AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Pensionistët protestojnë kundër qeverisë “Rama”

Pensionistët shqiptarë dhe akivistët e Lëvizjes Bashkë protestuan rishtazi të mërkurën në Tiranë, duke ngritur zërin për të drejtat e tyre për pensione dinjitoze dhe minimumin jetik për të përballuar jetesën dhe problemet e tyre shëndetësore.

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
2 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Pensionistët në protestë në Tiranë më 30 tetor 2024. Foto: Nensi Bogdani/BIRN

Të mërkurën paradite, qytetarë e pensionistë të Tiranës dhe qyteteve të tjera, si edhe aktivistë të Lëvizjes Bashkë, u mblodhën në protestë pranë kryeministrisë për të kërkuar të drejtat e tyre për pensione dinjitoze për të përballuar jetesën.

Mes tyre, të shumtë ishin ata që me vështirësi qëndronin në këmbë, teksa kërkonin të drejtat bazike për një jetë me dinjitet.

Kjo ishte protesta e dytë brenda muajit e organizuar prej pensionistëve dhe aktivistëve të Lëvizjes Bashkë.

“Ne jemi  këtu që t’i themi boll kësaj talljeje të paturpshme që kryeministri Edi Rama u ka bërë pensionistëve të këtij vendi duke u rritur pensionet me vetëm 4%”, tha gjatë fjalës së tij Redi Muçi, pedagog pranë Universitetit Politeknik të Tiranës dhe njëkohësisht aktivist i Lëvizjes Bashkë.

Në shtator të këtij viti Këshilli i Ministrave miratoi indeksimin e pensioneve në Shqipëri me vetëm 4.1%, akt që u pasua me reagime të shumta si nga qytetarët ashtu edhe nga aktivistët dhe shoqëria civile.

Servet Bërzhilla, një pensionist i ardhur nga Kalaja e Dodës për një jetë më të mirë në Tiranë u zhvendos në Kasallë, një rrethinë pranë Kamzës. Ai shprehet se megjithëse erdhi me shpresën se e ardhmja nuk do të ishte më aq e zymtë, u zhgënjye nga kushtet që gjeti.

“Atje ku jetoj unë nuk kemi as rrugë, as një pikë uji, as kanalizime, as ndriçim rrugësh, jemi në vitin 2024.  Jetoj me një pension 14,000 mijë lekë të reja, vetë i pestë“, i tha BIRN Serveti.

“Mos të më dërgonte çuni para, unë kisha dalë me lyp“, shtoi ai me zhgënjim, duke pranuar se nëse e dinte që do të jetonte në këto kushte, do kishte qëndruar në Kala të Dodës.

Ngjashëm, Besim Cuba, një ish minator 65 vjecar i tha BIRN se pas 16 vitesh pune nëntoke pensioni i tyre prej ish minatorësh ishte totalisht qesharak.

“Kam 40 vite punë dhe 16 vite nëntokë. Marr një pension qesharak prej 20,000 mijë lekësh të reja“, tha ish minatori për BIRN.

Pensionistët që kanë punuar si minatorë prej vitesh përballen me probleme të shumta shëndetësore, duke u detyruar të marrin një numër të konsiderueshëm medikamentesh.

Besimi tregon se cdo minator ka minimumi dy-tre sëmundje, duke filluar që nga problemet me  mushkëritë.

“Nuk po kërkojmë lëmoshë, po kërkojmë ato që na takon, pensionet me shumat që na takojnë, dhe rimbursimet e ilaçeve“, përfundoi ai.

Pensionistët në protestë në Tiranë më 30 tetor 2024. Foto: Nensi Bogdani/BIRN
Pensionistët në protestë në Tiranë më 30 tetor 2024. Foto: Nensi Bogdani/BIRN
Etiketa: Edi RamaLëvizja Bashkëpensionistë
Tjetri
Komisioni Antikorrupsion i Ramës shihet si propagandë

Deputeti Bujar Çela pyetet në SPAK për vdekjen e punëtorëve në magazinën e tij

Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
sanksionet ruse analize

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës   

06:38 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.