AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

A është sërish ora e Evropës?

Nëse presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, përpiqet të negociojë një “marrëveshje paqeje” që avantazhon Rusinë në kurriz të Ukrainës, Evropa duhet të jetë e përgatitur t'i ofrojë Ukrainës mbështetjen politike dhe financiare që i nevojitet për të mbështetur rezistencën e saj. Ndërsa Evropa nuk mund të vendosë për rezultatin e luftës, ajo mund të përmirësojë në mënyrë të konsiderueshme perspektivat e Ukrainës.

Daniel GrosngaDaniel Gros
1 year më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese: Pixabay.

“Nëse ka një problem që mund të zgjidhet nga evropianët, ai është problemi jugosllav”, pohoi ministri i jashtëm i atëhershëm i Luksemburgut, Jacques Poos, në vitin 1991. Bashkimi Sovjetik u shpërbë zyrtarisht, dhe kryesisht në mënyrë paqësore, në fund të atij viti, por tensionet etnike në Ballkan ishin në rritje dhe Poos ishte i bindur se, duke qenë se Jugosllavia ishte një vend evropian, Evropa, jo Shtetet e Bashkuara, duhet të menaxhonin krizën në rritje atje. “Kjo është ora e Evropës”, ​​deklaroi ai me krenari. E megjithatë, në vitet që pasuan, Jugosllavia duroi një proces të përgjakshëm shpërbërjeje dhe Evropa u tregua e paaftë për të bërë shumë për këtë.

Sot, një tjetër vend evropian po copëtohet: Ukraina. Pra, sipas logjikës së Poos, i takon Evropës ta “shpëtojë” atë. A do të jetë Evropa më efikase këtë herë?

Ekziston një grimcë e vërtetë në akuzat e vrazhda të presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, se Evropa nuk mbështetet mjaftueshëm te vetja kur vjen fjala te siguria. Në fakt, askush në Evropë nuk ka iluzionin se Evropa e vetme mund të zgjidhë “problemin” e Ukrainës. SHBA-ja pritej gjithmonë të merrte një rol udhëheqës. Por ky realitet nuk duhet të errësojë kontributet e Evropës në Ukrainë.

Sipas gjurmuesit të mbështetjes për Ukrainën të Institutit Kiel, Evropa – përfshirë Bashkimi Evropian, shtetet e tij anëtare, Norvegjia dhe Mbretëria e Bashkuar – e ka tejkaluar SHBA-në si burimi kryesor i ndihmës për Ukrainën, me rreth 125 miliardë euro (128 miliardë dollarë) të alokuara në fund të vitit të kaluar, krahasuar me 88 miliardë dollarë nga SHBA-ja. Kjo shumë përfshinte po aq ndihma ushtarake sa ofroi SHBA-ja (rreth 60 miliardë euro). Për më tepër, Evropa është zotuar tashmë edhe për 120 miliardë euro të tjera, që do të disbursohen në vitet e ardhshme, ndërsa ndihma e ardhshme e SHBA është në dyshim.

Kur merret parasysh madhësia e ekonomive dhe buxheteve ushtarake të donatorëve, asnjë prej tyre nuk është aq mbresëlënës. Për SHBA-në – ku prodhimi shkon në 27 trilionë dollarë në vit – 60 miliardë dollarë përfaqësojnë 7.5% të shpenzimeve totale ushtarake të SHBA-së, të cilat tani shkojnë në mbi 800 miliardë dollarë në vit. Ekonomia e Evropës është disi më e vogël, por ndihma e saj totale për Ukrainën (duke përfshirë ndihmën nga Norvegjia dhe Mbretëria e Bashkuar) ka kushtuar ende më pak se 0.6% të PBB-së. Implikimi është i qartë: elementet financiare zor se janë një pengesë e pakapërcyeshme për “shpëtimin” e Ukrainës.

Gjërat po duken mjaft të mira edhe politikisht për Ukrainën. Edhe pse lufta është zvarritur për më shumë se tre vjet, mbështetja publike për vendin është mbajtur mirë. Ndërsa entuziazmi i evropianëve për dërgimin e ndihmës për Ukrainën është zbehur, pasi narrativa e Davidit kundër Goliathit që u dëshmua kaq ngjallëse në ditët e para të luftës ka humbur ndikimin e saj, shumica në pothuajse çdo vend evropian ende favorizojnë mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën.

Politikëbërësit e BE-së e konsiderojnë si të vetëkuptueshme që një fitore ruse do të kërcënonte vetë ekzistencën e Bashkimit. Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen ka qenë veçanërisht e qartë për këtë dhe ka udhëhequr një sërë sanksionesh të paprecedentë dhe masa të tjera që synojnë ta detyrojnë Rusinë të ndryshojë kurs.

Më e rëndësishmja, shumica e politikëbërësve evropianë të nivelit kombëtar ndajnë bindjen se mbështetja e Ukrainës është në interesat e vendeve të tyre. Presidenti rus Vladimir Putin, i cili e ka bërë të qartë përbuzjen e tij për vlerat dhe normat që mbështeten nga BE-ja, tashmë po zhvillon një luftë në hije me Perëndimin. Nëse i lejohet të marrë me forcë territore të Ukrainës, çfarë do ta ndalojë atë të vazhdojë para me ambicien e tij për të rivizatuar hartën e Evropës?

Ky rrezik shqetëson jo vetëm fqinjët më të afërt të Ukrainës, por edhe ata për të cilët, për të përshtatur frazën famëkeqe të Neville Chamberlain, Ukraina është një vend i largët për të cilin njerëzit dinë shumë pak. Ky perceptim i përbashkët kërcënimi shpjegon pse, në fund të vitit 2023, 26 qeveri anëtare të BE-së çuan para vendimin për hapjen e negociatave të pranimit me Ukrainën. Një hap i tillë duhet të jetë i mundur vetëm me miratim unanim, por kryeministri hungarez Victor Orban refuzoi ta mbështeste masën, kështu që liderët e BE-së i kërkuan atij të largohej nga dhoma ndërsa zhvillohej votimi.

Ky episod theksoi se si rregullat e BE-së, të cilat shpesh kërkojnë unanimitet, mund të pengojnë përgjigjet në kohë dhe efektive ndaj sfidave të brendshme dhe kërcënimeve të jashtme. Por kjo tregoi gjithashtu se një shumicë dërrmuese, nëse është mjaftueshëm e vendosur, mund të shmangë pengimin nga antikonformistë që vijnë nga vendet e vogla. Në fakt, një koalicion i madh i vendeve anëtare të BE-së tani po shqyrton krijimin e një fondi të përbashkët prej 500 miliardë eurosh për projektet e mbrojtjes jashtë traktateve të BE-së, në mënyrë që të mos i nënshtrohet vetos.

Asnjë sasi mbështetjeje evropiane nuk mund ta zëvendësojë plotësisht peshën politike dhe ushtarake të SHBA-së. Por kur Trump përpiqet të negociojë një “marrëveshje paqeje” që i jep avantazh Putinit në kurriz të Ukrainës – Evropa duhet të jetë e përgatitur për t’i dhënë Ukrainës mbështetjen politike dhe financiare që i nevojitet për të mbështetur rezistencën e saj. Ndërsa Evropa nuk mund të vendosë për rezultatin e luftës, ajo mund të përmirësojë ndjeshëm perspektivat e Ukrainës. Vendosmëria e saj do të ndikojë në llogaritë e Trump dhe Putinit.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Is It the Hour of Europe Again?

Etiketa: Bashkimi EvropianDonald TrumpRusiaTrumpUkrainaVladimir Putin
Tjetri
Çfarë mund dhe nuk mund të bëjnë tarifat

Çfarë mund dhe nuk mund të bëjnë tarifat

SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.