AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Ish-presidenti Ilir Meta mbetet në burg për korrupsion

Edhe pas dëgjimit të pretendimeve të ish-presidentit dhe kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, si dhe të bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi, të cilët po hetohen për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim e fshehje pasurie, gjykata la në fuqi masat e sigurimit personal të caktuara më parë për ta. Të njëjtën masë gjykata caktoi edhe për të hetuarën Ema Çoku, për pastrim parash, ndërsa u lehtësua masa ndaj Piro Xhixhos, nga arrest shtëpiak në detyrim paraqitje.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
2 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ilir Meta pas marrjes në pyetje në SPAK më 13 qershor 2024. Foto: LSA.

Ish-presidenti dhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ishte i pranishëm në seancën e së mërkurës më 23 tetor, për marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve dhe kritereve të zbatimit të masës së sigurimit personal “arrest në burg”, të caktuar ndaj tij nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, tre ditë më parë. Ai mbërriti në mëngjes në gjykatë nga dhomat e paraburgimit, ku gjendet prej të hënës kur u arrestua për korrupsion, pastrim të parave dhe mosdeklarim e fshehje të pasurive. Metës iu desh të qëndronte në gjykatë brenda kafazit të xhamtë prej orës 09:30, kur filloi seanca, deri në orën 18:00 kur u shpall vendimi. Gjatë kësaj kohe pati një pushim prej tre orësh për t’u dhënë kohë avokatëve të të proceduarve të njiheshin me aktet e paraqitura nga prokuroria. Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura për arsye të ruajtjes së sekretit hetimor.

Bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, u paraqit në orar dhe ishte e pranishme në seancën që filloi në orën 09:30. E veshur me të zeza, ajo mbajti qëndrime ndaj pyetjeve të gazetarëve lidhur me veprat penale dhe episodet për të cilat po e heton Prokuroria e Posaçme, SPAK. E pyetur nga gazetarët për shpenzimet për veshjet e saj në një ditë në San Marino, ajo u shpreh se edhe në atë moment mbante veshur një xhaketë të markës “Michael Kors”. Kryemadhi këmbënguli se kishte deklaruar gjithçka dhe i konsideroi akuzat politike dhe të pabazuara në prova. Po ashtu, e cilësoi prokurorinë si të kapur nga kryeministri Edi Rama.

Kryemadhi deklaroi gjithashtu se kishte udhëzuar përfaqësuesin ligjor të Metës, avokatin Genc Gjokutaj, që të kërkonte “arrest në burg” për të dhe “detyrim paraqitje” për Ilir Metën.

Avokati Genc Gjokutaj tha se arrestimi i Metës është kryer për shkak se ai është lideri i dytë opozitar. Sipas tij, arrestimi i Metës është një përpjekje për të izoluar opozitën.

Pas shqyrtimit të materialeve të prokurorisë dhe dëgjimit të pretendimeve të të hetuarve dhe mbrojtësve të tyre, gjyqtari Erjon Çela vendosi vazhdimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg” ndaj ish-presidentit dhe kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, për korrupsion pasiv në tre raste, nga të cilat dy herë në bashkëpunim, për pastrim parash dhe mosdeklarim e fshehje të pasurive.

Gjykata la në fuqi masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” të caktuar ndaj bashkëshortes së Metës, deputetes Monika Kryemadhi, për të njëjtat vepra penale, si dhe ndaj të hetuarës Ema Çoku, për pastrim parash. Ndërkohë, u zëvendësua masa e sigurimit personal ndaj Piro Xhixhos, i hetuar për korrupsion pasiv, nga “arrest në shtëpi” në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Të tre të hetuarit nën masën e sigurimit “detyrim paraqitje” urdhërohen të paraqiten një herë në muaj në zyrat e Policisë Gjyqësore të SPAK.

SPAK e akuzon Metën për ndikime korruptive dhe përfitime monetare në çështjen CEZ-DIA, në një marrëveshje interkoneksioni, si dhe për një marrëdhënie të dyshuar korruptive për ndryshimin e një ligji në favor të biznesmenit Samir Mane. Sipas njoftimit të shpërndarë nga SPAK, akuza të ngjashme rëndojnë edhe mbi deputeten Monika Kryemadhi, e cila është bashkëshortja dhe bashkëpunëtorja e Metës për dekada, por tashmë ata ndodhen në proces divorci.

Ish-kreu i AKEP ndodhet në detyrim paraqitje për veprën penale të korrupsionit pasiv. Gjithashtu, Ema Çoku, një financuese e LSI-së, ndodhet nën masën e detyrimit për t’u paraqitur për veprën penale të pastrimit të parave.

Etiketa: AKEPEma ÇokuGenc GjokutajIlir MetaMonika KryemadhiPiro Xhixho
Tjetri
Autoritetet e mjedisit përplasen me gjykatën në përpjekje për të ndaluar guroret në Tomorr

Plagoset në gurore 58 vjeçari, procedohet administratori i kompanisë

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.