AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Komisionerët e vetingut vihen në radhë për një post në Kushtetuese

Nga 13 kandidatë që garojnë për vendin e Holta Zaçajt në Gjykatën Kushtetuese, 8 prej tyre janë ish-komisionerë të shkallës së parë të vetingut dhe ish- anëtarë të organeve të qeverisjes së sistemit të drejtësisë.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
15:18 | 13/01/2025
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Procesi i vetingut mbyll siparin, duke lënë pas një sistem drejtësie të brishtë
Përfaqësues të vetingut dhe institucioneve të tjera të drejtësisë në aktivitetin e mbylljes së mandatit të KPK dhe Komisionerëve Publikë. Foto: LSA.

Gjykata e Lartë bëri publike të hënën më 13 janar listën e kandidatëve që kanë paraqitur interes për vakancën e krijuar në Gjykatën Kushtetuese si rezultat i mbarimit të kryetares së kësaj gjykate, Holta Zaçaj. Nga 13 kandidatët që janë futur në garë, tre prej tyre, Genta Tafa, Alma Faskaj dhe Lulzim Hamitaj janë ish-komisionerë të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që kreu procesin e vetingut të magjistratëve – institucion që i përfundoi mandati në dhjetor. Interes kanë paraqitur dhe dy ish-komisionerët Publikë, Florjan Ballhysa dhe Irena Nino, mandati i të cilëve përfundoi po në dhjetor.

Nga radhët e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë kandidojnë tre ish-anëtarë. Konkretisht, garojnë ish-kryetarja e e KLGJ-së, Naureda Llagami, ish-anëtari i këtij institucioni, Alban Toro dhe ish-anëtarja e KLP-së, Nurihan (Seiti) Meta.

Për pozicionin vakant në Gjykatën Kushtetuese kanë shpallur interes dhe gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Asim Vokshi, kreu i Autoritetit të Konkurrencës, Denar Biba, si dhe juristët Klodian Rado, Rezana Balla dhe Sinan Tafaj.

Më datë 11 dhjetor, kryetari i Gjykatë së Lartë, Sokol Sadushi bëri shpalljen publike për hapjen e procedurës së aplikimit për zgjedhjen me mandat të plotë nga Gjykata e Lartë të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, për vendin e Holta Zaçajt.

Mandati i Holta Zaçajt u bë temë debati publik në dhjetor dhe shkaktoi polemika mes saj dhe kryetarit të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi. Ky i fundit këmbënguli se mandati i Zaçajt përfundonte në pranverë të vitit 2025 dhe hapi procedurat për përzgjedhjen e pasardhësit të saj duke shpallur vendin vakant. Nga ana tjetër, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese pretendoi se mandati i saj përfundonte në fund të vitit 2025 dhe e akuzoi Gjykatën e Lartë për cënimin e sigurisë juridike të mandateve të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Megjithëse Gjykata Kushtetuese e gjeti me shkelje njoftimin e kryer nga Gjykata e Lartë, e la në fuqi shpalljen e vakancës. Shumica e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese vendosën mbarimin e mandatit të Zaçajt më 10 mars 2025.

 

Etiketa: Alban ToroAlma FaskajFlorian BallhysaGenta Tafa BungoGjykata e LarteGjykata KushtetueseHolta ZaçajIrena NinokandidatëtKlodian Radolulzim hamitajNaureda LlagamiSokol Sadushi
I mëparshmi

Çfarë mund dhe nuk mund të bëjnë tarifat

Tjetri

Prokurorja Eriselda Bala paraqet në KPA parashtrimet kundër shkarkimit

Tjetri
Prokurorja Eriselda Bala paraqet në KPA parashtrimet kundër shkarkimit

Prokurorja Eriselda Bala paraqet në KPA parashtrimet kundër shkarkimit

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.