AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

I dërgoi babait para në Siri, dënohet me 4 vjet burg

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë e gjeti fajtor Muhamet Manollarin për dërgimin e një shume monetare të atit në Siri në kohën që ky i fundit ishte bashkuar me organizatën terroriste, ISIS dhe e dënoi atë me 4 vjet burg.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
19:26 | 15/04/2025
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Altin Hajri dënohet me burgim të përjetshëm për zhdukjen e Jan Prengës
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Foto: LSA

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë vendosi të martën më 15 prill deklarimin fajtor dhe dënimin me 4 vjet burg të Muhamet Manollarit, i akuzuar se i dërgoi një shumë parash të atit në Siri në kohën që ky i fundit ishte bërë pjesë e organizatës terroriste ISIS.

Gjykimi ndaj Manollarit u krye me procedurën e zakonshme, prej nga ai u gjet fajtor për veprën penale “Kryerja e shërbimeve dhe veprimeve me persona të shpallur”, që përcakton se dhënia e fondeve dhe pasurive të tjera personave ndaj të cilëve zbatohen masa kundër financimit të terrorizmit, dënohen me burgim nga katër deri në 10 vjet. Ekzekutimi dënimit kryhet kur vendimi merr formën e prerë.

Prokuroria e Posaçme, SPAK i përfundoi hetimet ndaj Manollarit në mars të vitit të kaluar. Sipas SPAK, babai i të pandehurit Muhamet Manollari, Mehdi Manollari është larguar në maj të vitit 2013 nga Shqipëria për në Siri, duke u bërë pjesë e organizatës “ISIS”, e listuar si organizatë terroriste nga Këshilli i Sigurimit të Organizatës të Kombeve të Bashkuara. Në nëntor të vitit 2016, Mehdi Manollari është futur në listën kombëtare të personave të shpallur për financim të terrorizmit.

Nga hetimet ka rezultuar se në nëntor të 2018-ës, i pandehuri Muhamet Manollari ka transferuar nëpërmjet një institucioni që ofron shërbime të transfertave monetare shumën prej 864 euro në favor të një shtetasi sirian, me qëllim për t’ia dërguar babait të tij Mehdi Manollari, i cili në atë kohë ndodhej në Siri.

Sipas SPAK, i pandehuri për të dërguar këtë shumë parash, nuk kishte përdorur emrin e tij, por një kartë identiteti në emër të një shtetaseje, e cila e kishte raportuar atë të humbur, kohë para kryerjes së transaksionit. Po ashtu, shuma monetare nuk është dërguar në mënyrë të drejtëpërdrejtë babait të të pandehurit, por një personi tjetër të referuar prej tij.

 

Etiketa: Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarISISMehdi ManollariMuhamet ManollariSiri
I mëparshmi

‘Toyota Auris’: SPAK kërkon 3 vjet burg për prokurorin Aurel Zarka

Tjetri

Si mund t’i lexojmë sondazhet?

Tjetri

Si mund t’i lexojmë sondazhet?

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.