AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja KPA

KPA njihet me konkluzionet përfundimtare në çështjen e prokurorit Erjon Shqarri

Komisionerja Publike u qëndroi shkaqeve të ankimit ndaj prokurorit Erjon Shqarri dhe kërkoi pezullimin e tij nga detyra për një vit dhe trajnim në Shkollën e Magjistraturës lidhur me problemet e konstatuara në dy çështje të hetuara prej tij.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
18:00 | 26/09/2024
në KPA, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prokurori Erjon Shqarri dhe përfaqësuesja e tij ligjore në KPA. Foto: Edmond Hoxhaj.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të enjten më 26 shtator me parashtrimet dhe konkluzionet përfundimtare në çështjen e prokurorit të Vlorës, Erjon Shqarri. Komisionerja Publike, Irena Nino iu qëndroi shkaqeve të ankimit duke kërkuar pezullimin për një vit të prokurorit Shqarri dhe trajnimin e tij në Shkollën e Magjistraturës, lidhur me problemet e evidentuara në dy çështje të hetuara prej tij. Subjekti dha shpjegime dhe kundërshtoi shkaqet e ankimit, duke kërkuar lënien në fuqi të vendimarjrjes së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin e tij.

Nino e bazoi ankimin ndaj vendimit të KPK për Shqarrin në një rekomandim të vëzhguesve të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ONM që arsyetuan se subjekti nuk arrinte të kuptonte veçoritë e krimeve me bazë gjinore dhe duhej të trajnohej në Shkollën e Magjistraturës.

Gjatë parashtrimeve në Kolegj, Nino paraqiti gjetjet për dy çështjet e trajtuara dhe në ankim. Rasti i parë ka të bëjë me denoncimin e një vajze ndaj ish-të fejuarit, të cilin e akuzuar për përndjekje – çështje që ishte pushuar nga Shqarri me argumentin se kishte vetëm fyerje, që duhej të ndiqej nga denoncuesi në gjykatë. Sipas shpjegimeve të Shqarrit të dhëna në KPK, viktima dhe i kallëzuari kishin qenë në komunikim me njëri – tjetrin. Madje, sipas tij, viktima kishte bërë më shumë telefonata ndaj të kallëzuarit dhe se për të pasur një rast përndjekje, refuzimi i saj duhej të ishte kategorik dhe i hapur.

Duke iu referuar rekomandimit të ONM-së, Nino u shpreh se subjekti i rivlerësimit nuk bën të qartë dallimin dhe veçoritë se si duhet të trajtohen dhe hetohen krimet e lidhura me gjininë, si dhe kuptimin e tyre.

“Komisioneri Publik vlerëson gjithashtu se, në raste të veprave penale të tilla, që paraqesin një ndjeshmëri të veçantë, sidomos në realitetin shqiptar, pushimi i rastit të përndjekjes dhe cilësimi ndryshe i kësaj vepre penale, në rastin konkret si fyerje, duhet të kryhet nëpërmjet elementeve të tjera hetimore, të cilat nuk do ta bënin të nevojshme praninë e viktimës për të vërtetuar faktet”, tha Nino dhe shton se sygjerimi i prokurorit që viktima akuzuese të ndiqte vetë procesin në gjykatë, në një kohë kur përgjegjësia e të pandehurit mund të konstatohet, do të çonte në riviktimizimin e mundshëm të saj.

Nino e kundërshton arsyetimin e Komisionit që ka konkluduar se në rastin në fjalë nuk egziston vepra penale e përndjekjes, për sa kohë ka komunikim të vazhdueshëm midis të kallëzuarit dhe kallëzueses, si dhe për faktin se denoncuesja nuk e ka ankimuar, duke shprehur dakordësinë me vendimarrjen e Shqarrit.

“Ky arsyetim nuk duket të jetë në frymën e ligjit dhe nuk merr në konsideratë mbrojtjen e viktimës, sidomos në veprat penale me karakter gjinor”, theksoi Nino.

Sipas Komisioneres, nga shpjegimi i subjektit, duket se përqendrimi i rrethanave faktike, është te perceptimi i dhunuesit dhe jo i viktimës, ndryshe nga se duhet të ndodhë në rastet e ngacmimeve të tilla. Nino vlerëson se subjekti duket se ka nënvlerësuar faktet, pasi zgjedhja për t’i cilësuar ngjarjet si “fyese” dhe jo si “përndjekje”, bie ndesh me dispozitat, qëllimet dhe synimet e Konventës së Stambollit. Po ashtu, Komisionerja tha se veprimet e Shqarrit bien ndesh me nënindikatorët e aspektit të njohurive ligjore dhe arsyetimit ligjor të prokurorëve.

Prokurori Shqarri parashtroi në KPA rrethanat e denoncimit për përndjekje të hetuar prej tij. sipas subjektit, denoncuesja ka deklaruar se kishin qenë të lidhur me të kallëzuarit për disa muaj dhe kur po diskutonin për t’u fejuar, ishin ndarë. Ajo ka theksuar në kallëzim, se nga ky moment, ish-partneri e kishte bezdisur në telefon.

Shqarri tha se kjallëzuesja kishte pohuar se në fillim kishin folur normalisht në telefon, por kur ish-partneri i kërkonte të fejoheshin dhe ajo e refuzonte, atëherë e shante dhe e kërcënonte. Ndërsa i kallëzuari nuk i ka pranuar pretendimet e denoncueses, duke deklaruar në prokurori se ajo e kishte bërë këtë gjë si hakmarrje, pasi ai e kishte lënë.

Subjekti pohoi se nga kqyrja e telefonit nuk ishte gjetur asnjë e dhënë me interes për hetimin. Sipas tij, nga hetimet ka rezultuar se i kallëzuari kishte kryer 1104 thirrje e mesazhe drejt numrit të denoncueses, ndërsa kjo e fundit 1244.

Prokurori Shqarri solli në vëmendje të Kolegjit se vendimarrja e tij për pushimin e çështjes ishte lënë në fuqi dhe nga drejtueis i prokuorisë, ndërkohë që denoncuesja nuk kishte kryer ankim. “Nuk ka pasur përndjekje. Jemi para fyerjes”, pohoi Shqarri.

Në vijim, Nino paraqiti shkaqet e ankimit lidhur me një çështje penale të vitit 2022 për lirimin nga burgu të një të ndaluari, që më pas është vrarë. Sipas gjetjeve të ONM, subjekti nuk ka shtjelluar kushtet konkrete për të cilat ka kërkuar masën e sigurisë në fjalë. Po ashtu, në kërkesën e prokurorisë është shënuar se i ndaluari nuk kishte qenë i dënuar më parë, kur aktet e administruara në dosje tregonin të kundërtën. Sipas ONM dhe Komisioneres Nino, masa e sigurimit e kërkuar nga prokurori Shqarri nuk ka qenë në përputhje me kushtet dhe kriteret e parashikuara, duke marrë në konsideratë edhe disa rrethana të tjera, si rrezikshmëria e autorit, karakteri i të pandehurit, shkalla e fajësisë etj..

Edhe në këtë rast, KPK është bindur nga shpjegimet e subjektit se deri në momentin e kërkesës për masë sigurie, nuk ishin siguruar të dhënat për të ndaluarin, duke mos konstatuar mangësi.

Shqarri u qëndroi dhe në Kolegj parashtrimeve të dhëna në KPK. Sipas tij, masa e sigurisë është bazuar në verifikimet e kryera brenda 48 orëve dhe se personi i lënë në detyrim paraqitje nuk ka kryer asnjë vepër tjetër penale deri në momentin e dërgimit teë çështjes në gjyq. Subjekti këmbënguli se kur është caktuar masa, nuk kishte pasur dijeni për dënimin e personit të hetuar. Ai solli në vëmendje të Komisionit se aktet për dënimin e personit në fjalë, janë pjesë e fashikullit të hetimit dhe jo të masës së sigurisë.

Kryesuesi i trupit Gjykues të Kolegjit, Sokol Çomo, bëri me dije në seancë se ndaj subjektit ishte depozituar një denoncim i ri. Por, lidhur me këtë denoncim u vlerësua të mos bëhet pjesë e shqyrtimin, pasi çështja ishte ende në gjykim.

Në përfundim, Komisionerja Publike Irena Nino deklaroi se u qëndronte kërkimeve për  ndryshimin e vendimit të Komisionit dhe pezullimin nga detyra të prokuorit Erjon Shqarri. Ky i fundit kërkoi lënien në fuqi të konfirmimit.

KPA mbylli shqyrtimin gjyqësor dhe njoftoi se vendimi do të shpallet më datë 3 tetor, në orën 15:00.

 

Etiketa: Erjon ShqarriIrena NinoKolegji i Posaçëm i ApelimitOperacioni Ndërkombëtar i MonitorimitProkuroreProkuroria e Rrethit VlorëSokol Çomo
I mëparshmi

Gonzato kritikon Kuvendin për moszbatimin e vendimeve të Kushtetueses

Tjetri

Fitoret e së djathtës ekstreme në Francë e Gjermani do ta dobësojnë Bashkimin Evropian

Tjetri
Spektri i neofashizmit po përndjek Evropën

Fitoret e së djathtës ekstreme në Francë e Gjermani do ta dobësojnë Bashkimin Evropian

SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.