AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Konventa e Bernës kërkon ndalimin e punimeve për aeroportin e Vlorës

Komiteti i Përhershëm i Konventës së Bernës përsëriti thirrjen për ndalimin e punimeve të aeroportit të Vlorës, pasi qeveria bëri një vesh shurdh ndaj shqetësimeve të saj të mëparshme. Kërkohet gjithashtu rishikimi i ligjit për zonat e mbrojtura.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
16:16 | 10/12/2024
në Lajme, Mjedisi
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një tufë gurgujsh duke qëndruar në telat e gardhit rrethues të aeroportit të Vlorës në peisazhin e mbrojtur Pishë-Poro-Nartë. Foto: Nensi Bogdani/BIRN

Komiteti i Përhershëm i Konventës së Bernës përsëriti të martën thirrjen për qeverinë shqiptare për të ndaluar punimet për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës brenda zonës së mbrojtur Vjosë-Nartë, duke vënë në dukje shqetësimin për dëmtimin e biodiversitetit. Komiteti shprehet se qeveria shqiptare po shkel marrëveshjet ndërkombëtare për mbrojtjen e natyrës.

“Keqardhjen e madhe që ndërtimi i aeroportit vazhdoi pavarësisht thirrjeve të përsëritura nga Byroja për të pezulluar ndërtimin deri sa të kryhet një Procedurë e re dhe e mjaftueshme e Vlerësimit të Ndikimit Mjedisor (VNM) dhe një vlerësim i duhur i ndikimeve mjedisore”, thuhet në qëndrimin e Komitetit të shpërndarë për mediat nga organizata EuroNatur dhe organizatat partnere shqiptare, PPNEA dhe EcoAlbania.

Sipas njoftimit për shtyp, Komiteti kritikoi gjithashtu ligjin e ri për zonat e mbrojtura. “(Shprehim) Shqetësim të thellë se ligji i ri për zonat e mbrojtura mund të bjerë ndesh me parimet dhe detyrimet e përcaktuara në Konventën e Bernës, duke mundësuar potencialisht shkeljen e dispozitave të saj”, thuhet në deklaratë, ku kërkohet rishikim i ndryshimeve.

Olsi Nika, drejtor Ekzekutiv i EcoAlbania thotë se ndajnë të njëjtat shqetësime me Konventën e Bernës dhe se kërkojnë rishqyrtim të ligjit dhe shfuqizim të pikave problematike. “Miratimi i ligjit të ri për zonat e mbrojtura është një precedent i rrezikshëm dhe sistemik që mund të legjitimojë projekte shkatërruese brenda zonave të mbrojtura, duke çuar në një fragmetim të pakthyeshëm ekologjik të tyre në të ardhmen,” tha Nika.

Zydjon Vorpsi nga PPNEA thotë se punimet në aeroport do të shkatërrojnë zonën e mbrojtur Vjosë-Nartë. “Është për të ardhur keq që kantieri i ndërtimit të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës po shndërrohet në një kantier shkatërrimi për Vjosën-Nartën. Vetë aeroporti do të jetë mjaft shkatërrues, por ajo që vjen me të është edhe më keq,” tha Vorpsi.

Konventa e Bernës ka bërë thirrje të përsëritura për ndalimin e ndërtimit të aeroportit të Vlorës, duke e cilësuar zonën e mbrojtur Vjosa-Nartë si një “strehë për shpendët shtegtarë, zogjtë ujorë dhe specie të tjera të rralla”. Ata i kanë kërkuar qeverisë të marrë masat për të përpiluar një raport serioz të ndikimit në mjedis.

Etiketa: Aeroporti i VlorësDëmet ne biodiversitetKonventa e BernësLigji per zonat e mbrojturaQeveria shqiptare
I mëparshmi

Komisionerja Publike kërkon mbylljen e vetingut për Sofia Zhillën

Tjetri

Aksident në punë, humb jetën mekaniku në Spaç

Tjetri

Aksident në punë, humb jetën mekaniku në Spaç

gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.