AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

KAS rrëzon Celibashin për “Paketën e Maleve”

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosi të mërkurën që të rrëzojë një vendimmarrje të mëparshme të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi, duke i hapur rrugë kështu Kuvendit për miratimin e nismës qeveritare “Paketa e Maleve” dhe nismës së deputetit Erjon Braçe për taksat në sektorin e Bujqësi-Blegtorisë.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
1 year më parë
në Artikull kryesor, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Mbledhja e KAS | Foto: LSA

“Paketa e Maleve”, një nismë ligjore e ngjashme me atë të investimeve strategjike synon të nxisë investime në zonat malore duke ofruar mekanizma lehtësues për privatizimin e tokës shtetërore, u kundërshtua nga opozita dhe organizatat monitoruese të zgjedhjeve si një nismë që binte në kundërshtim me Kodin Zgjedhor.

Ligji zgjedhor ndalon në një periudhë 4 muaj para zgjedhjeve nismat ligjore që parashikojnë përfitime që mund të ndikojnë tek elektorati.

Celibashi në vendimmarrjen e tij konstatoi se nismat “prekin politika të rëndësishme fiskale, mund të krijojë perceptimin e përdorimit të mjeteve ligjore për qëllime elektorale” dhe në këtë kontekst i kërkoi Kuvendit që të mos i shqyrtonte.

Por, Kuvendi e ankimoi menjehërë vendimin e Celibashit në KAS, , ku të mërkurën shumica e anëtarëve të këtij organizmi pranë KQZ-së argumentuan se vendimmarrja e Komisionerit është e pambështetur në ligj.

“Propozimi, miratimi  apo nxjerrja e akteve ligjore ose nënligjore ndalohet jo kur ka lidhje me fusha apo sektorë të caktuar, as kur prek politikat sektoriale, por kur sjell përfitime për kategori të caktuara të popullsisë. Pa përfitim nuk ka ndalim”- thuhet në argumentimin e vendimit të KAS.

Çështja mund të ankimohet në Kolegjin Zgjedhor pranë Gjykatës Administrative të Apelit, organi më i lartë vendimmarrës për çështjet zgjedhore.

Nismat ligjore të shqyrtuara nga KQZ nuk janë të vetmet nisma të qeverisë që kanë ngritur shqetësim për përdorimin e burimeve publike nga partia në pushtet për të ndikuar fushatën zgjedhore të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Miratimi i një ligji që falte penalitete të ndryshme në dhjetor së bashku me bonuset financiare për pensionistët dhe kadegori të tjera, si dhe shpallja në shkurt e skemës së subvencionimit për panelet djellore kanë ngritur gjithashtu shqetësime.

Neni 91 i Kodit Zgjedhor, i ndryshuar me marrëveshje politike në vitin 2020, parashikon se “katër muaj para datës së zgjedhjeve deri në formimin e qeverisë së re pas zgjedhjeve ndalohet propozimi, miratimi ose nxjerrja e akteve ligjore ose nënligjore, të cilat parashikojnë dhënien e përfitimeve për kategori të caktuara të popullsisë, të tilla si aktet që parashikojnë rritjen e pagave, pensioneve, mbështetjes ekonomike apo sociale, uljen ose heqjen e taksave, vendosjen e amnistive fiskale, privatizimin apo dhënien e pasurive, të shpërblimeve, etj., përveçse kur nisma kushtëzohet nga gjendje të fatkeqësisë natyrore.

Etiketa: Ilirian CelibashiKASKolegji ZgjedhorKQZPaketa e Maleve
Tjetri
Një vështrim vizual mbi vazhdimësinë e bunkerëve në relievin shqiptar

Një vështrim vizual mbi vazhdimësinë e bunkerëve në relievin shqiptar

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.