AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

‘Toyota Auris’: SPAK kërkon 3 vjet burg për prokurorin Aurel Zarka

Prokuroria e Posaçme kërkoi shpalljen fajtor të ish-kreut të Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka dhe dënimin e tij përfundimtar me 3 vjet burg për veprat penale të korrupsionit dhe ndikimit të paligjshëm ndaj kolegëve në sistemin e drejtësisë për të lehtësuar pozitat e të pandehurve në çështjen e "Toyota Auris".

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
18:13 | 15/04/2025
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ish-prokurori Aurel Zarka në KPK | Foto; LSA.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, paraqiti të martën më 15 prill parashtrimet përfundimtare në çështjen penale ndaj ish-kreut të Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka, duke kërkuar deklarimin e tij fajtor për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm në çështjet penale që lidhen me dosjen e quajtur “Toyota Auris” të hetuar në Tiranë, si dhe në çështje të tjera penale të prokurorisë që ai drejtonte. Po ashtu, u kërkua dënimi i tij përfundimtar me 3 vjet burg, ndërkohë që mbrojtja kërkoi kohë për përgatitjen e kundërshtimeve.

Dosja penale në ngarkim të Zarkës, ish-oficeres së policisë gjyqësore, Eriona Daupaj, avokatit Radovan Çela dhe biznesmenit Astrit Vladi, u dërgua për gjykim në fillim të muajit janar, ndërkohë që u nda çështja për të hetuar në vijim prokurorët, gjyqtarët apo funksionarët e tjerë të drejtësisë që dyshohet se lehtësuan akuzat për këto dosje. Hetimet ndaj Zarkës dhe të pandehurve të tjerë u nisën bazuar në të dhënat e administruara nga aplikacionet SKY ECC.

Sipas prokurorisë, është provuar fakti se katër të pandehurit në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në disa raste, kanë ofruar dhe kanë premtuar përfitime të parregullta për të ushtruar ndikim te funksionarë të drejtësisë; sipas episodeve dhe akuzave respektive për secilin prej tyre.

Në vitet 2019 – 2020 kur janë kryer veprimet e kundraligjshme, Zarka ka qenë në funksionin e prokurorit në Prokurorinë e Vlorës, e pandehura Eriona Daupaj ka qenë oficere e policisë gjyqësore në ish-Prokurorinë e Krime të Rënda dhe më pas në SPAK, ndërsa i pandehuri Radovan Çela ka qenë në cilësinë e mbrojtësit të shtetasit Alfred Vladi në çështjen “Toyota Auris” – procedim që u regjistrua pas bllokimit në portin e Durrësit në qershor të vitit 2018 të 3.4 milionë eurove të thata të fshehura në dy makina të përdorura dhe të importuara nga Belgjika.

Seanca për Zarkën filloi dy orë me vonesë të martën. Kryesuesi i trupës gjykuese, gjyqtari Erjon Çela pohoi se seanca filloi disa minuta me vonesë për arsye se një prej anëtarëve të trupit gjykues, gjyqtari Bib Ndreca, ishte në disa seanca të tjera të njëpasnjëshme që zgjatën tej afateve të parashikuara. Anëtarja tjetër e trupës është gjyqtarja Rudina Palloj.

I pandehuri Zarka kërkoi gjykim të shkurtuar në seancën paraprake, kërkim që u konfirmua të martën prej përfaqësuesit ligjor të tij, avokatit Julian Mërtiri. Gjykata vërejti se Zarka ka lëshuar prokurorë të posaçme për avokatin Mërtiri, për ta përfaqësuar me të gjitha tagrat, në prani dhe në mungesë të tij. Gjykimi ndaj Zarkës filloi i veçuar, pasi ishte i vetmi prej katër të pandehurve që nuk iu shmang arrestimit në korrik të vitit të kaluar, si dhe nuk ankimoi masën e sigurimit personal “arrest në burg” të caktuar ndaj tij.

Më 5 mars, u vetëdorëzua në polici dhe i pandehuri tjetër, avokati Radovan Çela për të cilin pritet të fillojë gjykimi në vijim, ndërsa për dy të tjerët që janë ende në arrati është pezulluar çështja për një vit.

Prokurori i SPAK, Klodian Braho paraqiti fillimisht rrethanat për të cilat akuzohet Zarka. Sipas Brahos, nga analizimi i përmbajtjes së komunikimeve të kryera nëpërmjet aplikacionit SKY ECC, provohet se Zarka në cilësinë e prokurorit ka kërkuar përfitime të parregullta për një çështje në Vlorë, me qëllim për të favorizuar të gjykuarit në një dosje penale. Për këtë episod, Zarka akuzohet për veprën penale “korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë.

Sipas Brahos, në rastin e një vendimi për mosfillim të procedimit penal të vitit 2020 në Prokurorinë e Vlorës, Zarka ka premtuar ushtrimin e ndikimit tek prokurori i çështjes, përkundrejt përfitimeve materiale. Në këtë rast, Zarka akuzohet për “ushtrim ndikimi të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Prokurori Braho evidentoi gjithashtu se, në lidhje me episodin e zëvendësimit të masave të sigurimit personal “arrest në burg” ndaj Alfed Vladit etj, provohet se e pandehura Eriona Daupaj ka kërkuar dhe marrë 10 mijë euro nga i pandehuri Radovan Çela, me premtimin se do të ushtronte ndikim të paligjshëm te drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës në atë kohë, Elizabeta Imeraj dhe nëpërmjet saj, te dy prokurorët e çështjes, me qëllim favorizimin e të proceduarve të çështjes “Toyota Auris”, duke u lehtësuar masat.

Braho konstatoi se nga analizimi bisedave të mëvonshme të të pandehurve, krijohet bindja se veprimet e Daupajt për të ushtruar ndikim tek prokurorët e çështjes dhe drejtuesja e Prokurorisë, janë kryer në bashkëpunim me Zarkën. Daupaj dhe Zarka akuzohen lidhur me këto rrethana për “ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim.

Në vijim, Braho parashtroi se nga aktet provohet se në lidhje me procedurën e dërgimit në gjyq të çështjes “Toyota Auris”, biznesmeni Astrit Vladi dhe avokati Radovan Çela i kanë dhënë të pandehurës Eriona Daupaj 50 mijë euro, me qëllim që kjo shumë monetare t’i jepej Elizabeta Imerajt në cilësinë e drejtueses së Prokurorisë së Tiranës, për të ndikuar te prokurorët e çështjes që të përfundonin hetimet në një kohë sa më të shkurter dhe të favorshme për procedimin në ngarkim të Alfred Vladit dhe të pandehurve të tjerë.

Sipas Brahos, në këtë shumë monetare përfshihet dhe vlera prej 10 mijë euro që Daupaj e ka kërkuar dhe e ka marrë për t’ia dhënë Elizabeta Imerajt, me qëllim që kjo e fundit të ndikonte te punonjës së Gjykatës së Tiranës në momentin e shortimit të çështjes penale, në mënyrë që t’i caktohej njërit prej dy gjyqtarëve të dakordësuar.

Në një episod lidhur me procedimin pasuror të të hetuarve në çështjen “Toyota Auris”, Zarka akuzohet për korrupsion aktiv, pasi sipas SPAK, ai së bashku me avokatin Radoval Çela dhe biznesmenin Astrit Vladi, kanë bashkëpunuar për t’i dhënë përfitime të parregulta Daupajt, që të favorizonte të subjektet e hetimit pasuror.

Po ashtu u parashtrua nga SPAK se, të pandehurit e tjerë në këtë çështje, e përmendin Zarkën si personin me të cilin ata bashkëpunojnë në kryerjen e veprimeve, i cili ka pasur biseda dhe kontakte direkte me Elizabeta Imerajn dhe prokurorin e çështjes “Toyota Auris”, Erjon Imeraj.

Tjetër episod që u parashtrua nga Braho në seancë kishte të bënte me bisedat e të pandehurve, prej nga evidentohej se biznesmeni Vladi dhe avokati Çela i kanë dhënë Zarkës 10 mijë euro, me qëllim që kjo shumë t’i jepej Erjon Imerajt, në cilësinë e prokurorit të çështjes “Toyota Auris”.

Ish-drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elizabeta Imeraj mohoi çdo lidhje apo ndikim në një komunikim me BIRN.

“Gjatë gjithë punës time, qoftë në funksionin e prokurorit apo dhe në atë të drejtuesit të Prokurorisë, në ushtrimin e detyrave funksionale, raporti ka qenë vetëm me ligjin. Askush dhe në asnjë moment kohor dhe për asnjë lloj çështjeje, nuk ka patur asnjë lloj ndikimi,” u përgjigj Imeraj përmes një mesazhi në aplikacionin Whatapp.

“Drejtuesi i Prokurorisë, në bazë të legjislacionit procedural s’ka asnjë lloj kompetence për të ndikuar mbi vendimarrjen e prokurorëve që ndjekin çështjen në pavarësi të plotë sipas ligjit. Nuk ka patur asnjë lloj ndikimi nga askush dhe tek askush, përsa më pyesni në mënyre direkte”, shtoi Imeraj.

Edhe prokurori i Tiranës, Erjon Imeraj mohoi të kishte pasur kontakte të këtij lloji. “Këto fakte i kam mësuar nga media dhe nuk kam patur kontakte të këtij lloji me personat që po më përmend apo me persona të tjerë. Unë bëj vetëm punën e prokurorit dhe e bëj me përgjegjësi maksimale!,” tha prokurori Erjon Imeraj.

Pas pranimit të gjykimit të shkurtuar, gjykata u kërkoi palëve paraqitjen e bisedimeve dhe kërkimeve përfundimtare. Prokurori Klodian Braho deklaroi se u qëndronin parashtrimeve dhe kërkoi deklarimin fajtor të Zarkës, si dhe dënimin e tij për korrupsion aktiv dhe pasiv, si dhe ndikim të paligjshëm të kryer në disa raste dhe në bashkëpunim, duke kërkuar dënimin e tij në total me me 4 vjet e 6 muaj burgim. Në aplikim të gjykimit të shkurtuar, Braho kërkoi dënimin përfundimtar të Zarkës me 3 vjet heqje lirie.

Avokati Julian Mërtiri kërkoi kohë për përgatitjen e konkluzioneve përfundimtare dhe seanca u shty për më datë 5 maj, në orën 09:00.

Kodi Penal parashikon dënime me burgim nga 3 deri në 10 vjet burg për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”; si dhe  dënime deri në 4 vjet për korrupsion aktiv apo ushtrim të ndikimit të paligjshëm.

Etiketa: Aurel ZarkaElizabeta ImerajErjon ImerajKlodian BrahoKorrupsioni pasivSPAKToyota AurisUshtrimi i ndikimit te paligjshem
I mëparshmi

Tension në kampin e emigrantëve të deportuar në Gjadër

Tjetri

I dërgoi babait para në Siri, dënohet me 4 vjet burg

Tjetri
Altin Hajri dënohet me burgim të përjetshëm për zhdukjen e Jan Prengës

I dërgoi babait para në Siri, dënohet me 4 vjet burg

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.