AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Rama premton bonuse për pensionistët, opozita e quan tallje

Diskutimi në parim i projekt-buxhetit për vitin 2025 në seancën e së hënës në parlament u kthye në një debat mes kryeministrit Edi Rama dhe opozitës për trajtimin e pensionistëve.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
2 years më parë
në Artikull kryesor, Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama në Kuvend

Rama premtoi bonus të fundvitit për rreth 700 mijë pensionistë në shumat 100 deri 150 euro dhe cilësoi këtë si një ‘lajm të mirë’ duke i shtuar premtimeve edhe një bonus në pranverë të vitit që vjen.

“Paralelisht me shpërndarjen e bonusit të tre dhe dyfishuar të fundvitit, në ditët e para dhjetorit, ne po ashtu do të krijojmë pranë Bankës së Shqipërisë fondin e një bonusi të dytë. Ky bonus i dytë do të jetë bonusi i pranverës, i cili do të ndikojë më tej në rritjen e të ardhurave vjetore të pensionistëve…”- premtoi kryeministri nga foltorja e Kuvendit.

Ai ia dedikoi pothuaj gjithë fjalimin për buxhetin pensionistëve dhe krahasimeve mes qeverisjes së tij 12 vjeçare me qeverinë paraardhëse. Ai akuzoi kundërshtarët e tij politikë si spekulantë në përdorimin e kësaj teme për qëllime elektorale në prag të zgjedhjeve të reja që mbahen vitin tjetër.

Premtimet e Ramës u cilësuan ‘tallëse’ për këtë kategori nga ana e opozitës dhe bonusi si një mjet elektoral. Sipas deputetëve të opozitës pensionistët nuk përfitonin as një rritje pensioni nga buxheti i ri i qeverisë prej 8,2 miliardë euro.

“Bonusi për pensionistët jepet vetëm para zgjedhjeve”- tha në fjalën e tij kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, duke shtuar se ndërkohë qeveria nuk ka parashikuar asnjë fond për rritje pensionesh.

Sipas Bardhit, “pensionistët presin një pension minimal apo mesatar sa në vendet e Rajonit” duke sjellë shifra për vendet fqinje, ndërsa shtoi se pas 12 vitesh qeverisje të Ramës ata kanë më pak të ardhura se sa kishin 12 vite më parë.

“Mbi 500 mijë persona që përfituan pension pleqërie më 2023 kishin të ardhura mujore mesatare 18,341 lekë, sipas të dhënave zyrtare nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, vlerë kjo 26% më shumë se në vitin 2014, ndërkohë që inflacioni është rreth 34%”- tha Bardhi, duke shtuar se “për pasojë, pensioni real ka pësuar ulje së paku me 8% gjatë qeverisjes së Edi Ramës”.

Nga ana tjetër opozita akuzoi kryeministrin dhe qeverinë se po e orienton buxhetin e shtetit në kontratat konçensionare korruptive.

“Një buxhet për oligarkët, për klientelën e qeverisë dhe për të pasurit”- tha ndër të tjera Bardhi.

Prej disa muajsh pensionistët janë kthyer në kryefjalë të diskursit politik në vend, pasi Lëvizja Bashkë, një lëvizje e re politike, organizoi disa protesta para kryeministrisë duke nxitur këtë kategori të dilnin në shesh për të kërkuar pensione dinjitoze. Nga ana tjetër ish-kryeministri Sali Berisha që drejton partinë më të madhe të opozitës premton rritje me 20 për qind të pensioneve duke e mbështetur këtë në historikun e rritjes së herëpashershme të pensioneve gjatë mandatit të tij të parë.

Vetë Rama dhe deputetët e Partisë Socialiste ndërmorën një tur takimesh me pensionistë duke sqaruar pamundësitë e qeverisë për rritje pensionesh dhe duke akuzuar “biznesmenët” si përgjegjës për mosarritjen e tyre me argumentin se shmangin detyrimet për sigurime shoqërore.

Aktualisht në Shqipëri skema kombëtare e pensioneve financohet nga sigurimet shoqërore të paguara nga të punësuarit si dhe, në një masë jo të vogël, nga taksimi i përgjithshëm. Projekt-buxheti i vitit 2025 parashikon shpenzime në masën 192 miliardë lekë (1.9 miliardë euro) për pensione ndërsa kontributet e të punësuarve pritet të mbulojnë vetëm 76% të këtyre shpenzimeve. Pjesa tjetër do të paguhet nga qytetarët përmes taksimit të përgjithshëm, fjala vjen, TVSH apo akciza.

 

Etiketa: Edi RamaGazment BardhiProjektbuxheti 2024
Tjetri
Punonjësit e pastrimit në Fier protestojnë për pagat dhe shkeljen e të drejtave

Punonjësit e pastrimit në Fier protestojnë për pagat dhe shkeljen e të drejtave

gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.