka vendosur të përzgjedhë një kompani me aksionerë të afërm të tij, si organ certifikues për bizneset dhe institucionet që përpunojnë të dhëna personale.

Sipas Çupit, bëhet fjalë për kompaninë Legal Cert, ku njëri nga ortakët është nipi i Dervishit dhe punon dhe si analist në Kryeministri.

“Referuar faqes ëeb të institucionit, duket qartë se kjo kompani është e vetmja e akredituar nga institucioni, duke krijuar një treg monopol në këtë sektor,” tha Çupi, duke shtuar se kjo lidhje krijonte hapësira që bizneset e kontrolluara të shmangnin sanksionet e mundshme nga institucioni.

Ajo e pyeti komisionerin Dervishi se pse kishte përzgjedhur këtë kompani si të vetmen kompani me dy autorizime për certifikimin e Sistemeve të Menaxhimit të Sigurisë së Informacionit (SMSI) për mbrojtjen e të dhënave personale.

Në përgjigje, Dervishi tha se nuk ishte i suprizuar nga sulmet pasi puna e tij prodhonte kosto dhe i cilësoi “të ulëta” akuzat e Çupit.

“Rasti konkret janë marrë më pak se çerek të vërteta dhe përpiqen të trajtojnë sikur çfarë ka ndodhur,” tha ai, duke shtuar se “zyra e komisionerit nuk certifikon subjekte”.

“Ne promovojmë në faqen e komisionerit organizmat çertifikues që janë korrekt me ligjin,” tha ai duke iu referuar rastit të kompanisë së autorizuar, duke pretenduar se kompanitë e tjera nuk e kishin marrë këtë autorizim “pasi përpiqen të anashkalojë ligjin”.

Çupi gjithashtu ngriti akuza për emërime nepotike të Dervishit në institucion dhe pikëpyetje mbi përfshirjen e tij në biznese private si kompania Drymades Dream sh.p.k në konflikt interesi me detyrën publike.

Por Dervishi i hodhi poshtë këto akuza.

“Ligji nuk të ndalon të jesh aksioner dhe kjo vlen si për mua, si për nipin tim, por ligji të ndalon të luash role drejtuese dhe unë nuk kam luajtur role drejtuese, aq më tepër që kjo i përket një periudhe ndoshta dhe më përpara se viti 2017, që unë nuk e mbaj mend,” tha ai.

Ndërkohë, deputetët socialistë kërkuar që seanca dëgjimore të mos kthehej në seancë hetimore ndaj kandidatit.

Pandeli Majko i kërkoi Çupit që denoncimet e saj t’i dorëzojë në strukturat përgjegjëse. Por deputetët e opozitës vijuan me kritika për punën e Dervishit në krye të institucionit.

Oerd Bylykbashi e pyeti komisionerin se çfarë masash ndëshkuese ka marrë dhe çfarë instrumentash ka kërkuar për të bllokuar abuzimet me të dhënat personale në atë që e cilësoi si sistemi i patronazhimit për qëllime elektorale nga Partia Socialiste.

Komisioneri e cilësoi rastin si një rrjedhje të të dhënave personale dhe tha se zyra e drejtuar prej tij e ka hetuar çështjen dhe konstatimet i ka vënë në dispozicion të organeve hetimore për të vijuar më tej.

Besnik Dervishi është kandidati i vetëm në garë për të drejtuar zyrën e komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Ai ka qenë drejtues i këtij institucioni që prej krijimit të tij në vitin 2014.

 

Etiketa: Besnik DervishiDhurata ÇupiKomisioneri per te Drejtën e InformimitKomisioni i LigjeveOerd BylykbashiPandeli MajkoPartia SocialisteTe dhenat personale
I mëparshmi

Shorti nxjerr një kandidat për KLGJ, gara për KLP futet në ngërç

Tjetri

Gjykata dëgjon ekspertët në çështjen kundër Sonila Qatos

Tjetri
Gjykata rrëzon akuzën e grupit të strukturuar kriminal në aferën e sterilizimit

Gjykata dëgjon ekspertët në çështjen kundër Sonila Qatos

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.