AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

“Kërcënim ndaj pavarësisë”, KLGJ e KLP dënojnë sulmet ndaj drejtësisë

Organet drejtuese të drejtësisë reaguan njëzëri të mërkurën pasi Kryeministri Edi Rama inicioi sulme publike ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) dhe Gjykatës së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO) duke kundërshtuar arrestimin e kryetarit të Bashkisë Tiranë Erjon Veliaj me akuza për korrupsion.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
1 year më parë
në Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së mbajtur në Luksemburg më 15 tetor 2024. Foto kortezi: Komisioni Europian.

Në dy deklarata të veçanta Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë kërkuan nga aktorët politikë që të mos ushtrojnë trysni dhe presion që cënon pavarësinë e këtyre organeve.

“Këshilli i Lartë Gjyqësor ka ndjekur me vëmendje zhvillimet e fundit në lidhje me deklaratat e bëra nga persona të veshur me pushtet, ekzekutiv apo politik si edhe media të caktuara, të cilat prekin figurën dhe dinjitetin e gjyqtarëve pranë gjykatave të posaçme për korrupsionin dhe krimin e organizuar”- thuhet në deklaratën e këtij institucioni.

Më tej KLGJ mban qëndrimin se “çdo përpjekje për të cenuar pavarësinë e gjyqësorit, nëpërmjet trysnisë apo presionit të çfarëdo lloji, përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj pavarësisë, demokracisë dhe sundimit të ligjit”.

Duke theksuar se pavarësia e gjyqësorit është shtylla themelore në garantimin e drejtësisë dhe mbrojtjes së lirive,  Këshilli u bën thirrje të gjithë aktorëve që; “të shmangin trysninë në formën e deklaratave, citimeve apo aludimeve që cenojnë gjyqtarët për shkak të ushtrimit të funksionit”.

Të njëjtën thirrje e përsërit Këshilli i Lartë i Prokurorisë duke kërkuar që të respektohet pavarësia dhe integriteti profesional i prokurorëve në mënyrë që ata të ushtrojnë funksionet e tyre pa ndikime të jashtme.

“Pavarësia e prokurorisë është një gur themeli për besimin e qytetarëve tek institucionet e drejtësisë dhe për garantimin e një sistemi ligjor të drejtë e transparent”- theksohet në deklaratën e KLP-së.

Kryebashkiaku Veliaj u arrestua të hënën, pasi Gjykata e Posaçme firmosi masën e arrestit me burg të kërkuar më parë nga SPAK për vepra penale të korrupsionit i kryer në bashkëpunim.  Ai akuzohet se së bashku me bashkëshorten, Ajola Xoxa, kanë krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm të ngjashëm me atë të dosjes 5D, me qëllim përfitimin e paligjshëm të fondeve publike që rridhnin nga Bashkia e Tiranës, një skemë kjo e vërtetuar sipas SPAK në nëntë raste.

Por Kryeministri Rama doli publikisht kundër vendimeve të drejtësisë duke e cilësuar arrestimin e tij të padrejtë dhe ‘pa gjyq’ dhe nisi një sërë sulmesh publike ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve të çështjes duke hedhur aludime për pavarësinë e tyre politike.

Rama përdori termin “kamikazë” politikë duke folur për gjyqtarët e GJKKO-së duke folur para grupit parlamentar socialist të mërkurën.

“Pra, bëhet fjalë për dy kamikazë të PD-së, në GJKKO, që s’e kanë asnjë problem ta shprehin në mjedisin tonë, kënaqësinë e të marrit në dorë të këtij dhe të atij, duke thënë që ne do t’i shkrijmë”- tha Rama duke iu referuar sipas tij një mesazhi anonym të ardhur në telefonin e tij.

Rama devijoi në një kthesë 360 gradë nga qëndrimet e mëparshme të heshtjes ndaj punës së drejtësisë edhe kur në pranga binin ministrat e kabinetit të tij.

Ai po ashtu pretendoi se prokurorët e SPAK nuk kishte ndjekur standardet ligjore gjatë hetimeve dhe marrjes në pyetje të personave të përfshirë në dosjen “Veliaj”.

Një mbrojtës i mëparshëm i reformës në drejtësi e përshkroi këtë reformë me frazat “i kemi hyrë detit në këmbë”  dhe se “i kemi lënë brinjët në dispozicion drejtësisë’ ndërsa u kërkoi prokurorëve që të rrinë larg tij. “Edhe mos bëjnë gabim të vijnë të kërkojnë telefonin tim, se boll i kanë. Kanë mbledhur gjithë telefonat e Shqipërisë atje. Të shkojnë të merren me faktet”- tha kryeministri.

Nga ana tjetër kreu i opozitës Sali Berisha paralajmëroi të mërkurën se nëse do të vinte në pushtet do të prekte reformën në drejtësi, duke e cilësuar SPAK një organizatë kriminale.

“Ne kemi filluar njëfarë pune me ekspertë shumë të shquar europianë, që të bëjnë një lloj vëzhgimi të kësaj dhe të gjejmë rrugë sepse populli do zgjidhje, një shtet do zgjidhje. Nuk mund të rrijë Shqipëria pa proces civil, pa proces penal”- tha ai.

Ish-kryeministri Berisha është marrë i pandehur me akuzën “korrupsion pasiv” në tetor nga SPAK dhe çështja ka shkuar në gjykatë për shqyrtim.

Etiketa: Ajola XoxaErion VeliajGjykata e PosaçmeKëshilli i Lartë GjyqësorKLGJKLPKorrupsioniorganizatë kriminaleSali Berisha
Tjetri
Komisioni miraton marrëveshjen e stabilizimit për Kosovën

Komisioni Europian: Pavarësia e SPAK me rëndësi thelbësore

shqiperia 1

A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

07:42 | 27/06/2026
photo 2026 06 16 21 37 32

Vajzat e ‘Revolucionit të Flamingove”

07:30 | 27/06/2026
726405743 1631178685678229 5500860989969852755 n

Punësimet partiake në sektorin publik po minojnë demokracinë në Shqipëri

13:11 | 26/06/2026
Destinacioni Dubai: Kriminelët shqiptarë gjejnë strehë të sigurt në Emiratet e Bashkuara Arabe

Plaurent Dervishaj dënohet me burgim të përjetshëm

11:54 | 26/06/2026
protestues ne kryeministri

Kujdes me algoritmin, por jo për shkaqet që shqetësojnë Ramën

08:29 | 26/06/2026
tkurrja e redaksive po e kthen lajmin në ‘fast food’ informativ

Tkurrja e redaksive po e kthen lajmin në ‘fast-food’ informativ

08:17 | 26/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.