AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Reportazhe

Marrëveshja e emigrantëve Itali-Shqipëri teston respektin për sundimin e ligjit

Hapja e dy kampeve të emigrantëve të drejtuar nga italianët në Shqipërinë veriperëndimore ishte një ndihmë jetëshkurtër për fshatarët vendas. Fati i kampeve tani nuk dihet ende, si një test i përkushtimit të Evropës ndaj sundimit të ligjit, thonë aktivistët e të drejtave.

Fjori SinorukaTommi SivierongaFjori SinorukadheTommi Siviero
1 year më parë
në Artikull kryesor, Reportazhe
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Pamje nga hyrja e kampit të emigrantëve Gjadër, janar 2025. Foto: BIRN.

Për disa muaj, jeta në Gjadër ishte ndryshe. Në fshatin veriperëndimor të Shqipërisë, pranë detit Adriatik, u ndërtua një kamp për të strehuar emigrantët dhe stafi italian i dërguar për të punuar aty mori me qira shtëpi nga fshatarët, disa prej të cilëve gjetën edhe punë.

Fakti që kampi në fjalë dhe një tjetër si ai në Shëngjinin e afërt janë në qendër të një mosmarrëveshjeje gjyqësore evropiane për të drejtat e njeriut, nuk pati asnjë pasojë për kryeplakun Aleksandër Preka, 65 vjeç.

Plani i Italisë për të përpunuar kërkesat për azil të emigrantëve ndërsa ata mbaheshin në kampin e fshatit të tij, shumë pak larg Italisë qoftë me avion apo edhe me anije, përfaqësonte një mundësi për Gjadrin, vendin e një baze ajrore që për dekada ishte braktisur derisa u restaurua së fundmi.

Pastaj gjithçka mori fund. Gjykatat italiane ndërhynë dhe emigrantët e parë që mbërritën më 16 tetor u kthyen pas. Kur një grup i dytë u kthye pas në nëntor, anëtarët italianë të stafit u larguan gjithashtu.

“Fillimisht, italianët jetonin në shtëpi me qira këtu në fshat, gjë që solli një ndryshim të madh në jetën e fshatit”, tha Preka. “Rreth 15 shtëpi u dhanë me qira nga vendasit dhe tani asnjë nuk është më me qira asnjëra, përveç njërës që është paguar deri në shkurt.”

“Kampi nuk është i mbyllur”, tha ai, por 70 për qind e fuqisë punëtore të tij është shkurtuar. “Shumica e punëtorëve italianë, oficerë policie, janë larguar”, tha Preka për BIRN. Askush nuk e di nëse do të kthehen.

Megjithatë, ndikimi do të ndihet shumë edhe përtej Gjadrit, ndërsa politikanët në Evropë vlerësojnë se sa larg mund ta shtrijnë sundimin e ligjit kur bëhet fjalë për të drejtat e refugjatëve dhe emigrantëve.

“Ka shumë zhurmë politike, politikanët thonë ‘Oh, kjo është e ardhmja, kjo është rruga përpara’”, tha Catherine Woollard, presidente e Këshillit Evropian për Refugjatët dhe Mërgimtarët.

“Por mësimet e vërteta që ata po marrin janë se, në fakt, është shumë e vështirë t’ia dalësh mbanë dhe se nëse përpiqen, do të duhet të përballen me sistemin gjyqësor.”

Pamje nga qendra e pritjes së emigrantëve të Shëngjinit, e vendosur brenda Portit të Shëngjinit, janar 2025. Foto: BIRN

Sa para, pas

Sipas një marrëveshjeje të nëntorit 2023 të arritur midis kryeministrave të Shqipërisë dhe Italisë, Edi Rama dhe Giorgia Meloni, dy kampet u ndërtuan vitin e kaluar për të strehuar dhe përpunuar azilkërkuesit e kapur nga marina italiane në Mesdhe.

Grupet e të drejtave të njeriut ishin të indinjuar, por disa nga homologët e Italisë në BE e vunë re, duke e parë planin si një pengesë potencialisht të fuqishme për ata që përpiqeshin të arrinin bllokun.

Sipas raportimeve, kampet do t’i kushtonin Italisë një miliardë euro gjatë pesë viteve, por deri më tani skema ka qenë një katastrofë.

Pak ditë pasi mbërritën në tetor, 16 emigrantët e parë u kthyen në Itali pas një vendimi të Gjykatës së Romës.

Një anije e dytë u dërgua në Shqipëri në nëntor, por sërish gjykatat italiane urdhëruan kthimin e emigrantëve në Itali.

Në thelb të të dy vendimeve është çështja se çfarë do të thotë një vend origjine “i sigurt”, që lind nga një vendim i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, GJED, e cila vendosi më 4 tetor se një vend origjine nuk mund të konsiderohet “i sigurt” nëse edhe pjesë të tij nuk janë të sigurta.

Që kërkesa e një personi për azil ose mbrojtje ndërkombëtare në Itali të përpunohet në Shqipëri, vendi i origjinës së tij duhet të konsiderohet “i sigurt”. Sipas rregullave të BE-së, një ndalim i tillë nuk mund të zbatohet për “aplikuesit e cenueshëm”, që përfshin ata nga vendet “të pasigurta”.

Si përgjigje, qeveria e krahut të djathtë e Melonit miratoi një dekret më 23 tetor duke përditësuar listën e vendeve që Italia i konsideron “të sigurta”.

Kjo u pasua nga një sfidë tjetër në GJED në lidhje me rastin e një qytetari nga Bangladeshi, që shtronte pyetjen nëse një vend mund të konsiderohet “i sigurt” “edhe nëse nuk është i sigurt për të gjithë qytetarët e tij (p.sh. persona LGBTQ+, disidentë politikë etj…)”. Vendimi pritet të merret në mars.

“Për momentin, gjithçka këtu është ndalur”, tha një fshatar i Gjadrit, i cili kërkoi të mos i përmendej emri.

“Nuk ka asnjë informacion se çfarë do të ndodhë. Disa gra që punonin atje nuk shkojnë më në punë. Vetëm disa prej tyre ende punojnë atje.”

Disa vendas thanë se u ishte thënë të prisnin që italianët të kthehen në fillim të pranverës. Ndërkohë, 76-vjeçari Simon Gjini tha se nuk ai nuk e kishte problem qëndrimin e azilkërkuesve.

“Kam tetë nipa dhe mbesa në Verona”, tha ai, duke aluduar për valët e emigrimit që kanë boshatisur shumë pjesë të Shqipërisë rurale. “Këtu është shumë qetësi. Asgjë e keqe nuk do të ndodhë nëse i mbajmë emigrantët.”

Pamje nga qendra e pritjes së emigrantëve në Shëngjin, janar 2025. Foto: BIRN

A do të respektohet vendimi i gjykatës evropiane?

Qeveria e Melonit nuk është dorëzuar.

Në Itali, çështja tani ka kaluar nga seksioni i specializuar i imigracionit i Gjykatës së Romës në gjykatën e apelit, ku gjyqtarët nuk janë të specializuar në çështjet e migracionit dhe qeveria shpreson se mund të marrë një vendim më të favorshëm.

“Gjykatat e apelit në Itali nuk kanë punuar për çështje migracioni që nga viti 2017, kështu që mendoj se qeveria shpreson – dhe mund të kenë të drejtë – që duke qenë se nuk janë të trajnuar, mund të përputhen lehtësisht me indikacionet e dhëna nga ministria e drejtësisë ose ministria e brendshme”, tha eksperti i migracionit Luca Cricenti.

Woollard tha se vendimi i ardhshëm i GJED-së në Luksemburg ka shumë të ngjarë të përsërisë atë që ajo tha më 4 tetor.

“Pikëpamjet e tyre për këto çështje janë mjaft të qarta”, tha WoolLard për BIRN. “Çështja do të jetë nëse do të respektohet Gjykata e Drejtësisë.”

“Unë mendoj se kjo është pyetja afatgjatë: a shkon gërryerja e sundimit të ligjit deri në pikën e një mungese në rritje të respektit për vendimet e gjykatës së Luksemburgut?

Etiketa: Edi RamaGiorgia MeloniGjaderKampi ne ShengjinMarreveshja per emigrantetMarreveshja Shqiperi-ItaliShëngjin
Tjetri
SPAK kërkon gjykimin e tre ukrainasve si pjesë e një rrjeti të trafikut të drogës

SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të anëtarit të një grupi kriminal

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.