AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Punonjësit e pastrimit në Fier protestojnë për pagat dhe shkeljen e të drejtave

Mbi 30 punonjës të pastrimit të zonave rurale në Bashkinë e Fierit njoftuan ngrevë pa afat dhe kërkojnë rritje të pagesave, ndërsa zyrtarët e bashkisë kërcënojnë se do t’i zëvendësojnë.

Valbona DavidhingaValbona Davidhi
13:04 | 18/11/2024
në Lajme, Mjedisi
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Punëtorët e ndërmarrjes së pastrimit gjatë protestës së mbajtur në Fier dy javë më parë. Foto: Valbona Davidhi/ BIRN.

Mbi 30 punonjës të Ndërmarrjes së Pastrimit për zonat rurale në bashkinë e Fierit protestuan të hënën dhe njoftuan grevë pa afat, ndërsa kërkojnë rritje page dhe kushte më të mira pune. Ata thanë se punojnë në kushte të vështira pa mjete dhe se i mbledhin mbetjet me krahë.

“Ne protestojmë sot për ngritjen e rrogave. Kemi rënë në një pikë të gjithë, se bashkia ngriti rrogat për drejtorat dhe punonjësit e pastrimit i la në rrugë,” tha Petrit Dule, njëri nga punonjësit protestues.

Ndërmarrja e Pastrimit në bashkinë e Fierit ka 150 punonjës që paguhen me pagën minimale prej 40,100 (bruto) lekësh, por brigada e pastrimit të zonave rurale punon në kushte të vështira për shkak të mungesës së mjeteve dhe heqjes së koshave në zonat rurale.

Dule i tha BIRN se 1/3 e rrogës i shkon për transportin, pasi banon në Frakull të Madhe. “Shteti të ndërhyjë menjëherë, pse pagën e tyre e ngritën dhe ne jo?”, pyet ai.

Zyrtarët e bashkisë së Fierit mohuan problemet dhe pretenduan se kishin bërë një rritje page prej 2 mijë lekësh në muajin korrik. Një përgjegjës i Ndërmarrjes së Pastrimit, që foli në kushtet e anonimatit u ankua se protesta ishte e panjoftuar dhe la të kuptohej se grevistët do të zëvendësoheshin.

“Është e vështirë të rrisim pagat tani. Ata ndalën punën dhe ne na duhet të gjejmë punonjës të tjerë. Rritja e pagave parashikohet në buxhet, nuk bëhet menjëherë,”, tha ai.

Megjithatë, punonjësit e pastrimit ankohen jo vetëm për pagat e ulëta, por edhe për shkeljen e të drejtave të tyre në punë.

“Lejet vjetore nuk na i japin. Kisha gruan sëmurë në spital dhe më takonte me ligj të merrja leje, nuk ma dhanë,” tha Enver Liçaj, punonjës i ndërmarrjes.

Kjo brigadë pastrimi iu bashkua Ndërmarrjes së Pastrimit të bashkisë 5 vjet më parë për menaxhinin e mbetjeve në zonat rurale. Të gjithë punonjësit janë nga fshatrat e bashkisë së Fierit.

Petrit Dule thotë se ata punojnë të shtunave, por nuk paguhen shtesë për punën në ditë pushimi. “Nuk na i paguajnë të shtunat, punojmë pa lekë për qeverinë, makina është pa shkarkuese, skrep nuk ka, punojmë me krahë, përndryshe të heqin nga puna,”  tha ai.

Një tjetër punëtor, Mentor Kazanxhiu, tha se ata punonin natën dhe në kushte të vështira dhe se nuk do e ndalonin grevën pa iu plotësuar kushtet.

Greva pa afat e punonjësve të pastrimit pritet të rëndojë edhe më tej situatën e mbledhjes së mbetjeve në zonat rurale të Fierit, pas një vendimi të mëparshëm për heqjen e koshave dhe detyrimin e banorëve që t’i nxjerrin dy herë në javë mbetjet.

“Unë jam në punë, nuk e arrij dot orën kur duhet të nxjerr mbetjet, kështu që jam i detyruar t’i hedh në rrugë,” tha një banor i Dërmënasit

Qeveria ka shpenzuar miliona euro për të rregulluar menaxhimin e mbetjeve në zonën e Fierit, duke ndërtuar një incenerator që nuk punon përmes asaj që njihet si afera e inceneratorëve. Këto miliona të shpenzuara nuk i kanë dhënë zgjidhje problemit.

Etiketa: Bashkia e FieritEnver LiçajIncineratori i FieritMenaxhimi i mbetjeveMentor KazanxhiuPetrit Dule
I mëparshmi

Rama premton bonuse për pensionistët, opozita e quan tallje

Tjetri

Këmbenin pa licensë kriptomonedha; 18 persona nën akuzë

Tjetri
Poston në TikTok videon e të miturit me hashash, përfundon në pranga

Këmbenin pa licensë kriptomonedha; 18 persona nën akuzë

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.