AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

SPAK dërgon për gjykim kryetarin e Bashkisë së Devollit

Kryetari i Bashkisë së Devollit, Eduard Duro dhe zyrtarë të tjerë lokalë u dërguan para Gjykatës së Posaçme me akuzën e shpërdorimit të detyrës për shkelje të kryera në dhënien e lejes për një kompani të tregtimit të karburanteve.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
15:38 | 07/12/2024
në Artikull kryesor, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryetari i Bashkisë së Devollit, Eduard Duro. Foto: Facebook.

Prokuroria e Posaçme, SPAK, bëri me dije përmes një njoftimi për shtyp se përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjykatë më 6 dhjetor kërkesën për gjykim në lidhje me këtë çështje.

Duro akuzohet se e ka kryer shpërdorimin e detyrës në bashkëpunim me të pandehurit Astrit Seferkolli, Gazmend Haxhija dhe Gazmend Mali. Në akuzë për këtë çështje është gjithashtu edhe Vojsava Bregu, ish-administratore e njësisë Qendër Bilisht.

“Nga aktet e administruara rezulton se janë konstatuar shkelje ligjore nga njësia Administrative Qendër Bilisht, me dhënien e një lejeje në vitin 2015 dhe një autorizimi në vitin 2020 shoqërisë Genci Petrol”, sh.p.k., për stacionin e shitjes së karburantit në Devoll. Prej vitit 2015 dhe në vijim, nga dhënia e lejes dhe autorizimit në kundërshtim me ligjin janë realizuar përfitime të padrejta nga kjo shoqëri,” thuhet në njoftimin e SPAK.

Sipas SPAK, subjekti “Genci Petrol” nuk ka qenë i pajisur me dokumentacionin e kërkuar ligjor në kohën e pajisjes me leje nga zyrtarët lokalë.

Nga aktet e administruara rezulton se shtetasi Eduard Duro, në cilësinë e kryetarit të Bashkisë Devoll, në bashkëpunim me zyrtarët e Sektorit të të Ardhurave dhe Liçencimit në Bashkinë Devoll, Gazmend Haxhija dhe Gazmend Malo dhe sekretarin e Përgjithshëm të Bashkisë Devoll, Astrit Seferkolli pajisën shoqërinë tregtare “Genci Petrol” sh.p.k me autorizim për tregtimin me pakicë të karburantit.

Ky autorizim sipas SPAK është dhënë në kundërshtim me ligjin, pasi në vitin 2019 Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit kishte vendosur prishjen e pikës së karburantit.

Etiketa: Astrit SeferkolliBashkia DevollEduard DuroGazmend HaxhijaGazmend Mali.Shpërdorim detyreVojsava Bregu
I mëparshmi

Qarku i Tiranës fiton një mandat deputeti më shumë

Tjetri

Sky ECC: ‘Arma’ e SPAK kundër krimit të organizuar sfidohet në Kushtetuese

Tjetri
Sky ECC: ‘Arma’ e SPAK kundër krimit të organizuar sfidohet në Kushtetuese

Sky ECC: ‘Arma’ e SPAK kundër krimit të organizuar sfidohet në Kushtetuese

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.