AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Buxheti 2025 rrezikon të fusë në ngërç tranzicionin e procesit të vetingut

Tranzicioni institucional i procesit të vetingut nga Komisioneri Publik drejt SPAK-ut mbetet i paqartë nga pikëpamja ligjore dhe financiare, duke rrezikuar vijimësinë e këtij procesi.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
17:30 | 08/11/2024
në Artikull kryesor, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Anëtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Mimoza Tasi, Sokol Çomo, Albana Shtylla, Natasha Mulaj dhe Rezarta Schuetz. Foto: Nensi Bogdani/ BIRN.

As Kuvendi dhe as qeveria, në projektbuxhetin e vitit 2025, nuk e ka parashikuar praktikën ligjore dhe atë financiare për periudhën tranzitore të kalimit të funksioneve të vetingut nga Komisionerët Publikë tek Kreu i Prokuroriaë së Posaçme, SPAK.

Nga 1 janari 2025, grupi i këshilltarëve që punojnë pranë Komisionerit Publik konsiderohen të papunë dhe nuk dihet se kush do ta mbështesë drejtuesin e SPAK-ut në çështjet që do të shpallë për gjykim Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Sipas të dhënave zyrtare, janë mbi 41 ankime të Komisionerit Publik që presin të gjykohen në Kolegj që nga janari.

Kërkesat  e njëpasnjëshme të Komisionerit Publik gjatë këtij viti drejtuar Komisionit Parlamentar të Ligjeve janë lënë në harresë, ndërkohë që në këto shkresa kërkohen ndryshime emergjente në ligjin e “vetingut’ për zgjidhjen e këtij ngërçi.

Problematika u diskutua të premten në këtë komision gjatë shqyrtimit të buxhetit për Prokurorinë e Posaçme, ku u konstatua dhe paqartësia për pagat e ekipit teknik të Komisionerit Publik që do të vijojë punën pas përfundimit të afatit kushtetues të funksionimit të tij.

Mininistria e Financave ka parashikuar një periudhë 3-mujore tranzicioni dhe ka lënë evazive çështjen e numrit të punonjësve administrativë që do të transferohen dhe fondet buxhetore për pagat e tyre.

“Brenda muajit janar, SPAK-u dhe KLGJ-ja paraqesin në ministrinë përgjegjëse për financat numrin dhe periudhën përkatëse kohore të punonjësve të domosdoshëm, numër i cili depozitohet në degën e thesarit,” thuhet në projekt-buxhet.

“Mbi bazën e këtyre kërkesave do të përcaktohet dhe fondi për këtë numër punonjësish,” tha përfaqësuesja e ministrisë së Financave, Vilma Çausholli.

Ajo shtoi se ndërkohë SPAK-ut i është buxhetuar një shtesë prej 10 këshilltarësh ekonomikë dhe ligjore për përballuar këto funksioneve të reja.

Përfaqësuesi i SPAK, prokurori Alfred Shehu, i sugjeroi Kuvendit që të shtohet një fjali ku saktësohej se “punonjësit administrativë të transferuar për procesin e mbylljes të trajtohen financiarisht me të njëjtën strukturë page të trashëguar”.

“Kjo shtesë është e nevojshme për shkak se parashikimi me ligj i trajtimit të tyre financiar, mundëson këtë trajtim në këtë periudhë të shkurtër tranzitore, pasi nëse nuk shtohet që në ligj, trajtimi financiar nga ana jonë do të jetë i vështirë për arsye se për të njëjtin pozicion pune, për shembull Kancelar, do të kemi dy persona, ato ekzistues të SPAK dhe ato të transferuar (marrë) nga Institucioni i Komisionerit,” sqaroi Shehu.

Për deputetët e opozitës, transferimi i stafit teknik dhe ligjor i Komisionerit Publik ishte i paqartë dhe i pabazuar në ligj dhe rrezikonte vijimësinë e punës.

“Ka një absurditet me propozimin e ministrisë,”  tha kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, duke pyetur se ku do të paguhen dhe a do të vijojnë detyrën këta punonjës, nëse propozimet për strukturën e re bëhen në janar dhe nuk dihet kur miratohen.

Ai po ashtu vuri në diskutim peridudhën 3 mujore të tranzicionit, duke iu referuar kërkesës së Komisionerit Publik që kjo periudhë të jetë 6 mujore.  “Çfarë ndodh nëse ky proces nuk bëhet në këtë periudhë të caktuar?” tha ai.

Edhe kryetarja e komisionit, Klotilda Bushka konstatoi se “ka mospërputhje” në nenin përkatës të projekt-buxhetit, duke sugjeruar që komisioni  të riformulojë atë për t’a përshtatur parashikimet ligjore dhe nevojat që kanë institucionet që marrin këto funksione.

“Në mënyë që të buxhetohen institucionet sipas numrit që kërkojnë dhe sipas asaj që është në përputhje me parashikimet e ligjit,” tha ajo duke iu drejtuar përfaqësuesve të ministrisë.

Deputetët diskutuan edhe për qartësimin e programit buxhetor që do të përfshijë pagat e këtij stafi teknik të Komisionerit Publik, pasi ky institucion nuk është përfshirë në programet buxhetore për vitin që vjen.

Komisioneri Publik prej disa muajsh i kërkon Kuvendit një zgjidhje ligjore për këtë problem. Nëpërmjet tre shkresave në shkurt, qershor dhe tetor, ky institucion kërkon një ndërhyrje në ligjin e vetingut për të garantuar vijimësinë e punës për Njësinë ligjore dhe Njësinë administrative pranë Prokurorisë së Posaçme, SPAK.

Ligji i miratuar në vitin 2016 ka parashikuar vetëm vazhdimësinë e mandatit të sekretarit të përgjithshëm dhe një personeli për këtë kalim funksionesh, që parashikon procese të arkivimit dhe dorëzimin e gjithë dokumentacioneve dhe aseteve nga njëri institucion tek tjetri.

 

Konkretisht, Komisioneri Publik kërkon miratimin e “një strukture organike” pranë këtij institucioni që do të bëjë të mundur këtë tranzicion funksionesh për një periudhë 6 mujore.

Projektbuxheti për vitin që vjen i SPAK-ut parashikohet në total të jetë 2.17 miliardë lekë, por prokurori Shehu tha se nuk janë marrë në konsideratë kërkesat shtesë lidhur me pagat dhe zëra të tjerë duke kërkuar një shtesë në vlerën e 491.4 milionë lekëve.

Deputetët e opozitës e quajtën shqetësuese që qeveria vendos të trajtojë kërkesat financiare të organeve të drejtësisë, që sipas tyre janë atribut vetëm i Kuvendit.

 

Etiketa: Alfred ShehuGazmend BardhiKlotilda BushkaKomisioneri Parlamentar i LigjeveKomisioneri PublikProcesi i vetingutSPAK
I mëparshmi

Pas 12 ditësh në det, sekuestrohen kontenierët me “mbetje të rrezikshme’

Tjetri

Apeli ashpërson dënimet ndaj Lefter Kokës dhe Alqi Bllakos

Tjetri
Alibia e paverifikuar kapitullon hetimet e dosjes “Toyota Auris”

Apeli ashpërson dënimet ndaj Lefter Kokës dhe Alqi Bllakos

Me 82 vota kundër, Partia Socialiste mbron Ballukun nga masa e arrestit

Nga duart e Ramës tek ministritë, 16 institucione ndryshojnë varësinë

08:33 | 05/06/2026
photo 2026 06 04 20 03 04 (1)

Si të bësh një protestë të suksesshme

08:28 | 05/06/2026
revulucioni i flamingove foto nga nensi bogdani

Kolonializmi në Shqipëri dhe Revolucioni i Flamingove

16:23 | 04/06/2026
Balluku i quan akuzat ndaj saj “baltë, aludime” dhe sulmon opozitën

Sipas SPAK, Belinda Balluku fshehu në emër të Igli Tares një vilë në Dhërmi të përfituar si ryshfet

15:22 | 04/06/2026
media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.