AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Fotogaleri

Prindërit në protestë: Drejtësi për Martin Canin dhe siguri në shkolla

Për të dytën herë radhazi, prindër, fëmijë dhe përfaqësues të shoqërisë civile kërkuan hetim transparent për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani, përgjegjësi institucionale si dhe siguri në shkolla.

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
12:00 | 26/11/2024
në Artikull kryesor, Fotogaleri
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Prindër, aktivistë dhe të rinj mbajtën dy protesta të njëpasnjëshme gjatë javës së fundit për të kërkuar drejtësi për vrasjen e 14 vjeçarit Martin Cani nga bashkëmoshatari i tij pranë shkollës Fan Noli në Tiranë.

Ata bënë thirrje për transparencë dhe hetim të pavarur mbi ngjarjen, si mënyra e vetme për të vendosur drejtësi për viktimën dhe familjen e tij.

Prindër, fëmijë dhe përfaqësues të shoqërisë civile mbajtën protestën e dytë për vrasjen e Martin Canit në afërsi të shkollës Fan Noli. Foto: Nensi Bogdani.

“I bëj thirrje organit hetimor për një hetim transparent dhe të pavarur, është e vetmja mënyrë për të vënë drejtësi”, tha Gentian Sejrani, jurist në organizatën Drejtësi Sociale, pasi shtoi se version i Policisë së Shtetit mbi agresorët nuk përkonte me atë të deklaruar nga babai i njërit prej fëmijëve të plagosur në konflikt.

Protestuesit kërkuan përgjegjësi institucionale dhe dorëheqjen e ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliu. Foto: Nensi Bogdani.

Protestuesit fajësuan sërish institucionet si Ministria e Arsimit, dhe instanca të tjera shtetërore që nuk kryesnë funksionet e tyre primare të edukimit të fëmijëve, si edhe të mbështetjes për familjet shqiptare me vështirësi ekonomike.

Një protestuese mban nje karafil në dorë, duke protestuar për vrasjen e 14 vjeçarit në shkollën “Fan Noli”. Foto: Nensi Bogdani.

Të shumtë ishin ata që kërkuan dorëheqjen e ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliu, duke e akuzuar për mosreagim dhe mosmarrje të masave për një sistem arsimor cilësor, teksa thanë se shkollat janë kthyer në institucione që i shërbejnë qëllimeve elektorale të drejtuesve të ministrive.

“Siguria e jetës së fëmijëve tanë nuk mund të jetë ngjarja e rradhës për debatet dhe përballjet e tyre politike”, tha juristi Gentian Sejrani.

Protestuesit lyen murin e Ministrisë së Arsimit me bojë të kuqe duke kërkuar drejtësi për vrasjen e Martin Canit. Foto: Nensi Bogdani.

Protestuesit artikuluan shqetësimet e tyre për sigurinë e fëmijëve, duke i drejtuar Ministrisë së Arsimit disa kërkesa specifike, ndër të tjera shtimin e buxhetit në nivelin 5% të GDP-së për arsimin, kërkesa për oficerët e sigurisë në shkolla si edhe për plotësimin me psikologë.

Një protestuese mban në dorë një pankartë në protestën për drejtësi për 14 vjeçarim. Foto: Nensi Bogdani.
Protestuesit lyen me bojë të kuqe derën e Ministrisë së Arsimit. Foto:Nensi Bogdani.
Etiketa: Gentian SerjaniMartin CaniMinistria e ArsimitOgerta ManastirliuProtesta e prindërveSiguria në shkollaVrasja e 14-vjeçarit
I mëparshmi

Fundi i Perëndimit liberal

Tjetri

Pesë vjet pas tërmetit, qindra shqiptarë ende presin shtëpitë e reja

Tjetri
Shqipëria në zi kombëtare për viktimat e tërmetit

Pesë vjet pas tërmetit, qindra shqiptarë ende presin shtëpitë e reja

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.