AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Sfidat dhe përpjekjet e përafrimit të Aktit të Shërbimeve Digjitale me legjislacionin shqiptar

Organizatat e shoqërisë civile, gazetarë, hulumtues, dhe aktivistë mbajtën të martën një qëndrim të përbashkët advokues lidhur me përafrimin legjislativ të Aktit të Shërbimeve Digjitale (DSA) në Shqipëri dhe Ballkanin Perëndimor, me fokus respektimin e të drejtave digjitale, lirisë së shprehjes, sundimin e ligjit, dhe përfshirjen e shoqërisë civile në proceset e konsultimit.

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
2 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) në Tiranë organizoi të martën paradite një tryezë diskutimi me organizata të shoqërisë civile, gazetarë, hulumtues, aktivistë dhe kontrollues të fakteve për të diskutuar perspektivën e harmonizimit të Aktit të Shërbimeve Digjitale të BE-së (DSA) në Shqipëri dhe Ballkanin Perëndimor.

Qëllimi i këtij takimi ishte nxitja e dialogut për të drejtat digjitale dhe dhe angazhimi i aktorëve të shoqërisë civile në këtë proces, për t’u përfshirë në konsultimet gjatë hartimit të ligjit dhe për të kontribuar në zbatimin dhe monitorimin e tij.

“Aktualisht Shqipëria nuk ka kërkesa specifike për transparencën dhe llogaridhënien e platformave online dhe ka progres të limituar drejt përafrimit të legjislacionit me DSA, ndërsa  procesi i digjitalizimit është i qendërzuar rreth agjencive shtetërore”, u shpreh Megi Reçi, hulumtuese pranë IDM.

Ky takim ishte pjesë e nismës së udhëhequr nga Partnerët për Ndryshim Demokratik Serbi, me mbështetjen financiare të Open Society Foundations Western Balkans.

Gjatë takimit u theksua gjithashtu rëndësia dhe ndikimi i Aktit të Shërbimeve Digjitale (DSA) në punën e aktorëve të përfshirë, si edhe sfidat në lidhje me kapacitetet e kufizuara ekzistuese për zbatimin e tij, nevoja për garantimin e pavarësisë institucionale të Koordinatorit Kombëtar të Shërbimeve Digjitale, kompleksitetin e zbatimit të këtij akti në tregje të vogla digjitale, si edhe shqetësimet në lidhje me cenimin e lirisë së shprehjes dhe mbrojtjen e të dhënave personale.

“DSA duhet të përqendrohet në rregullimin e proceseve të qeverisjes së përmbajtjes, jo në kontrollin e drejtpërdrejtë të përmbajtjes si gjuha e urrejtjes, dezinformimi, apo mediat online. Një qasje e tillë respekton lirinë e shprehjes dhe shmang censurën”, tha Reçi.

“DSA nuk synon të reduktojë gjuhën e urrejtjes, dezinformimin, apo të rregullojë mediat online, por synon garantimin e proceseve të sigurta, të qarta dhe llogaridhënëse të qeverisjes së përmbajtjes”, shtoi ajo mbi qëllimin e këtij akti.

Ekspertët theksuan rolin thelbësor që shoqëria civile luan në procesin e përafrimit me DSA-në, dhe shtuan se përfshirja e saj duhet të inkurajohet në mënyrë aktive.

“Një risk potencial është impakti i limituar i aktorëve të shoqërisë civile në politikat e digjitalizimit dhe sigurisë kibernetike, si pasojë e konsultimeve publike të vakëta dhe kapacitetet teknike të pamjaftueshme të grupeve të shoqërisë civile”, shtoi Reçi.

Risqe të tjera potenciale lidhur me implementimin e legjislacionit të DSA në Shqipëri lidhen me mungesën e pavarësisë institucionale dhe ndikimin e pushtetit.

“Pavarësia e institucioneve në implementimin e DSA mund të komprometohet, duke qenë se mund të ndikohen nga influenca e pushtetit ekzekutiv dhe mbikëqyrja e ulët e parlamentit”, tha hulumtuesja e IDM gjatë fjalës së saj.

Shqetësime ngrihen edhe mbi ruajtjen e lirisë së shprehjes dhe lirisë së medias, duke marrë parasysh ndërhyrjet e mundshme politike që gjithmonë përpiqen t’i kthejnë diskutimet mbi sigurinë kibernetike në favor të tyre dhe në kontrollin mbi mediat online.

Sipas ekspertëve, platformat që operojnë në rajon duhet të caktojnë përfaqësues ligjorë ose pika kontakti të dedikuara në secilin vend për të garantuar komunikim efektiv dhe pajtueshmëri me rregullimet vendase.

Etiketa: Aktit të Shërbimeve DigjitaleBashkimin EvropianDezinformimiDSAGjuha e urrejtjesIDMInstituti për Demokraci dhe NdërmjetesimKibernetikeMegi ReçiOpen Society Foundations Western Balkans
Tjetri

Përfitoi para nëpërmjet mashtrimit kompjuterik; arrestohet 55-vjeçari

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.