AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Gjykata detyron KLGJ që të paguajë magjistratët nga momenti i diplomimit

Pas disa vendimeve të formës së prerë, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi që magjistratët e rinj të paguheshin që nga momenti i diplomimit.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
18:56 | 16/10/2024
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjatë një mbledhjeje të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Foto kortezi: KLGJ

Një ndër 18 çështjet e parashikuara në rendin e ditës të mbledhjes plenare të Këshillit të Lartë Gjyqësor, KLGJ që u zhvillua të mërkurën më 16 tetor, kishte të bënte me rishpërndarjen e fondeve të buxhetit dhe shpenzimeve korrente për vitin buxhetor 2024. Lidhur me këtë çështje, përfaqësuesi i administratës së KLGJ, parashtroi ndër të tjera se pagesa e magjistratëve të rinj, bazuar në praktikën e vitit të mëparshëm, duhet të fillojë nga momenti i diplomimit të tyre.

Diplomimi i 32 magjistratëve të rinj të brezit 2021-2024 u krye më 27 qershor, por KLGJ i emëroi ata në detyrë tre muaj më vonë, duke vepruar për të dytin vit radhazi në kundërshtim me ligjin.

Ligji “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve…” parashikon në nenin 35 se, “Brenda afatit njëmujor nga data e publikimit të listës së të diplomuarve, Këshillat: a) emërojnë magjistrat çdo person që është në listën e të diplomuarve, i cili përmbush kriteret e emërimit, ose refuzojnë të emërojnë magjistrat çdo person që është në listën e të diplomuarve, por që nuk përmbush kriteret e emërimit”.

Ashtu si dhe në rastet e tjera, diskutimet për trajtimin e kësaj pike të rendit të ditës, u zhvilluan të mërkurën pa praninë e përfaqësuesve të medieve dhe të pranishmëve të tjerë, të cilëve iu kërkua të dalin jashtë. Në sallë mbetën veç anëtarët e KLGJ dhe përfaqësuesi i administratës së këtij institucioni, por diskutimet e tyre mbetën të fshehta.

Në vijim, KLGJ i hapi dyert për të vijuar trajtimin dhe votimin e mënyrës së pagesës së magjistratëve të rinj. Mes anëtarëve pati diksutime nëse do të bëhej pagesa prej datës 1 korrik si e përcaktonin vendimet e gykatës të formës së prerë, apo prej 1 gushtit që është afati maksimal që lejon ligji për kryerjen e emërimit, nga momenti i publikimit të listës së të diplomuarve.

Anëtari Klodian Kurushi solli në vëmendje të anëtarëve të tjerë praktikën e vitit të kaluar si dhe vendimet e Gjykatës Administrative të Apelit, që detyrojnë Këshillin e Lartë Gjyqësor të paguajë magjistratët e rinj, që nga momenti i diplomimit të tyre, pavarësisht kohës kur emërohen në detyrë. Kurushi kërkoi që edhe vendimi të bazohej pikërisht në vendimarrjet e formës së prerë të gjykatës dhe në praktikën e mëparshme të KLGJ, ku citohej se pagesa duhej të fillonte nga data 1 korrik.

Në këtë formë u parashtrua në vijim projekt vendimi që u miratua me shumicën e votave të anëtarëve të KLGj, duke u dhënë mundësinë magjistratëve të rinj të paguhen nga momenti diplomimit të tyre. Ndërsa anëtarja Gentiana Muçaj votoi kundër, duke argumentuar se i referohej praktikës së saj.

Nga sa u bë me dije prej anëtarëve të KLGJ të mërkurën, ky institucion ishte detyruar vitin e kaluar të paguante magjistratët e rinj prej momentit të diplomimit të tyre, megjithëse emërimi i tyre në detyrë u zvarrit me muaj të tërë, ndërkohë që vakancat dhe stoqet e dosjeve të pashqyrtuara në gjykata rritej për arsye të largimit nga detyra të gjyqtarëve të shkarkuar ngjatë procesit të vetingut.

Në janar të vitit 2020, KLGJ vendosi të pranojë 40 kandidatë për gjyqtarë, duke arsyetuar se numri i lartë u ndikua nga largimet e magjistratëve nga sistemi i drejtësisë, si pasojë e shkarkimeve gjatë procesit të vetingut. Megjithëse ky planifikim i kryer më parë pritej që të ndihmonte në plotësimin e vakancave të krijuara në gjykata, KLGJ në kundërshtim me përcaktimet në ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve…”, nuk i emëroi 40 të diplomuarit në fund të qershorit të vit të kaluar.

Procedurat për fillimin e tyre nisën në tetor të vitit 2023, ndërkohë që nga sa u mësua të mërkurën, gjykata kishte detyruar KLGJ-në që ti paguante nga momenti i diplomimit, pavarësisht se u lanë pa punë ndërkohë që nevoja për gjyqtarë në gjykata ishte e madhe.

Ngjashëm ndodhi edhe këtë vit, kur 32 magjistratët e rinj të diplomuar si gjyqtarë, u lanë pa punë për tre muaj, ndërkohë që KLGJ detyrohet t’i paguajë nga 1 korriku.

 

Etiketa: Këshilli i Lartë GjyqësorKlodian KurushiMagjistratet e rinjShkolla e MagjistraturesSistemi i pagesave
I mëparshmi

ONM kërkon shkarkimin e prokurores Flora Çela për mangësi profesionale

Tjetri

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Artan Lulaj

Tjetri
Sipas KPK, prokurori Artan Lulaj cënoi besimin me qëndrimin e tij gjatë vetingut

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Artan Lulaj

681275693 17981136906111696 1088567703946545566 n

Biznesmeni i lidhur me projektin e Zvërnecit fiton koncesionin Milot-Balldren

18:04 | 05/06/2026
foto kuvendi

“Nën presion financiar”, RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend

16:53 | 05/06/2026
photo 2026 06 04 20 03 26

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?

12:59 | 05/06/2026
Me 82 vota kundër, Partia Socialiste mbron Ballukun nga masa e arrestit

Nga duart e Ramës tek ministritë, 16 institucione ndryshojnë varësinë

08:33 | 05/06/2026
photo 2026 06 04 20 03 04 (1)

Si të bësh një protestë të suksesshme

08:28 | 05/06/2026
revulucioni i flamingove foto nga nensi bogdani

Kolonializmi në Shqipëri dhe Revolucioni i Flamingove

16:23 | 04/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.