AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Vendi Bashkimi Evropian

Gonzato kritikon Kuvendin për moszbatimin e vendimeve të Kushtetueses

Kreu i Delegacionit të BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato deklaroi se vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të zbatohen ashtu siç nxirren, ndërsa kërkoi që reforma në drejtësi të mos bënte hapa pas.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
17:28 | 26/09/2024
në Bashkimi Evropian, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kreu i Delegacionit të BE në Tiranë, Silvio Gonzato dhe kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali gjatë takimit me institucionet e pavarura. Foto: LSA.

Kreu i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato kritikoi Kuvendin e Shqipërisë për moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, pasi me votat e shumicës socialiste u rrëzuan në dy raste vendimet e kësaj gjykate për mandatin e deputetes Olta Xhaçka, ndaj së cilës ka indicie për papajtueshmëri të mandatit pasi bashkëshorti i saj u shpall “investitor strategjik” nga qeveria.

“Vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të respektohen siç nxirren nga ajo dhe kjo është thelbësore në një shtet demokratik,” tha të enjten ambasadori Gonzato.

Gonzato i bëri komentet gjatë një aktiviteti të kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali me drejtues të Institucioneve të Pavarura, ku u diskutua për forcimin e bashkëpunimit, llogaridhënies dhe respektimit të pavarësisë së këtyre institucioneve nga politika.

Disa ditë më parë, mazhoranca socialiste abstenoi gjatë votimit për dërgimin e mocionit për Xhaçkën për interpretim në Kushtetuese, duke bërë që ai të rrëzohej, edhe pse vendimi i gjykatës e detyronte Kuvendin të votonte pro.

Ambasadori i BE-së gjithashtu sugjeroi që parlamenti “mund të luajë një rol kyç për moskthimin pas të reformës në drejtësi”, duke iu referuar komisionit të posaçëm të ngritur në mënyrë të njëanshme nga mazhoranca për reformat anti-korrupsion.

Përfaqësues të opozitës në tryezë ngritën po ashtu shqetësimin për mosrespektimin e pavarësisë së institucioneve, duke akuzuar mazhorancën për tentativë të kapjes apo cenimit të këtyre institucioneve.

“Kuvendi ka rrënuar besimin e publikut tek autoriteti i Gjykatës Kushtetuese duke ofruar mbështetje politike për deputeten Olta Xhaçka,” tha deputetja Ina Zhupa nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike.

Përfaqësuesit e PS-së mbrojtën qëndrimin e tyre ndaj rastit “Xhaçka” si një rast i veçantë i marrëdhënies mes Kuvendit dhe Gjykatës Kushtetuese, ku kishte “paqartësi juridike” në vendimet e gjykatës, ndërsa këmbëngulën se se kanë zbatuar vendimet e kësaj gjykate dhe kanë respektuar pavarësinë institucionale.

“Kuvendi ka bërë çdo përpjekje për të mos vënë në dyshim detyrimet e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, por rasti i fundit kërkonte qartësi juridike për mënyrën e zbatimit,”  tha kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka duke shtuar se për këtë arsye është kërkuar opinion nga Komisioni i Venecias.

Ndërsa zgjatja tej afateve e mandateve apo mosmiratimi i nismave ligjore, sipas Bushkës, lidhej me mungesën e dialogut politik.

Drejtuesit e institucioneve të pavarura të pranishëm në tryezë kërkuar që bashkëpunimi me Kuvendin të ishte më rezultativ në mbështetje të tyre, kryesisht në raport me kërkesat e tyre të vazhdueshme për ndryshime ligjore. Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami, shprehu shqetësimin se Kuvendi nuk ishte përgjigjur nevojës së këtij këshilli për të miratuar nismat ligjore, si ajo për zgjidhjen e çështjeve të prapambetura në gjykata.

“Deri më tani nuk kemi asnjë feedback nga Kuvendi mbi ecurinë pavarësisht urgjencës dhe nevojshmërisë që kemi deklaruar ne për këto nisma,” tha ajo.

 

Etiketa: Delegacioni i BEElisa SpiropaliGjykata KushtetueseIna ZhupaInvestitor strategjikKlotilda BushkaOlta XhaçkaSilvio Gonzato
I mëparshmi

Deputeti demokrat, Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg nga Apeli

Tjetri

KPA njihet me konkluzionet përfundimtare në çështjen e prokurorit Erjon Shqarri

Tjetri
KPA njihet me konkluzionet përfundimtare në çështjen e prokurorit Erjon Shqarri

KPA njihet me konkluzionet përfundimtare në çështjen e prokurorit Erjon Shqarri

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.