AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Komisioni Europian: Pavarësia e SPAK me rëndësi thelbësore

Komisioni Europian shprehu mbështetjen për reformën në drejtësi dhe punën e SPAK ‘larg ndërhyrjeve politike’, ndërkohë që Prokuroria e Posaçme dhe gjyqtari i çështjes u sulmuan nga kryeministri Edi Rama si kundërpërgjigje e vendimit të arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
18:05 | 12/02/2025
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Flamuj të BE-së në Komisionin Europian. Foto: Sébastien Bertrand/Wikimedia

“Roli specifik i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe pavarësia e saj në hetimin, ndjekjen penale dhe gjykimin e rasteve komplekse të korrupsionit, pa asnjë përpjekje për ndërhyrje politike apo presion të padrejtë, janë me rëndësi thelbësore për konsolidimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri,” i tha BIRN të mërkurën një zëdhënës i Komisionit Evropian.

Në një përgjigje me shkrim të përcjellë nga zyra e delegacionit të BE-së në Tiranë thuhet më tej se “po ndjekim nga afër zhvillimet e fundit në lidhje me hetimin ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës”, duke shtuar se BE nuk komenton mbi procedurat gjyqësore në vazhdim.

Komisioni Europian thekson se reforma në sektorin e drejtësisë dhe forcimi i shtetit të së drejtës në Shqipëri janë elementë kyç në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe se në këtë drejtim shihen dhe përpjekjet për konsolidim të standardeve të drejtësisë.

“BE-ja mbetet e përkushtuar maksimalisht për të mbështetur përpjekjet e Shqipërisë në ndjekjen e këtyre reformave dhe për ta ndihmuar vendin të konsolidojë efikasitetin, pavarësinë, llogaridhënien dhe profesionalizmin e institucioneve të saj, si dhe përputhshmërinë e tyre me standardet e BE-së, si në sektorin e zbatimit të ligjit ashtu edhe në atë të drejtësisë”- përfundon reagimi i zëdhënësit të Komisionit Europian.

Më herët të mërkurën, organet drejtuese të drejtësisë reaguan ndaj sulmeve të kryeministrit.

Në dy deklarata të veçanta, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë kërkuan nga aktorët politikë që të mos ushtrojnë trysni dhe presion që cënon pavarësinë e këtyre organeve.

Kryebashkiaku Veliaj u arrestua të hënën, pasi Gjykata e Posaçme firmosi masën e arrestit me burg të kërkuar më parë nga SPAK për vepra penale të korrupsionit i kryer në bashkëpunim.  Ai akuzohet se së bashku me bashkëshorten, Ajola Xoxa, kanë krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm të ngjashëm me atë të dosjes 5D, me qëllim përfitimin e paligjshëm të fondeve publike që rridhnin nga Bashkia e Tiranës, një skemë kjo e vërtetuar sipas SPAK në nëntë raste.

Kryeministri Rama bëri disa dalje dhe reagime publike kundër vendimeve të drejtësisë duke e cilësuar arrestimin e tij të padrejtë dhe ‘pa gjyq’ dhe atakoi prokurorët dhe gjyqtarët e çështjes duke hedhur aludime për pavarësinë e tyre politike.

Rama përdori termin “kamikazë” politikë duke folur për gjyqtarët e GJKKO-së të mërkurën, ndërsa akuzoi prokurorët e SPAK se nuk kishin ndjekur standardet ligjore gjatë hetimeve dhe marrjes në pyetje të personave të përfshirë në dosjen “Veliaj”.

Etiketa: Bashkimi EuropianEdi RamaErion VeliajKomisioni EuropianReforma ne DrejtesiSPAK
I mëparshmi

“Kërcënim ndaj pavarësisë”, KLGJ e KLP dënojnë sulmet ndaj drejtësisë

Tjetri

Gjykata vendos arrest me burg për Veliajn pavarësisht presioneve

Tjetri
Gjykata vendos arrest me burg për Veliajn pavarësisht presioneve

Gjykata vendos arrest me burg për Veliajn pavarësisht presioneve

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.