AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Incidenti, Ilir Beqja akuzohet se intimidoi deputetët e opozitës

Deputetë të opozitës akuzuan ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqja se i kërcënoi në sallën e komisionit hetimor, ku u mbajt seanca e dytë maratonë me debate për procedurën e marrjes së dëshmisë së Beqjas. Marrja e dëshmisë dështoi, ndërsa palët fajësojnë njëra tjetrën.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
2 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Scrreenshot i incidentit nga video e Kuvendit.

Komisioni hetimor për koncesionet në shëndetësi u përfshi në orët e para të mëngjesit të së enjtes nga një incident ku ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja në pritje për të dëshmuar para këtij komisioni ka hyrë në sallë dhe ka tentuar të intimidojë deputetët e opozitës.

Në videon e transmetuar live nga Kuvendi shihet Beqja që hap derën e sallës, ku deputetët po debatonin mbi procedurën e dhënies së dëshmisë së tij, dhe i drejtohet deputetëve të PD-së me fjalët “mbylle gojën” dhe gjeste me duar.

Incidenti ka zgjatur vetëm pak sekonda pasi ai ka dalë sërish nga dera ndërsa deputetët e opozitës kanë kërkuar që policia dhe garda të mbajnë përgjegjësi për këtë incident dhe për lënien e tij të lirë në ambientet e Kuvendit.

Beqja prej dy ditësh ka pritur me dhjetëra orë prapa derës së komisionit hetimor për të dëshmuar ndërsa deputetët e dy krahëve debatonin nëse kjo dëshmi duhej të bëhej sipas kërkesës së Beqajt me materiale vizuale.  Opozita e quan këtë kërkesë një tentativë për të bërë spektakël, ndërsa socialistët e mbështesin si të drejtë të dëshmitarit.

Dëshmitarët si rregull futen në sallë vetëm kur thirren nga komisioni për të nisur dëshminë e tyre.

Të enjten në mëngjes kryetarja e Komisionit Albana Vokshi e quajti incidentin si “një ngjarje e rëndë” dhe akuzoi për mosveprim Policinë e Burgjeve, që sipas saj, “refuzoi të largonte Ilir Beqjan për ta kthyer në burg”.

Deputetja Ina Zhupa, tha të enjten në seancën parlamentare se  Beqaj kërcënoi opozitën.

“Vinte dhe na kërcënonte neve me “mbylle gojën”, “qepe ti”, “ta tregoj unë ty” dhe ne duhet të vazhdojmë këtu normalitetin mbasi nuk kemi siguri në Parlament, pasi ju drejton Ilir Beqja”- deklaroi ajo.

Ndërsa vetë Beqja në një reagim të shpërndarë nga paraburgimi mohoi që të kishte kërcënuar deputetët e opozitës por e quajti ndërhyrjen e tij një tentativë për të mbrojtur vetën nga përbaltja që po i bëhej në komision.

“Në ate orë të natës, duke qëndruar pranë sallës së mbledhjes në pritje për të dëshmuar dhe duke ndjekur punimet e komisionit kam dëgjuar deputeten Zhupa që, sikur unë të isha send, kërkonte që meqë kishte kaluar ora 24 e datës 13 nëntor të kthehesha në qeli…”- thotë Beqja duke shtuar se hyrja në komision ka qenë për të treguar revoltën e tij.

“Edhe nëse jam i paraburgosur nuk pranoj të më fyejnë dhe të më marrin nëpër këmbë”- shkruan më tej ish-ministri i Shëndetësisë.

Beqja është i arrestuar me akuzën për “shpërdorim detyre” lidhur me abuzimin me fonde të Bashkimit Europian, ndërsa është duke u hetuar dhe për dhënien e koncesionit për sterilizimin e mjeteve kirurgjikale.

Ky koncesion është kontrata më e shtrenjtë e partneritetit publik privat e qeverisë ‘Rama‘ në sektorin e shëndetësisë, e cila u ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë rreth 76 milionë euro deri në fund të vitit 2022 dhe sipas hetimit të Prokurorisë së Posaçme është dhënë në kushtet e konfliktit të interesit, shpërdorimit të detyrës dhe manipulimit të studimit të fizibilitetit.

Komisioni Hetimor për këtë kontratë dhe atë të Check-Up përfundoi afatin të enjten pa arritur të marrë në pyetje të gjithë dëshmitarët e kërkuar nga opozita.  Shumica socialiste kundërshtoi thirrjen e kryeministrit Edi Rama dhe sipërmarrëses Vilma Nushi dhe po ashtu votoi kundër një shtyrje të re afati për punën e komisionit.

Etiketa: Albana VokshiCheck-upEdi RamaIlir BeqjaIna ZupaKoncesionKoncesioni iKoncesioni i sterilizimitQeveriasterilizimi
Tjetri
Raporti gjen se shantazhi dhe përndjekja janë format më të përhapura të dhunës online ndaj fëmijëve

Raporti gjen se shantazhi dhe përndjekja janë format më të përhapura të dhunës online ndaj fëmijëve

gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.