AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Ministrja Balluku i përdor faqet e institucioneve si ‘mur’ për posterat e fushatës

Premtimet elektorale të ministres dhe kandidates socialiste, Belinda Balluku shpërndahen brenda një kohe të shkurtër nga faqet zyrtare të Ministrisë së Infrastukturës dhe institucioneve të varësisë në rrjetet sociale, pavarësisht se praktika ndalohet nga Kodi Zgjedhor dhe një rregullore e KQZ.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
19:17 | 18/04/2025
në Analiza, Artikull kryesor, Zgjedhje 2025
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Zv/kryeministrja dhe ministrja për Infrastrukturën dhe Energjinë, Belinda Balluku gjatë një mitingu të organizuar në sheshin Skënderbej, për çeljen e fushatës zgjedhore të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 majit. | Foto: LSA

Mëngjesin e së enjtes në orën 9:56, ministrja e Infrastrukturës dhe drejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Belinda Balluku, shpërndau nga faqja e saj në Facebook një poster me premtime elektorale.

“Brenda mandatit të katërt. Bypassi i Elbasanit. Bypassi i Sarandës,” shkruhet me kapitale në një sfond me ngjyrë vjollcë, mbi foto që paraqesin makineri në punë. Në poster shtohet: “Shqipëria 2030” dhe “#PartiaSocialiste”.

Dy minuta më vonë, i njëjti postim u nda nga faqja zyrtare e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës, MEI. Në minutat dhe orët që pasuan, faqe të tjera zyrtare në Facebook dhe Instagram të institucioneve të varësisë së Ministrisë së drejtuar nga Balluku shpërndanë të njëjtin postim.

BIRN gjeti se posteri elektoral u nda nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, Task Forca e Transportit Rrugor, Agjencia Shtetërore për Shpronësim dhe Albgaz, një kompani 100 për qind publike në varësinë e MIE. Ai u pëlqye gjithashtu nga Autoriteti i Aviacionit Civil dhe Spitali Memorial Fier.

Faqet zyrtare të institucioneve publike në varësinë e ministres Belinda Balluku po shërbejnë si një mur për posterat virtualë të fushatës së saj elektorale, edhe pse Kodi Zgjedhor dhe një rregullore e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve e ndalojnë kategorikisht këtë praktikë, duke e konsideruar “përdorim të burimeve publike në mbështetje të subjekteve zgjedhore”.

Për ekspertët e shoqërisë civile që monitorojnë përdorimin e administratës publike në fushatë, këto postime bëhen në shkelje të legjislacionit dhe janë tregues i funksionimit të “partisë-shtet”.

“Këto postime apo ripostime, edhe pse në mënyrë të tërthortë, bëhen qartazi për qëllime politike, pasi i rrisin dukshmërinë në rrjetet sociale titullarit të institucionit si dhe krijon në publik perceptimin mbi njësimin e shtetit me një parti të caktuar politike,” tha Dhimitër Zguro, aktivist pranë organizatës “Qëndresa Qytetare”.

Zguro theksoi se veprime të tilla binin ndesh edhe me një rregullore të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, por shtoi se ato tolerohen për shkak se institucionet nuk sanksionohen.

“Për shkak të praktikës administrative të këtij organi, duket sikur institucionet nxiten që të postojnë apo ripostojnë postime me përmbajtje politike apo elektorale, për shkak të mungesës së sanksioneve, duke qenë se Komisioneri mjaftohet me fshirjen e postimeve, duke e konsideruar të përmbushur qëllimin e ligjvënësit për ndalimin e shpërdorimit të burimeve publike”, tha Zguro.

 

1 nga 5
- +

1. Poster elektoral i PS-së shpërndarë nga institucione në varësi të Belinda Ballukut

2. Poster elektoral i PS-së shpërndarë nga institucione në varësi të Belinda Ballukut

3. Poster elektoral i PS-së shpërndarë nga institucione në varësi të Belinda Ballukut

4. Poster elektoral i PS-së shpërndarë nga institucione në varësi të Belinda Ballukut

5. Poster elektoral i PS-së shpërndarë nga institucione në varësi të Belinda Ballukut

Një përfaqësuese e kompanisë publike “Albgaz”, që u përgjigj në numrin publik të kontaktit, këmbënguli që shpërndarja e posterit ishte gabim.

“Duhet të jetë postuar gabimisht. Më lër kohë të rakordoj,” i tha ajo këtij gazetari, ndërkohë që pak minuta pas bisedës telefonike, postimi u fshi.

Florion Serjani, këshilltar për Median dhe Komunikimin i Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, i tha BIRN po ashtu se postimi në fjalë ishte gabim dhe se për këtë do merreshin masa. Por ai këmbënguli se postimet e tjera, ku fushata nuk përmendet specifikisht, ishin pjesë e punës së përditshme të institucioneve dhe ishin diçka që kryhej prej vitesh në vazhdimësi.

“Nuk e kanë me detyrim, por për të mbajtur gjallë rrjetet sociale të institucioneve, mund të postojnë edhe jashtë fushës së tyre, sigurisht postime që janë brenda fushës së përgjegjësisë së MIE. Në fund të fundit është pjesë e aktivitetit të tyre të informojnë publikun për punët e bëra”, tha Serjani.

Pavarësisht posterit elektoral të shpërndarë nga MEI dhe një sërë institucionesh varësie, Serjani këmbënguli  se në faqet e “Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe agjencive të saj të varësisë nuk ka publikime që janë pjesë e fushatës elektorale”.

Rrjetet sociale janë kthyer prej kohësh në mjete të rëndësishme të propagandës elektorale, me kandidatë dhe parti që harxhojnë qindra mijëra në reklama dhe me stafe të dedikuara për të menaxhuar përmbajtjen e tyre. Në betejën për të dominuar rrjetet sociale, partia në pushtet avantazhohet nga administrata publike dhe dhjetra institucione shtetërore, të cilat shërbejnë për të shpërndarë, pëlqyer dhe komentuar mesazhet elektorale.

Gjatë periudhës së fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit, BIRN gjeti se postimet e ministres Balluku shpërndahen gjerësisht nga institucionet e varësisë dhe vetë faqja e Ministrisë, ndërsa justifikohen si postime që kanë të bëjnë me informimin për punët e institucionit.

Për Zguron nga “Qëndresa Qytetare”, shumë prej këtyre postimeve lidhen indirekt me fushatën dhe i përkasin kategorisë së aktiviteteve të ndaluara.

“Në vlerësimin tim, këto veprimtari përfshihen në ndalimin që lidhet me përdorimin e tërthortë të llogarive zyrtare për qëllime partiake. Ndonëse nuk ka asnjë element në përmbajtjen e përshkrimit të postimit, qëllimi i postimit është partiak,” vlerësoi Zguro.

KQZ nuk iu përgjigj pyetjeve për koment deri në publikimin e këtij shkrimi.

 

Etiketa: Agjencia Shteterore per ShpronesimAlbgazAutoriteti Rrugor ShqiptarBelinda BallukuMinistria e Infrastrukturës dhe EnergjisëZgjedhjet e 11 majit
I mëparshmi

Sa u rrit ekonomia në 12 vjet?

Tjetri

‘Djathtas për Zhvillim’: Një ofertë teknokratësh në kohën e spektaklit politik

Tjetri
‘Djathtas për Zhvillim’: Një ofertë teknokratësh në kohën e spektaklit politik

‘Djathtas për Zhvillim’: Një ofertë teknokratësh në kohën e spektaklit politik

photo 2026 06 06 20 33 25

“Ishte pika e fundit”: Dhuna në Zvërnec ndezi Revolucionin e Flamingove

08:25 | 08/06/2026
balisca

Mozaikë të rinj në qytetin e ‘mozaikëve të harruar’

16:34 | 07/06/2026
revulucioni i flamingove foto nga nensi bogdani

Gjuha e Shqipërisë së re dhe një përgjigje për Mero Bazen

11:55 | 07/06/2026
photo 2026 06 06 20 35 09

“Lufta hibride” si alibi e qeverisë për krizën e besimit dhe mungesën e transparencës

08:32 | 07/06/2026
640 0 1737360265xkushi 919

Dokumenti: Qeveria përgatit transferimin e ishullit të Sazanit te Jared Kushner

15:31 | 06/06/2026
nje protestuese mban ne dore nje pankarte kunder projektit ne zonen e mbrojtur vjose narte. foto nensi bogdani

Revolucioni i Flamingove po raportohet në rrjetet sociale

08:36 | 06/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.