AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Blog

Bagëti e propagandë

Duke i uruar suksese Neomalsores Marjana Koçeku për mandatin e deputetes, dëshiroj gjithashtu t’i bëj me dije se, për momentin, ajo nuk është përfaqësuese e popullit të Malësisë në parlament, por, dukshëm është përfaqësuese e Edi Ramës te populli i Malësisë, ndërsa fotoja e saj me një kec është asgjë më shumë se sa një ushtrim propagande.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
18:41 | 14/03/2025
në Blog, Zgjedhje 2025
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Marjana Koçeku, e renditur e para në listën e mbyllur të kandidatëve të Partisë Socialiste për Shkodrën. Foto: Facebook.

Në vitin 29 p.e.s., poeti romak Virgjili, i njohur sot më së shumti për epikën në vargje Eneida, botoi një poemë tjetër, e cila quhet Gjeorgjika, ose Bujqësia, sepse rastësisht qëllon që emri i autorit të këtij shkrimi në greqishten e vjetër do të thotë bujk. Eneida është e njohur për shqiptarët për shkak se Henrik Lacaj i  hyri punës drithëruese të sjelljes së saj në shqip, ndërsa Gjeorgjika, vepra e dytë e madhe e Virgjilit, me sa kam dijeni, nuk është sjellë kurrë.

Gjeorgjika ka rëndësi të madhe në historinë e njerëzimit për shkak se, për aq sa dihet, është hera e parë që ndërgjegjja shpirtërore e botës, që është letërsia, e sheh bujqësinë dhe blegtorinë, bujkun dhe blegtorin, si dhe punën me baltë e me bajga, jo me përbuzjen e zakonshme që i rezervohet kësaj pjese të shoqërisë nga elitat, por si një idil, një ëndërr, një botë e paqme që përfaqëson lirinë, pavarësinë nga autoriteti, dinjitetin.

Një nga rrëfenjat e përfshirë në poemë flet për një ish-pirat, tashmë i moshuar, me ditët e tij të plaçkitjes dhe dhunimit pas krahëve, duke u kujdesur për të mbjellat e veta, ekspert në hortikulturë dhe bletari. Ai i përshkruan këto të mira të thjeshta si po aq madhështore sa pasuritë e mbretërve.

Virgjili ishte gjithashtu një poet oborri. Poema e tij Eneida u financua nga themeluesi i sundimit me një njeri në Romë, Augusti. Eneida rrëfen përrallën që romakët i treguan vetes për origjinën mitike të vetes dhe pushtetit të tyre. Një histori që nis me arratisjen e heroit legjendar Enea nga Troja në flakë, braktisjen e dashurisë së tij për hatër të fatit të paracaktuar për famë dhe pushtet dhe themelimit të Romës, për të përfunduar me sundimin e Augustit.

Edhe supozimi i tij që, kur je bujk a blegtor, të jep mundësinë të mos e çash kokën për të parë në mënyrë pyetëse se kush është njeriu që po sundon dhe se si po e bën punën e menaxhimit të të mirave të përbashkëta ky që është në krye, është qartazi një model propagande. Augusti të ka dhënë mundësinë që të jesh i lirë me delet e me dhitë e tua, kështu që mos e vrit mendjen se nuk është puna jote se kush qeveris e si qeveris.

Struktura e Eneidës u përdor shekuj më vonë nga Marin Barleti për të sjellë Historinë e Skënderbeut diçka që u vërejt nga studiuesja daneze Minna Skafte Jensen.

Nejse!

Ndjenjat njerëzore që zbuloi Virgjili mbi dy mijë vjet të shkuara dhe dëshirat e njeriut për bollëk dhe liri dhe gjetja e realizimit të këtyre dëshirave te bujqësia e blegtoria janë bërë përgjatë të gjithë historisë, shënjestër e propaganduesve.

Idilizimi i bujqësisë nga Virgjili dhe të shumtë më pas tij, vështirë se i mbijeton dot këndvështrimit kritik të përdorimit të ndjenjave njerëzore për propagandë. Për shembull, një fotografi keci përcjell ndjenjat e rinisë, gjallërisë, jetës së lumtur dhe mungesës së nevojës për mendime të komplikuara. Ajo që nuk shfaqet në foto është që, me gjasa, disa muaj pasi kjo foto të jetë bërë, keci në fjalë do jetë therur për t’u ngrënë. Por propaganduesit kanë pasur gjithnjë e më shumë efekt në jetët e njerëzve  duke nisur nga shekulli i njëzetë, kur, mbi të gjitha, Mussolini, përdori radion për të përcjellë propagandën e vet brenda shtëpisë së çdo qytetari, ndërsa rrjetet sociale dhe celulari sot mundësojnë që propaganda të depërtojë jo thjeshtë brenda shtëpisë, por edhe në krevat apo hale. Në krahasim me këtë, leximi i Virgjilit nga popullsia përgjithësisht analfabete e botës së lashtë ngjan si një ushtrim propagande tmerrësisht i ngathët.

Të qenit bujk nuk të sjell doemos çlirim nga sikletet njerëzore, sepse sërish mund të biesh në varfëri, të sëmuresh e të kesh nevojë për ilaçe e mjekësi. Në mënyrë kyçe, të qenit fermer, pavarësisht se jetesën e ke të lidhur me tokën, nuk të çliron nga nevoja që çdo anëtar i një trupe politike, qoftë bujk, qoftë inxhinier avionësh, të shohë me vëmendje se kush po qeveris dhe si po qeveris, nëse po shpërdoron paratë që nevojiten për të mbuluar këto sikletet si rrugë, ujë, kanalizime, kujdes shëndetësor, shkolla e përkujdesje sociale, duke i futur në xhep apo duke i bërë vila të njëpasnjëshme.

Mussolini ishte ai që, pasi një kënetë u tha, (nuk duhet ta harrojmë që këneta u tha me paratë dhe punën e italianëve), ai u shfaq në telekronikat televizive duke korrur drith, pra duke siguruar bukën për popullin. Dhe në vitet 1970 e 1980, sundimtarët komunistë shqiptarë u përpoqën të rinonin veten duke rekrutuar disa fermere dhe blegtore nga fshati drejtpërsëdrejti për në Byronë Politike, një strukturë që në atë kohë ishte ekuivalenti i parlamentit të sotëm.

Kur Lenka Çuko u bë anëtare e Byrosë Politike në vitin 1971, ajo ishte 33 vjeç. Edhe ajo u  mor nga fshati, jetoi gjatë të gjithë kohës me sharje, fyerje dhe tallje për fillesat modeste të karrierës së saj, sqaroi në një intervistë se nuk kishte qenë mjelëse, siç përbuzej rëndom nga elita ish-proletare e kohës, por “bujkeshë”. Rekrutimi nga fshati vështirë se ndryshoi gjë në strukturën qeverisëse, as nuk ndaloi dhunimin, burgosjen e internimet dhe as nuk solli ndonjë përmirësim në nivelin e jetesës.

Deputetja më e re e Kuvendit të Shqipërisë pritet të jetë Marjana Koçeku, e cila është njohur në median sociale si blegtore. Ajo deklaroi se dëshiron të përfaqësojë bashkësinë e Dukagjinasve dhe zgjodhi, në mënyrë shumë simbolike, të përdorë gegnishten në deklaratën e parë.

Një gjë është mirë t’ia kujtojmë znj. Koçeku dhe të gjithë deputetëve të të gjitha partive, deputetë që sakaq janë bërë të tillë pavarësisht se zgjedhjet nuk janë bërë ende, është që kjo puna e përfaqësimit të një bashkësie, qoftë ajo fshatare apo qytetare, gegë apo toskë, me dhi apo me mercedezë, është pak më e komplikuar se sa kaq. Sepse deputetët në Republikën e Shqipërisë emërohen dhe nuk zgjidhen.

Gjithsesi, secili nga këto deputetë, përfshirë edhe znj. Koçeku, i ka mundësitë që, duke nisur nga sot, meqë letrat janë depozituar sakaq në KQZ dhe nuk mund të zhbëhen, të bëhen përfaqësues të denjë, jo vetëm e malsorëve të Dukagjinit, por të të gjithë shqiptarëve, duke u ngritur për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, duke mos toleruar korrupsionin, duke respektuar shtetin e së drejtës dhe mbi të gjitha, duke pyetur kryetarët që i kanë emëruar për deputetë se pse nuk ka ilaçe te onkologjiku, pse rrugët janë të shkatërruara, pse vendi është ndarë me llokma për oligarkët.

Si deputete e emëruar në zonën e Shkodrës, znj. Koçeku mund ta nisë mbarë duke vajtur një ditë aty në brinjë të katedrales në qytetin e Shkodrës, ku një menzë e kishës që quhet “Buka e Shna Ndout” i ofron të varfërve një vasketë të vogël supe, e një copë fare të vockël bukë. Me aq sa marr me mend, supa në fjalë duhet të kushtojë rreth 20 apo 30 lekë, ndërsa copa e bukës, rreth 10 lekë.

Znj. Koçeku mundet të bëhet përfaqësuese e të gjithë shqiptarëve në rast se shkon te ai që e ka emëruar për ta pyetur se pse, në vitin 2025, në Shqipëri, ka njerëz që kanë nevojë për një vakt falas që nuk kushton as një gjysmë euro, e madje janë dukshëm të uritur edhe për kaq, në një qytet ku as 100 metra më larg planifikohet të ndërtohet një kullë Babeli. Deri sa ta bëjë këtë apo gjëra të tilla, ajo nuk është përfaqësuese e Dukagjinit në parlament, por është e deleguara e Edi Ramës në Dukagjin.

 

Etiketa: Bashkia e ShkodresEdi RamaKuvendi i ShqiperiseLista e deputeteveMarjana KoçekuPartia Socialiste
I mëparshmi

Punimet në Shushicë rifillojnë pavarësisht protestave të banorëve

Tjetri

Remitanca, por jo vota: Emigrantët nga Kukësi shfaqin pak interes për zgjedhjet

Tjetri
Remitanca, por jo vota: Emigrantët nga Kukësi shfaqin pak interes për zgjedhjet

Remitanca, por jo vota: Emigrantët nga Kukësi shfaqin pak interes për zgjedhjet

ilir meta ne gjkko

SPAK përmbyll parashtrimet në çështjen penale ndaj Ilir Metajt e Monika Kryemadhit

21:30 | 18/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Pëllumb Gjoka dënohet me 6 vjet burg për sigurim të kushteve për vrasje

18:12 | 18/06/2026
KPA

KLGJ emëron anëtarët e KPA-së në Apel

17:46 | 18/06/2026
pasja1000 money 3125419 1 1536x864

Raport: Profesionistët ligjorë dhe financiarë lehtësojnë pastrimin e parave në Ballkanin Perëndimor

14:35 | 18/06/2026
Ish-kryeministri Sali Berisha përballet me SPAK për dosjen “Partizani”

Pas heqjes së sanksioneve nga SHBA-ja, a është “rikthyer” vërtet Sali Berisha?

13:18 | 18/06/2026
shkolla e rindertuar edith durham ne tirane. foto nensi bogdani

Shkolla e rindërtuar “Edith Durham” nuk ka klasa të mjaftueshme për nxënësit

12:27 | 18/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.