AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Apeli ashpërson dënimet ndaj Lefter Kokës dhe Alqi Bllakos

Gjykata e Posaçme e Apelit ndryshoi pjesërisht vendimin e shkallës së parë ndaj të pandehurve për aferën korruptive të incineratorit të Elbasanit, duke dënuar edhe për shpërdorim detyre ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka dhe deputetin socialist, Alqi Bllako.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
18:05 | 08/11/2024
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Foto: LSA

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ashpërsoi dënimin ndaj ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka për incineratorin e Elbasanit dhe konfiskoi më shumë pasuri nga sa kishte disponuar shkalla e parë. Po ashtu, ndryshe nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë që nuk gjeti përgjegjësi penale në veprimet e ish-deputetit socialist, Alqi Bllako, në cilësinë e sekrrtarit të përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit, Apeli e deklaroi atë fajtor për shpërdorim detyre.

Trupi gjykues Apelit të Posaçëm, i kryesuar nga gjyqtarja Iliriana Olldashi dhe me anëtarë gjyqtarët Saida Dollani dhe Engert Pëllumbi shpalli të premten më 8 nëntor vendimin e formës së prerë për 11 të pandehurit për aferën e incineratorit të Elbasanit, ish-ministrin Lefter Koka; ish-deputetin socialist, Alqi Bllako; Pëllumb Abeshin, Serafin Papën, Jonida Zeqon, Bardhyl Çabirin, Mirel Mërtirin, Stela Gugalljan, Klodian Zoton, Shoqërinë “Integrated Technology Services”shpk dhe Shoqërinë “Albtek Energy” shpk.

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka ishte dënuar më 5 tetor 2023 me 5 vjet e 8 muaj burg për incineratorin e Elbasanit, por Apeli i shtoi edhe 4 vjet burg për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Në bashkim të dënimeve dhe të aplikimit të gjykimit të shkurtuar, Koka do të vuajë 6 vjet e 8 muaj burg.

Bllako ishte shpallur i pafajshëm në shkallë të parë, por Apeli vendosi ta dënojë atë me 4 vjet burg për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Me reduktimin e dënimit nga gjykimi i shkurtuar, Bllako do të vuajë 2 vjet e 8 muaj burg për incineratorin e Elbasanit. Atij iu hoq gjithashtu e drejta për të ushtruar funksione publike për pesë vjet. Apeli la në fuqi vendimet e mëparshme për të dënuarit e tjerë.

Gjykata e Posaçme e Apelit u tregua më e ashpër edhe lidhur me pasuritë. U vendos konfiskimi dhe kalimi në favor të shtetit i 88.19 % të aksioneve në zotërim të Kokës në kantinën e pijeve; i një shoqërie në Durrës; të tre njësive; një shoqërie tregtare së bashku me pasuritë e paluajtshme, tetë apartamente dhe një truall me ndërtesë.

Skandali i incineratorëve nisi në vitin 2014 me një vendim të qeverisë për të shpallur një emergjencë mjedisiore, si justifikim për të dhënë koncesionin e incineratorit të Elbasanit. I njëjti grup kompanish mori më pas koncesion për incineratorin e Fierit dhe atë të Tiranës. Dy dyzina me zyrtarë dhe biznesmenë janë arrestuar ose janë shpallur në kërkim për çështjen, përfshirë biznesmenët Mirel Mërtiri, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja.

 

Etiketa: Alqi BllakoEngert PellumbiGjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarIliriana OlldashiInceneratori i ElbasanitKlodian ZotoLefter KokaMirel MertiriSaida DollaniSPAKStela Gugallja
I mëparshmi

Buxheti 2025 rrezikon të fusë në ngërç tranzicionin e procesit të vetingut

Tjetri

Pesë vjet pas tërmetit, Durrësi ende në kërkim të një memoriali kujtese

Tjetri
BE investon 1 milion euro për trashëgiminë kulturore

Pesë vjet pas tërmetit, Durrësi ende në kërkim të një memoriali kujtese

gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.