AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Fotogaleri

Një vështrim vizual mbi vazhdimësinë e bunkerëve në relievin shqiptar

Bunkerët e braktisur që prej viteve të komunizmit në Shqipëri vijojnë të mbeten objekte interesi për kureshtarët e historisë, eksploruesit urban, fansat e turizmit “të errët” apo artistët bashkëkohor.

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
1 year më parë
në Artikull kryesor, Fotogaleri
Koha e leximit: 1 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Rrezet e fundit të diellit ngjyrosin një bunker të braktisur në vijën bregdetare të Kavajës. Foto_Nensi Bogdani

Bunkerët – këto struktura të braktisura të mbetura nga koha e komunizmit gjenden kudo përgjatë relievit shqiptar – përgjatë rivierës, mes kodrave, apo dhe fushave të hapura.

Prej vitesh ata kanë tërhequr vëmendjen e turistëve, gazetarëve dhe vizitorëve të huaj, disa prej tyre të interesuar në historinë e vendit apo të Luftës së Ftohtë, e disa të tjerë adhurues të subkulturës së eksplorimit urban apo “turizmit të errët” (dark tourism).

Bunkerët u ndërtuan gjatë regjimit komunist të liderit Enver Hoxha, i cili i ndërtoi këto struktura si pjesë e strategjisë së mbrojtjes nga armiku, por ata sot mbeten një simbol i paranojës komuniste, pasi asnjë prej tyre nuk u përdor kurrë për qëllimin fillestar për të cilin u krijuan.

Në Shqipëri pjesa më e madhe e bunkerëve kanë strukturën e “bunkerëve kërpudhë”, me një përllogaritje të historianëve të një numri që vlerësohet në 175.000 bunkerë në gjithë vendin.

Gjatë dekadës së fundit shumë prej tyre janë shembur si pjesë e planeve të rimëkëmbjes urbane në Shqipëri, teksa një pjesë e atyre që kanë mbetur janë përdorur për qëllime të ndryshme tregtare, urbanistike apo artistike.

Riaktivizimi apo mirëmbajtja e këtyre strukturave kërkon përfshirjen e komuniteteve lokale, historianëve apo edhe vetë instancave përgjegjëse për trashëgiminë kulturore.

Nga ana tjetër, transformimi i bunkerëve historikë në hapësira kulturore, turistike apo edukative do të stimulonte ruajtjen e trashëgimisë, rritjen ekonomike, si edhe gjithëpërfshirjen e komunitetit dhe zhvillimin shoqëror.

Rrezet e fundit të diellit përshkojnë një bunker që po rikonstruktohet, gjatë perëndimit të diellit në rivierën Shqiptare. Foto_Nensi Bogdani

Një instalacion prej hekuri i Jezu Krishtit të Kryqëzuar i vendosur mbi një bunker të braktisur në fshatrat e Lezhës. Foto_Nensi Bogdani

Qytetarë blejnë rroba në tregun e rrobave të përdorura, pranë disa bunkerëve të braktisur në shëtitoren Teuta në Durrës. Foto_Nensi Bogdani

Krerë bagëtish duke kullotur pranë një kulle vrojtimi të bunkerëve të mbrojtjes detare në Tale të Lezhës. Foto_Nensi Bogdani

Një instalacion në formën e lugës i vendosur mbi një bunker i cili ndodhet në një prej restoranteve më të njohur në veri të Shqipërisë. Foto_Nensi Bogdani

Tre bunkerë të vegjël ndodhen në oborrin e një shtëpie dykatëshe në Shënkoll. Foto_Nensi Bogdani

Një punëtor duke lyer një bunker që po mirëmbahet si pjesë e planit të rindërtimit të zonës bregdetare në Kavajë. Foto_Nensi Bogdani

Një grup burrash luajnë lojëra tavoline, pranë disa bunkerëve të braktisur në bregdetin e Durrësit. Foto_Nensi Bogdani

Një turiste kundron nga afër një prej katër bunkerët e mbrojtjes detare në Tale të Lezhës. Foto_Nensi Bogdani

Bunkerët ‘kërpudhë’ janë më të përhapurit në Shqipëri, duke tërhequr vëmendjen e qindrave turistëve, artistëve, apo ekploruesve urban. Foto_Nensi Bogdani

 

 

Etiketa: bunkerEnver HoxhakomunitetkomunizemShqipëriTurizmi
Tjetri
KPA

Dy qëndrimet e KPA për prokuroren Zena Lila

Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.