AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Veting

Prokurorja Eriselda Bala paraqet në KPA parashtrimet kundër shkarkimit

Pasi Kolegji vendosi të kalojë për shqyrtim në seancë publike ankimin e kryer nga prokurorja e Tiranës, Eriselda Bala kundër vendimmarrjes së Komisionit për shkarkimin e saj, subjekti i rivlerësimit paraqiti pretendimet e saj për mënyrën dhe kohën e pagesës së çmimit të një apartamenti në Tiranë.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
1 year më parë
në KPA, Lajme, Veting
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Eriselda Bala duke dalë nga KPA | Foto: Edmond Hoxhaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të hënën më 13 janar me parashtrimet e prokurores së Tiranës, Eriselda Bala, lidhur me pretendimet e ngritura në ankimin e saj kundër vendimmarrjes së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, për shkarkimin e saj nga detyra për probleme në kriterin e pasurisë.

KPK e shkarkoi prokuroren Bala me shumicë votash më 7 prill 2022, pasi u konkludua se kishte kryer deklarim të pamjaftueshëm për pasurinë, si dhe rezultoi me balancë negative financiare në blerjen e një apartamenti. Sipas vendimit të arsyetuar të KPK, shumica vlerësoi se Bala nuk ka pasur mundësi për blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 91.09 m2 në Tiranë kundrejt çmimit 48 mijë euro, si dhe ka kryer deklarime të rremë për burimet e krijimit. Shumica ka konstatuar deklarime dhe shpjegime kontradiktore lidhur me mënyrën e shlyerjes së çmimit të apartamentit, që kundërshtohen nga pakica që vlerëson se subjekti ka arritur nivel të besueshëm për pasurinë, ashtu si dhe për figurën e profesionalizmin.

Kolegji njoftoi se çështja u kalua për shqyrtim në seancë gjyqësore publike, me qëllim

konstatimin e saktë dhe të plotë të situatës faktike që lidhet me mënyrën e pagesës së çmimit të apartamentit në pronësi të subjektit të rivlerësimit.

Në kontratën e porosisë së vitit 2012 për apartamentin, është parashikuar se kësti i parë në shumën 8000 euro do të likuidohet menjëherë me firmosjen e kontratës; kësti i dytë 39 mijë euro në momentin e dorëzimit të çelësave dhe kësti i tretë 1000 euro me nënshkrimin e kontratës së shitjes së apartamentit. Ndërsa në kontratën e shitjes të vitit 2015 parashikohet se vlera e apartamentit 48 mijë euro është likuiduar nga ana e blerësit në favor të shitësit në llogarinë bankare të këtij të fundit.

Nga korrespondenca e Komisionit me Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave janë konstatuar raportime për dy transaksione bankare të kryera në emër të subjektit në qershor të vitit 2012, konkretisht dy depozitime cash në vlerat 33 mijë e 150 euro dhe 14 mijë e 850 euro për llogari të shoqërisë ndërtuese, me burim kursime familjare, njëra prej të cilave me përshkrimin “për blerje apartamenti”.

Sipas shumicës së KPK, subjekti ka paraqitur tjetër version për shlyerjen e çmimit të apartamentit duke pretenduar se ka paguar në  maj të vitit 2012 shumën 8 mijë euro; 39 mijë euro në korrik të atij viti dhe 1000 euro në janar të 2015-ës.

Në lidhje me transaksionet bankare të kryera në qershor të vitit 2012, Bala është shprehur në KPK se është vendosur në dijeni vetëm gjatë hetimit administrativ. Ajo ka theksuar se ky veprim nuk është kryer nga ana e saj dhe se dokumentacioni për dy transaksionet bankare ishte i falsifikuar.

Edhe gjatë seancës publike në KPA, Bala u qëndroi këtyre shpjegimeve duke theksuar se dokumentet bankare për këto transaksione kanë qenë të falsifikuara dhe se ka kryer kallëzim penal në vitin 2022. Sipas subjektit, fakti se kanë qenë të falsifikuara është konfirmuar dhe nga hetimi i prokurorisë, prej nga ka rezultuar se nënshkrimi nuk ishte i saj. Bala vërejti se KPK nuk e ka cilësuar në asnjë rresht akt-ekspertimin e kryer me kërkesë të prokurorisë lidhur me dokumentet e falsifikuara. Subjekti pohoi se nëse do kishte autorizuar kryerjen e këtyre transaksioneve, atëherë këto akte do të ishin pjesë e procedurës së kryer nga banka.

Në vijim, subjekti konstatoi se për katër subjekte rivlerësimi të tjerë është evidentuar se shoqëritë ndërtuese kanë kryer transaksione në emër të tyre, tek e njëjta bankë. Ajo pohoi se dhe vetë shoqëria nërtuese ka pranuar gjatë hetimit penal dhe atij administrativ në KPK, se transaksionet janë kryer prej saj, për arsye personale. Sipas Balës, nuk ka logjikë që shoqëria të kryente vepër penale për ta ndihmuar atë.

“Veprimi i falsifikuar në bankë nuk është autorizuar nga unë. Nuk ka lidhje me mua e nuk mund të shërbejë për shkarkimin tim”, deklaroi subjekti.

Bala theksoi se pagesat janë kryer sipas shpjegimeve të saj, ku vlera 39 mijë euro është shlyer në korrik të 2012-ës kur dhe është marrë apartamenti në dorëzim. Subjekti pretendoi se provohet me dokumentacion pagesa e kësteve. Ajo solli në vëmendje të Kolegjit dhe kontratën e nënshkruar me ujësjellës-kanalizimet në korrik të vitit 2012, duke argumentuar se kjo e dhënë tregon posedimin e apartamentit në muajin korrik dhe jo në qershor.

Prokurorja Bala shpjegoi se, megjithëse në kontratën e porosisë ishte shënuar muaji qershor për marrjen e pasurisë në dorëzim, aty ishte përcaktuar se kjo do të ndodhte kur apartamenti të ishte gati dhe të shlyhej kësti i dytë.

Subjekti i cilësoi alogjike dhe të pabazuara dyshimet e KPK se mandatet e arkëtimeve ishin realizuar në funksion të vetingut dhe se nuk ishin paraqitur më parë në ILDKPKI. “Asnjëherë nuk kam kryer veprime fiktive e në kundërshtim me ligjin”, deklaroi Bala ndër të tjera.

Ajo pohoi se mandat-arkëtimet ishin të kohës kur janë kryer dhe se mbajnë vulën e kohës. Subjekti tha se ka dorëzuar mandate arkëtime të katër fqinjëve që kanë të njëjtën vulë, ndërsa shtoi se shoqëria ndërtuese e ka ndryshuar vulën në vitin 2019.

Tjetër augment që ajo paraqiti për të bindur Kolegjin se pagesa e këstit të dytë ishte kryer në korrik dhe jo në qershor të vitit 2012, ishte dhe marrja e kredive për mobilim dhe pajisje eletroshtëpiake në gusht të po atij viti, pas marrjes së banesës në dorëzim në muajin korrik.

Prokurorja Bala ju përgjigj në fund të seancës pyetjeve të vëzhguesit ndërkombëtar, Steven Kessler lidhur me kallëzimin penal të kryer ndaj shoqërisë, nëse e kishte pytur këtë të fundit lidhur me transaksionet e kryera në muajin qershor 2012, si dhe me mënyrën e pagesave të kësteve për apartamentin.

Subjekti deklaroi se i kishte dërguar një kërkesë me shkrim kompanisë dhe kishte marrë përgjigje po me shkrim, por pa iu dhënë shumë informacion. Lidhur me kallëzimin ajo shpjegoi se kishte denoncuar faktin e dy akteve të falsifikuara në bankë, por nuk kishte paraqitur shpjegime për të dhëna që nuk kishte prova, pasi nuk donte të orientonte prokurorinë në hetimin e çështjes.

Bala sqaroi se të tre këstet për apartamentin ishin paguar cash sipas mandateve të arkëtimeve pranë shoqërisë dhe jo nëpërmjet bankës.

Kolegji pasi u tërhoq vendosi administrimin e gjithë provave të dorëzuara nga subjekti.

Në përfundim, prokurorja Bala kërkoi që Kolegji të vlerësojë bazuar në parimet e objektivitetit dhe proporcionalitetit dhe ta konfirmojë në detyrë. Trupi gjykues i KPA u tërhoq për të marrë vendim që do ta shpalli më datë 16 janar, në orën 15:00.

Etiketa: Eriselda BalaILDILDKPKIKolegji i Posaçëm i ApelimiKolegji i Posaçëm i ApelimitKPASteven KesslerUjësjellësVetingu
Tjetri
Sekuestrohen 670 mijë litra naftë e dyshuar si kontrabandë, arrestohet ekuipazhi i një anije në Durrës

Sekuestrohen 670 mijë litra naftë e dyshuar si kontrabandë, arrestohet ekuipazhi i një anije në Durrës

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.