AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Reportazhe

‘Uji mori përpara gjithçka”: Kanalizimet problematike përmbytin qindra banesa në Durrës

Mbi 300 banesa u përmbytën në Durrës pas një rrebeshi shiu, për shkak të mosfunksionimit të sistemit të kanalizimeve dhe pusetave. Banorët ankohen se situata është e përsëritur, ndërsa bashkia u premton atyre dëmshpërblim.

Erjola AzizollingaErjola Azizolli
17:23 | 30/01/2025
në Artikull kryesor, Reportazhe
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një banesë e përmbytur nga vërshimi i ujit të mërkurën. Foto: Eriola Azizolli.

Banorët e zonës së ish-Kënetës në Durrës vrapuan të enjten në mëngjes të nxirrnin prej shtëpive të përmbytura nga rrebeshi i një dite më parë çfarë të mundnin. Të kapur në befasi nga prurjet e menjëhershme që vërshuan në banesa, banorët fajësojnë kanalizimet me probleme dhe thonë se uji arriti deri në 30 centimetra.

“Po marr ç’të mundem se uji ka arritur deri në 30 centimetra brenda dhe ka përmbytur gjithçka, të gjitha me orendi me plaçka,” tha një prej banorëve të zonës për BIRN, ndërsa ka nxjerrë nga shtëpia një televizor dhe dy çanta shkolle fëmijësh.

Banorët e kësaj zone dhe disa lagjeve të tjera në Durrës përballen shpesh me përmbytje si pasojë e problematikave që lidhen me sistemin e kanalizimeve, por këtë herë vërshimi i ujit nga qenë më i shpejtë dhe më i madh.

“Nuk mbahet mend sa herë vërshon uji këtu se kanalizimet kanë probleme, por këtë herë vërshoi me shpejtësi dhe nuk përmbahej, ndaj nuk arritën që të merrnim asnjë masë”, tha një tjetër banor, në afërsi të shtëpive të rrethuara nga uji.

Durrësi u përfshi nga reshje të dendura shiu më 29 janar, të cilat  shkaktuan përmbytje në shumë lagje të qytetit dhe zona periferike, pasi sistemi i kanalizimeve nuk përcjell sasinë e prurjeve. Në një njoftim të bërë publik nga Bashkia e Durrësit, nëpërmjet faqeve zyrtare në internet, përmbytja e banesave ka qenë një problematikat më të mëdha që ka lënë nga pas vërshimi i ujit.

“Uji ka hyrë në rreth 300 banesa, nga të cilat 200 shtëpi janë në zonën e Durrësit të Ri, 60 në zonën e Shkozetit dhe Plazhit, 4 banesa në njësinë administrative 4, 1 shtëpi në njësinë 1, 20 banesa në Sukth, 10 në Katund të Ri dhe 5 shtëpi në Rrashbull”, njoftoi Bashkia. Banorët e prekur nga përmbytja u evakuuan gjatë natës së të mërkurës dhe u strehuan në godinën e Kavaleshencës që ndodhet në zonën e Plepave.

Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes përgjegjëse për emergjencat civile la të kuptohej se reshjet e kishin kapur të papërgatitur sistemin e kanalizimeve në qytet dhe vetëm pas rrebeshit pati angazhim në zhbllokimin e tyre. “Një eskavator i Drejtorisë së Ujitjes dhe Kullimit ka mbërritur në Kanalin e Ujërave të Larta për ndërhyrje dhe pastrimin e kanaleve,” thuhet në një prej njoftimeve për shtyp të ministrisë.

Një kanal i tejmbushur nga mbeturinat dhe uji në Durrës. Foto: Eriola Azizolli.

Edhe në zonën e Shkozetit, përmbytja ka shkaktuar probleme të mëdha, ku në 60 banesa uji është futur brenda, ndërsa qindra të tjera janë rrethuar nga uji. Banorët ia vendosën fajin pusetave të bllokuara që nuk qenë në gjendje të tërhiqnin ujërat e shiut.

“Dy pusetat që ndodhen në anë të rrugës ishin të bllokuara dhe nga aty uji vërshoi duke marrë përpara gjithçka,” tha një banore e zonës.

Banorët thonë se ata janë mësuar me përmbytje dhe sa herë që ka rreshje me intensitet të madh,  marrin masat për t’i bërë ballë vetë situatës, por këtë herë nuk mundën.

“Dolëm që të vinim pompën që kemi blerë vetë 400 mijë lekë, por nuk arritëm që ta vinim në punë se uji mori përpara çdo gjë,” shtoi banorja.

Si pasojë e bllokimit të pusetave,  gjë e cila ndodh sa herë që ka rreshje shiu me intensitet të lartë, uji nisi të vërshojë nëpër rrugë thuajse në të gjithë Durrësin.  Situata u bë e vështirë në shumë lagje të qytetit, ku mjetet u vunë në vështirësi për të qarkulluar, ndërsa ecja e kalimtarëve në rrugë u bë e pamundur.

Uji hyri dhe në disa biznese që ndodhen në anë të rrugëve kryesore.

Për shkak të situatës së rënduar në terren u angazhuan forca nga MZSH, Autoriteti Portual, Bordi i Kullimit, ndërmarrjet e punëve publike të bashkisë dhe po punojnë për largimin e ujit nga banesat.  Në mbështetje të forcave në terren janë angazhuar 2 pompa thithëse me kapacitet të lartë dhe 3 kamionë të kalueshmërisë së lartë nga Forcat e Armatosura.

Në njoftimin e saj, bashkia tha se situata u vu nën kontroll, ndërsa njoftoi se po mponitorohej sistemi i kanaleve kulluese dhe gjendjes funksionale të hidrovorëve dhe argjinaturat e lumenjve Erzen dhe Ishëm, digat e ujëmbledhësve dhe të shkarkuesve.

Kryetarja e Bashkisë, Emiriana Sako premtoi se shumë shpejt do të nis puna për vlerësimin e dëmeve dhe se ato do t’i mbulonte buxheti i bashkisë.

“Dua të garantoj qytetarët e dëmtuar që do të bëjmë maksimumin për të bërë sa më shpejt vlerësimin e dëmeve në banesa dhe rimbursimin e tyre prej buxhetit të bashkisë”, u shpreh kryetarja Sako në një postim në faqen zyrtare të institucionit.

Për përfaqësuesit e opozitës, situata dhe përmbytja e së mërkurës është përgjegjësi e autoriteteve lokale që nuk kanë funksionuar si duhet.  “Situata e krijuar tregon edhe një herë që Bashkia dhe Kryetarja Sako kanë dështuar totalisht në menaxhimin e qytetit dhe që taksat e qytetarëve vetëm janë vjedhur dhe keqpërdorur,” u shpreh Partia Demokratike në Durrës në një njoftim për mediat.

 

Etiketa: Autoriteti PortualBashkia e DurrësitBordi i KullimitDurrësEmiriana SakoIsh-KënetaMinistria e MbrojtjespërmbytjeShkozet
I mëparshmi

Mijëra besimtarë i japin lamtumirën Kryepeshkopit Anastas Janullatos

Tjetri

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Ilir Turja

Tjetri
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Ilir Turja

Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.