AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Prindërit e Martin Canit i bashkohen protestës në kërkim të drejtësisë

Prindërit e 14-vjeçarit Martin Cani u bashkuan me protestuesit dhe kërkuan dorëheqjen e ministres së Arsimit dhe personave të tjerë përgjegjës për vrasjen e djalit të tyre.

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
16:00 | 18/12/2024
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prindërit e Martinit, Angel dhe Florina Cani iu bashkuan protestës. Foto: LSA.

Një muaj pas vrasjes tragjike të 14 vjecarit Martin Cani nga bashkëmoshatari i tij, aktivistët e grupimit “Prindërit për Arsim Cilësor” zhvilluan protestën e radhës në kërkim të përgjegjësisë institucionale dhe drejtësisë.

Dhjetra qytetarë marshuan prej shkollës “Fan Noli” drejt Ministrisë së Arsimit për të pestën herë radhazi, me pankartën “Institucionet e Papërgjegjshme Vrasin” dhe nën thirrjet për drejtësi.

Qytetarët akuzuan institucionet e arsimit për mosveprim, dhe policinë e shtetit për moszbardhje të plotë të ngjarjes. Protestës iu bashkuan edhe prindërit e Martinit, Angel dhe Florina Cani, të cilët të përlotur dhe në dhimbje kërkuan rishtazi dorëheqjen e atyre që nuk siguruan mbrojtjen e djalit të tyre.

“Dua dorëheqjen e Ministres, drejtorisë së shkollës, mësuesja kujdestare që nuk më telefonoi. Ministrja nuk më ngushëlloi kurrë, por qeshte me ato të tjerat në parlament për zemrën e djalit tim që u ther,” tha nëna e Martinit me zërin që i dridhej.

“Të japin të gjithë dorëheqjen, ata që nuk e mbrojtën Martinin. Nga dera e shkollës deri te Ministria, të dorëhiqen, të na qetësohet pak shpirti,” shtoi ajo.

Nëna e Martinit, një ish-arsimtare tregoi për sakrificat e saj në rritjen dhe edukimin e fëmijëve.

“U bënë 30 ditë që nuk e shoh më Martinin tim. Ata ma morën. Por ju duhet të luftoni që të mbroni ‘Martinat’ tuaj”, bëri ajo thirrje për sigurinë e fëmijëve të tjerë.

Prindërit e Martin Canit iu drejtuan gjithashtu të martën ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë me një letër me anë të të cilës kërkuan monitorimin e veprimeve të insituticioneve shqiptare lidhur me këtë ngjarje, duke u shprehur se po përjetojnë një vrasje të dytë të djalit nga papërgjegjshmëria e instancave shtetërore.

Martin Cani u vra në nëntor nga goditjet e thikës së bashkëmoshatarit të tij gjatë një konflikti në dalje të shkollës “Fan Noli” në Tiranë, teksa gjatë përleshjes mbeti i plagosur edhe miku i tij Luisi. Autori i vrasjes u arrestua nga policia disa ditë pasi u mjekua në një spital privat të Tiranës, për disa plagë me thikë që u raportuan se kishte marrë pas konfliktit.

Etiketa: Angel CaniFlorina CaniMartin CaniProtesta e prindërveSiguria në shkolla
I mëparshmi

Kosova dhe Serbia pajtohen për zbatimin e Deklaratës për Personat e Zhdukur

Tjetri

KPA lë në fuqi shkarkimin e Desart Avdulaj

Tjetri
Huatë dhe makinat vënë në vështirësi gjyqtarin Desart Avdulaj

KPA lë në fuqi shkarkimin e Desart Avdulaj

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.