AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Apeli rrëzon ankimin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

Pas një seance maratonë, Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi të lërë në fuqi masën e arrestit me burg për ish-presidentin Ilir Meta dhe atë të detyrimit për paraqitje për Monika Kryemadhin.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
18:31 | 19/11/2024
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta duke u transferuar nga drejtoria e Policisë së Tiranës drejt qelisë. Foto: Malton Dibra/ LSA.

Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi të martën më 19 nëntor vendimin e shkallës së parë për caktimin e masave të sigurimit personal ndaj kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi, të cilët po hetohen për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim e fshehje pasurie nga SPAK.

Meta ndodhet në qeli që prej arrestimit të tij më 21 tetor, ndërsa Kryemadhi po hetohet në gjendje të lirë, në masën e “detyrimit për paraqitje”.

Meta dhe Kryemadhi e kundërshtuan vendimarrjen në Apel duke kërkuar revokimin e masës ose në alternativë hetim në gjendje të lirë, por gjyqtarja Igerta Hysi e ka gjetur të drejtë vendimarrjen e shkallës së parë.

Meta dhe Kryemadhi dyshohen nga Prokuroria e Posaçme për vepra penale të korrupsionit në lidhje me çështjen CEZ- DIA, për favorizimin e dy biznesmenëve dhe problemet e dyshuara me pasurinë.

Në mbrojtjen e tij, të publikuar në faqen online të Partisë së Lirisë, Meta ngre pretendime për secilën çështje për të cilën akuzohet. Për çështjen CEZ-DIA, ai pretendon se denoncuesit e tij gënjejnë për qëllime politike dhe ekonomike. Sipas tij, të gjitha faktet injorohen nga SPAK.

Në vijim, Meta e konsideron absurd konstatimin e SPAK për veprime të paligjshme për ndërhyrje në një ligj për minierat. Ai vëren se nuk e kupton se përse duhet të dyshohet për këtë rast, kur nuk ekziston emri i tij si Ilir Meta apo kryetar Kuvendi, në asnjë komunikim që SPAK përshkruan midis deputetëve Monika Kryemadhi, Përparim Spahiu e Ardit Kraja, si dhe të përfaqësuesit të shoqatës së minierave që ishte i interesuar për ligjin.

Meta hodhi gjithashtu poshtë dyshimet e ngritura për lobimin në Shtetet e Bashkuara apo për marrëdhëniet me biznesmenin Shatku, ndërsa i cilëson tendencioze edhe dyshimet për mosdeklarimin e shpenzimeve.

Meta sjellë në vëmendje se ka shpjeguar në SPAK se me plotësimin e formularëve të pasurisë merrej ish-bashkëshortja, e cila i ndiqte me avokat dhe noter të gjitha veprimet. “Unë kam qenë në mirëbesim të plotë se ajo çdo gjë e bënte sipas ligjit,” citohet Meta në dokumentin e publikuar.

Etiketa: CEZ-DIAGjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarIlir MetaMonika KryemadhiSPAK
I mëparshmi

SPAK procedon 8 persona për një skemë mashtrimi me banesat sociale

Tjetri

Pas vrasjes së 14-vjeçarit, ekspertët ngrenë alarmin për reformë të thellë në shkolla

Tjetri
Pas vrasjes së 14-vjeçarit, ekspertët ngrenë alarmin për reformë të thellë në shkolla

Pas vrasjes së 14-vjeçarit, ekspertët ngrenë alarmin për reformë të thellë në shkolla

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.