AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Profili anonim në Facebook shpërndan dezinformim kundër partisë “Mundësia”

Një profil anonim në Facebook po shpenzon para për të shpërndarë materiale që targetojnë drejtuesin e partisë “Mundësia”, Agron Shehaj. Përdorimi postimeve të financuara në rrjete sociale nga palë të paidentifikuara, rikthen shqetësimin për mungesën e rregullimeve ligjore për palët e treta në fushatë.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
16:35 | 01/04/2025
në Lajme, Zgjedhje 2025
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Profili anonim në Facebook që sulmon kreun e partisë “Mundësia”, Agron Shehaj.

Një profil anonim, i krijuar në vitin 2017 dhe i riemërtuar “Taqo Loco”, po paguan prej një jave sulme të shpërndara në rrjetet sociale kundër drejtuesit të partisë “Mundësia’, Agron Shehaj.

Të martën, dy postime, një video dhe një kolazh fotosh kundër Shehajt kishin marrë mbi 100 komente dhe qindra pëlqime.

Materiali video i shpërndarë si “Reels” në Facebook më 26 mars dhe për të cilin po reklamohet shpërndarja prej 31 marsit, kishte rreth 180 mijë shikime. Në video, deputeti Shehaj, i cili u nda nga Partia Demokratike për të krijuar lëvizjen e re “Mundësia”, sulmohet me informacione të paverifikuara dhe paraqitet si i ngjashëm me kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj.

Materiali i dytë është një kolazh me foto të Shehajt, në krah të Lulzim Bashës, Sali Berishës, Erion Veliajt dhe Belinda Ballukut. Me foto të nxjerra jashtë kontekstit, materiali e akuzon Shehaj pa prova se ka mashtruar pensionistë në Itali.

“Këto janë shpifje të paguara me burim financiar të dyshimtë, që meriton hetim nga autoritetet përkatëse”, tha Erald Kapri, një prej themeluesve të partisë “Mundësia” dhe kandidat për deputet i kësaj force.

Kapri tha se kjo është një mënyrë e vjetër e të bërit politikë, pavarësisht se përdor mjete të reja si rrjetet sociale. “Kjo është mënyra e vjetër e të bërit politikë, ku politikanë të korruptuar nuk kanë asnjë problem të përdorin paratë që u kanë vjedhur qytetarëve shqiptarë për të ndaluar ndryshimin,” tha Kapri.

Kjo nuk është hera e parë që forca politike targetohen nga profile anonime që përdorin para për të propaganduar kundër tyre. Profile të ngjashme u përdorën për të sulmuar Lëvizjen Bashkë, ndërsa është e paqartë se kush fshihet pas tyre dhe kush e financon reklamimin.

Përfshirja financiarisht në fushatë elektorale e palëve të treta nuk është e rregulluar me ligj në Shqipëri dhe është një nga shqetësimet e ngritura prej ekspertëve të OSBE-ODIHR.

Në një intervistë të dhënë në dhjetor për Zërin e Amerikës, ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Michel Tarran shprehu shqetësim për mungesë të rregullimit për përfshirjen në fushatë të palëve të treta, që sipas tij ndërhyjnë në jetën e brendshme politike të Shqipërisë.

 

Etiketa: Agron ShehajErald KapriFushate dezinformimiOSBE-ODIHRPartia MundësiaZgjedhjet e 11 majit
I mëparshmi

Integrimi Evropian, një dekadë në thuajse vendnumëro

Tjetri

Trump kundër Evropës

Tjetri
Po sikur Trump t’i mbajë premtimet e tij?

Trump kundër Evropës

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.