AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Edi Rama krahason hetimet e SPAK me persekutimin komunist

Në një videodeklaratë të publikuar të enjten, kryeministri Edi Rama kërkoi që SPAK të ndërpresë planet për hetimin e krimeve të mundshme zgjedhore në fushatën për zgjedhjet e 11 majit duke e krahasuar punën e prokurorëve sot me persekutimin komunist.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
1 year më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama duke folur gjatë një konference pë median në Tiranë | Foto: Nensi Bogdani/BIRN

Kryeministri Edi Rama i kërkoi SPAK të enjten në një videodeklaratë të ndërpresë monitorimin e territorit dhe të mos vendosë nën përgjim partitë politike gjatë fushatës elektorale, ndërsa sugjeroi se këto masa të shpallura nga prokuroria e posaçme mund ta kthejnë vendin në “kohët e errëta” në të cilat, “kush merret në politikë të survejohet,” një referencë e dukshme kjo për kohën e komunizmit kur shqiptarët përndiqeshin dhe mbaheshin nën monitorim nga Sigurimi i Shtetit nëse konsideroheshin armiq.

Kjo është e disata deklaratë e Ramës kundër SPAK, deklarata të cilat ai refuzon t’i quajë sulme ndaj drejtësisë por që sugjeron se kanë kritika të drejta.

“Nuk mund dot të survejohen partitë politike në një proces elektoral,” deklaroi Rama, ndërsa e cilësoi njoftimin e SPAK për nxjerrjen në terren të hetuesve për të identifikuar krime potenciale zgjedhore si “lajthitje.”

“Nuk mund të kthehemi në kohërat e errëta që kush merret në politikë të survejohet,” shtoi Rama.

Shqiptarët do të votojnë më 11 maj për zgjedhjet parlamentare, zgjedhjet e para në të cilat, një strukturë hetimore me kredibilitet si SPAK, do të ketë mundësinë të hetojë larmishmërinë e shkeljeve të dyshuara të ligjit zgjedhor, nga shit-blerja e votës te bashkëpunimi mes krimit dhe politikës apo abuzimit me burimet shtetërore nga ana e maxhorancës.

SPAK u krijua në vitin 2020 ndërsa një ndryshim i njëanshëm i ligjeve nga ana e socialistëve në atë kohë, ia ngarkoi detyrën e hetimit të krimeve zgjedhore kryetarit të SPAK, në atë kohë Arben Kraja. Aktualisht drejtuesi i SPAK është Altin Dumani, i cili, sipas ndryshimeve ligjore të socialistëve, do të ketë të drejtë ekskluzive të hetojë krimet zgjedhore dhe të ngrejë akuza. Dumani ka ngritur reputacionin e tij në hetime të bujshme si ajo kundër ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj apo çështja kundër ish-presidentit Ilir Meta.

Shqipëria ka një rekord të dobët të luftës kundër krimeve zgjedhore, ndonëse një hetim i prokurorisë së krimeve të rënda në vitin 2016, në rastin e zgjedhjeve të parakohshme për kryebashkiakun e Dibrës, hetim i cili nuk u konkludua në akuza por që rrodhi në media, zbuloi blerje votash në shkallë industriale nga ana e socialistëve, bashkëpunim me strukturat vendore të krimit të organizuar, shantazh të votuesve përmes abuzimit me pozicionet shtetërore dhe krime të tjera, të cilat mbetën përgjithësisht të pandëshkuara.

Krahasimi i hetimeve të SPAK me punën represive të strukturave të regjimit komunist nuk është bërë aktualisht vetëm nga Rama por është bërë edhe nga kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës Erion Veliaj, i cili, në mënyrë të përsëritur i referohet prokurorit të çështjes si “sigurims”.

Në videodeklaratën e tij të enjten, Rama përsëriti deklaratën e tij të pambështetur në fakte se kryebashkiaku i Tiranës është “arrestuar pa gjyq”.

Prokuroria kërkoi arrestimin e Veliajt një javë më parë pasi prokurorët vërejtën përpjekje aktive prej tij dhe bashkëshortes për të penguar hetimet përmes ndikimit të dëshmitarëve apo prishjes së provave. Kërkesa e prokurorëve u miratua nga Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit ndërsa masa e sigurisë u shqyrtua në prani të palëve dy ditë më vonë dhe u konfirmua për Veliajn. Gjykata ndryshoi masën e sigurisë për bashkëshorten Ajola Xoxa nga arrest shtëpie në detyrim paraqitjeje pas kërkesave të avokatëve për nevojnë që ajo të kujdesej për një fëmijë të mitur.

Veliaj dhe Xoxa mohojnë akuzat dhe janë deklaruar publikisht të pafajshëm.

Krahas Veliajt dhe Xoxës, prokuroria ngriti akuzë ndaj deputetes socialiste Klotilda Bushka për “veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës” pasi mblodhi prova për veprime aktive nga ana e saj në dëm të hetimeve. Bushka ka mohuar publikisht akuzat.

 

Lexo më shumë:

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

‘Protagonizmi tragjik’ i kryeministrit Rama pas arrestimit të Erion Veliajt

Shteti kundër shtetit: Policia akuzohet për shkelje të ligjit në protestën e mbështetësve të Veliajt

Biznesmeni financoi udhëtimin ‘luksoz’ të Veliajt për të siguruar lejen e ndërtimit

Erion Veliaj dyshohet se i dha leje ndërtimi për pallat fisit të Ajolës

Kompanitë dhe OJF-të e dyshuara për ryshfete përfituan 89 milionë euro nga Bashkia Tiranë

Etiketa: Edi RamaZgjedhje 2025
Tjetri
Gjyqtari i Fierit Vladimir Cjapi kanoset nga i forti qytetit, Arben Isufaj

Gjyqtari i Fierit Vladimir Cjapi kanoset nga i forti qytetit, Arben Isufaj

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.