AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Punimet në Shushicë rifillojnë pavarësisht protestave të banorëve

Punimet për ujësjellësin e kontestuar në Shuchicë kanë rifilluar, pavarësisht protestës së banorëve të Kuçit dhe fshatrave përreth. Banorët thonë se megjithëse presin prej kohësh sqarime, autoritetet u shmangen përballjeve me ta.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
08:24 | 14/03/2025
në Artikull kryesor, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Banorët e fshatrave të lumit të Vlorës protestuan në mbrojtje të lumit Shushica më 24 Shkurt 2024. Foto: Nensi Bogdani.

Pas ndërprerjes së punimeve në janar për shkak të protestave të banorëve, kompania që po ndërton ujësjellësin e Himarës në Shushicë i ka rifilluar sërish punimet të mërkurën, më 12 mars, pavarësisht se ka një padi në gjykatë dhe banorët e 30 fshatrave të lumit të Vlorës e kundërshtojnë projektin.

“Ishin ndërprerë punimet për një kohë dhe u kishte skaduar leja për punime nga bashkia e Himarës. Para gati një jave kanë marrë prapë leje, pavarësisht se ne e kemi kundërshtuar me forcë këtë histori”, tha Astrit Balilaj, banor i zonës.

Balilaj i tha BIRN se të mërkurën spontanisht, 40-50 banorë që ishin mbledhur në Kuç për probleme të tyre, përfshi ujësjellësin e papërfunduar të fshatit u përballën me punonjësit e kompanisë dhe u kërkuan të largohen.

“Ishte spontane. Gjetëm punonjësit që punonin dhe u thamë që duam të bisedojmë dhe jemi në pritje të përgjigjeve dhe sqarimit nga shteti dhe u kërkuam që të ndalonin punimet që të mos bëjmë konflikt. U thamë hiqni mjetet derisa ne ta zgjidhim këtë problem”, thotë Balilaj. Ai tregon se punonjësit kontaktuan me eprorët dhe me policinë dhe më pas u larguan dhe morën edhe mjetet.

Por sipas tij, lëvizja ishte vetëm për të shmangur përballjen me banorët. Ai thotë se kompania u kthye sërish të punonte të enjten më 13 mars dhe se këtë herë ishte e shoqëruar me polici.  “Sot vumë re që sot vazhdonin punë dhe kishte edhe prani të forcave të policisë”, tha ai. Ai tha se nuk ka pasur protestë të re, por shtoi se banorët e zonës prej muajsh presin sqarime dhe informacion, por autoritet as kanë marrë pjesë në takimet e organizuara prej tyre as i kanë ftuar t’i dëgjojnë.

Balilaj thotë se ata kundërshtojnë projektin pasi tubacionet që po vendosen dëshmojnë se sasia e ujit që do merret është shumë më e madhe nga premtimet me fjalë. Sipas tij me gojë banorëve u është premtuar që do merret vetëm 1/3 e ujit dhe se në pikën e kontrollit të punësohet një banorë i zonës, por në praktikë tubacioni nuk ndryshon. Sipas tij teoria e punësimit të një banori për të kontrolluar rrjedhën e ujit që merret është tallje.

“Duket sikur po tallen me ne. Minimalisht shteti duhet të vijë dhe duhet të na thërrasë neve dhe të na sqarojnë e të bien dakord për një zgjidhje ndryshe ne jemi të dëtyruar të vazhdojmë protestat”, tha ai.

Aktivistja e mjedisit nga Eco Albania, Besjana Guri i tha BIRN këmbëngulja për të vijuar punimet ndërsa nuk janë zgjidhur kundërshtitë është e papranueshme.

“Përpjekjet e vazhdueshme për të shtyrë përpara këtë projekt, pavarësisht kundërshtimit të qartë nga komuniteti dhe ekspertët, janë të papranueshme. Shushica është pjesë e Parkut Kombëtar të Lumit të Egër Vjosa dhe marrja e ujit nga burimi i kryesor i saj cënojnë integritetin e tij dhe biodiversitetin e zonës. Ne qëndrojmë të bashkuar me banorët këtë betejë”, tha Guri.

Shushica është një nga dy lumenjtë tributarë të lumit Vjosa, që në mars të vitit 2023 u shpall park kombëtar. Projekti i ujësjellësit të Himarës parashikon devijimin e ujit nga burimi i lumit të Shushicës për ta kanalizuar atë nëpërmjet një tubacioni 17 km drejt bregdetit të Himarës në mënyrë që të përmbushë kërkesat e turizmit masiv.

Banorët ndërkohë ngrenë dyshime se tubacionet në përmasa të mëdha, nuk po instalohen thjesht për ujësjellësin, por mund të përdoren për hidrocentrale. Në dhjetor të vitit që shkoi Gjykata Administrative rrëzoi planet për 4 HEC-e në këtë lumë, pas ankimit prej banorëve dhe organizatave të mjedisit. Projektet për HEC-e u miratuan 3 vjet më parë.

Etiketa: Astrit BalilajBesjana GuriEco AlbaniaMbrojtja e mjedisitParku Kombetar i VjosesProtesta e banoreveShushicaUjësjellësi i Himarës
I mëparshmi

KPA njihet me parashtrimet në çështjen e gjyqtares Mirela Mishgjoni

Tjetri

Bagëti e propagandë

Tjetri
Bagëti e propagandë

Bagëti e propagandë

gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.