AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Blog

Pensionet dinjitoze bëhen gjithnjë e më të pamundura

Ndërsa numri i pensionistëve po rritet dhe pritet të rritet edhe më shpejt në vitet në vijim, rritja ekonomike e vendit është dukshëm e pamjaftueshme qoftë edhe për të paguar këto pensione modeste siç janë ndërsa mundësia për t’i rritur pensionet në kushtet e ekonomisë anemike dhe politikave disfunksionale dhe të korruptuara është më pak se zero.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
2 years më parë
në Blog
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Pensionistët në protestë në Tiranë më 30 tetor 2024. Foto: Nensi Bogdani/BIRN

Kryeministri Edi Rama deklaroi se ka nisur një “konsultë” me pensionistët, duke pretenduar se ka në plan t’i përfshijë ata “në rritjen ekonomike”. Kjo ngjan se është hera e parë në një dekadë në të cilën Rama, i cili ka preferuar të ndërmarrë politikë batutash apo politika identitare, detyrohet që të flasë për një problem real, zgjidhja e së cilës ngjan se kërkon jo një komunikim të mbështetur në deklarata për rritje ekonomike që nuk gjendet gjëkundi, por në një ndryshim rrënjësor në politikëbërje, ndërsa përmasat e problemit janë të tilla që, edhe me një ndryshim rrënjësor, pra luftë e pakompromis kundër korrupsionit dhe vendimmarrje mbështetur mbi arsye të shëndoshë ekonomike, nuk ka garanci që zgjidhet.

Le ta nisim me faktet.

Rreth 705 mijë shqiptarë ishin pensionistë në fund të vitit 2023.

Gjatë vitit 2023 u hapën 40 mijë pensione të reja, ku masa mesatare e pensionit ishte 15 mijë lekë. Kjo është një shifër që flet vetë, megjithatë, për këdo që ka probleme me të konceptuarit të shumës monetare në fjalë, mund të themi se kjo do të thotë se të 40 mijët që dolën në pension vitin e kaluar do të duhet të ngrysin jetën me një konsum maksimal ditor prej 5 eurosh, ose 500 lekësh. Nëse merr parasysh faturën e dritave a të ujit, koston e bukës e të tjera, padyshim që kjo masë pensioni i dënon këta shqiptarë me varfëri të përhershme, nëse nuk kanë qëlluar me fat të kenë të ardhura të tjera apo të kenë fëmijë që kujdesen për ta.

Pensionet në Shqipëri paguhen nga të punësuarit, të cilët, në vitin 2023 ishin 731 mijë vetë. Me pak fjalë, 731 mijë vetë punojnë, paguajnë sigurime shoqërore në masën 25% të pagës dhe me këto para shlyhen pensionet për 705 mijë pensionistët.

Gjatë vitit të kaluar, numri i pensionistëve në total u rrit me 18 mijë ndërsa numri i të punësuarve u rrit me 14 mijë. Pensionistët u shtuan me 2.6% ndërsa të punësuarit u shtuan me 2%. Këto janë shifra që tregojnë se sa larg realitetit është deklarata e Ramës se pensionistët duhet të përfshihen në “rritjen ekonomike”. Rritja ekonomike dukshëm gjendet vetën në propagandën qeveritare sepse, të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se kjo rritje ekonomike ka sjellë rritje të numrit të të punësuarve me 2% gjithsej ndërsa numri i pensionistëve është rritur më shpejt se sa kaq.

Natyrisht që nëse kërkon një zgjidhje të këtij problemi, vështirë se mund ta gjesh te numri i pensionistëve. Shqipëria tashmë ka shtyrë daljen e njerëzve në pension në mënyrë të përsëritur. “Reforma” e fundit e kësaj natyre u bë në vitin 2015. Firmëtari i asaj reforme ishte vetë ai që është edhe sot kryeministër. Problemi, nëse do të mund të zgjidhet, do të mund të zgjidhet në anën tjetër, në anën e numrit të të punësuarve dhe nivelit të pagave.

Të 730 mijë shqiptarët e punësuar patën pagë mesatare bruto prej 75 mijë lekësh. Këta të punësuar paguan gjatë vitit të kaluar mesatarisht 14 mijë lekë sigurime shoqërore secili çdo muaj për një total prej 125 miliardë lekë. Të 14 mijë lekët sigurime të paguara mesatarisht nga të punësuarit nuk mjaftojnë për të shlyer të 705 mijë pensionistët, kostoja totale e pensioneve të së cilëve ishte 170 miliardë lekë. Kjo do të thotë se diferenca, ose 45 miliardë lekë, u paguan nga taksimi i përgjithshëm.

Sipas gjasave, numri i pensionistëve do të vijë në rritje në vitet në vijim. Dhe vetëm për të paguar pensionet e reja, do të nevojiten më shumë të punësuar. Dhe kjo nuk duket shumë e vështirë në pamje të parë. Nëse shohim se aktualisht në Shqipëri ka 731 mijë të punësuar, duhet të shohim gjithashtu se popullsia maxhorene, pra popullsia 18-64 vjeç është aktualisht 1.47 milionë. Këta janë shqiptarët e papunë, të diskurajuar dhe që nuk kërkojnë punë, shqiptarët e vetëpunësuar në bujqësi apo një numër aspak i vogël që hyjnë në kategorinë “të punësuar pa pagesë pranë familjes”. Këtu përfshihen edhe studentët edhe personat me leje lindjeje. Por në total, konkluzioni është që për çdo të punësuar me pagë aktualisht në Shqipëri ka edhe një person të dytë maxhoren i cili apo e cila është e disponueshme në masë të madhe për t’u punësuar me pagë. Tërheqja e këtyre shqiptarëve në tregun e punës nuk është diçka e pamundur por ajo kërkon një rritje ekonomike më të lartë se sa kjo që kemi. Një rritje ekonomike reale në masën 5% në vit, nënkupton rritje nominale 8%, gjë që përkthehet në rritje të punësimin me 4%. Kjo do të thotë që numri i të punësuarve dhe rrjedhimisht, i kontribuesve në skemën kombëtare të pensioneve, të shtohet, jo me 14 mijë siç u shtua vitin e kaluar por me 29 mijë, gjë që natyrisht ndihmon për të paguar pensionet e reja.

Etiketa: Edi RamaINSTATPensionepensionetpensionistë
Tjetri
Çfarë mbetet nga një festival?

Çfarë mbetet nga një festival?

Kryetari i Bashkisë Kolonjë, Erion Isai merret i pandehur për shkelje të barazisë në tendera

Falsifikime dhe veprime fiktive në tenderin e rrugës Korçë- Ersekë

18:24 | 19/06/2026
Homeland Justice pretendon se ka hakeruar emailet e Kuvendit

Socialistët votojnë amnistinë me votat e PSD-së së Tom Doshit

13:46 | 19/06/2026
logo prokurorise 6533

Tre zyrtarë policie akuzohen se i zhvatën pasurinë një qytetari

12:01 | 19/06/2026
flamingo

Revolucionet pa dhunë, ose kur fjalori duhet të ndryshojë

11:37 | 19/06/2026
zig zag

“Do e drogojmë Evropën”: Milionat e kokainës në hotelet e luksit në bregdet dhe Tiranë

07:56 | 19/06/2026
ilir meta ne gjkko

SPAK përmbyll parashtrimet në çështjen penale ndaj Ilir Metajt e Monika Kryemadhit

21:30 | 18/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.