AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

‘Djathtas për Zhvillim’: Një ofertë teknokratësh në kohën e spektaklit politik

Koalicioni i drejtuar nga Dashamir Shehi dhe Enkelejd Alibeaj vlerësohet nga analistët për seriozitetin e një programi të qendrës së djathtë, por që vështirë se mund të tërheqë votues përballë alternativave të ngjashme mes partive të reja.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
07:56 | 19/04/2025
në Analiza, Artikull kryesor, Zgjedhje 2025
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Përfaqësuesit e koalicionit “Djathtas për Zhvillim” gjatë një konference për shtyp.

Koalicioni “Djathtas për Zhvillim”, një bashkim i partive Lëvizja për Zhvillim Kombëtar dhe ‘Djathtas 1912” garon për zgjedhjet e 11 majit si një ofertë politike e qendrës së djathtë, nën emrin e dy politikanëve me përvojë, Dashamir Shehi dhe Enkelejd Alibeaj.

Partia e drejtuar nga Shehi ka qenë një aleate e hershme e Partisë Demokratike, e cila këto zgjedhje u distancua nga një marrëveshje për t’u përfshirë në listën e përbashkët ku janë përfshirë një numër i madh partish opozitare.

Ndërsa Alibeaj drejton një parti të re të krijuar pas shkëputjes së tij nga Partia Demokratike, ku drejtoi grupin parlamentar dhe mbajti poste drejtuese deri në përplasjen mes dy franksioneve kundërshtare, që çoi dhe në përçarjen e kësaj partie.

Të dy janë kanë dalë deputetë nga lista e PD-së në 2021, por me futjen më vete në zgjedhje duket se kanë vënë bast për karrierën e tyre parlamentare, në shkëmbim të asaj që ata e theksojnë si “ruajtje e vlerave të së djathtës”.

Fushata Shehi-Alibeaj është pak e zëshme në mjedisin e mbingarkur nga marketingu agresiv i ofertave të tjera politike në mediat sociale.

Programi që u ofrohet zgjedhësve është i shkurtër dhe i përmbledhur në pak premtime si; pension minimal 300 Euro; rritje 25% e pagave në të gjithë sektorët; kompensimi i plotë i pronarëve dhe dëmshpërblimi i ish-të përndjekurve politikë; krijimi i Xhandarmërisë Kombëtare për të vendosur rendin dhe sigurinë; zhvillimi i bujqësisë, blegtorisë dhe industrisë përmes politikave të duhura; mbështetja e plotë e drejtësisë dhe integrimit europian të Shqipërisë si dhe reformim të sistemit arsimor.

“Duhet një skemë subvencionimi për të nxjerrë këtë kategori nga mizeria,” argumenton Shehi premtimin për rritje të pensioneve.

Në program shprehet gjithashtu ambicia për ndryshim të Kushtetutës për të zhbërë sistemin e çimentuar në vitin 2008 përmes një marrëveshjeje PS-PD, i cili krijon barriera ligjore për përfaqësimin e alternativave të tjera në parlament.

Për analistët e politikës, alternativa e prezantuar në këto zgjedhje nga dyshja Shehi-Alibeaj ka tiparet e një alternative serioze, larg populizmit dhe konfrontizmit që po shpërfaqin partitë e tjera, por që ka pak gjasa të tërheqë elektorat pikërisht për këtë arsye.

Gazetari Lutfi Dervishi e lidh ofertën e koalicionit “Djathtas për Zhvillim” me përvojën politike të dy drejtuesve të tij.

“Si Shehi me kapital personal politik dhe reputacion si orator dhe politikan me këmbë në tokë, apo Alibeaj, me profil institucional, përçojnë një lloj “serioziteti borgjez” në krahasim me spektaklin populist që po shohim,” tha Dervishi për BIRN.

Sipas tij, e veçanta e liderëve të këtij koalicioni është se e shmangin retorikën konfrontuese, përqendrohen në politika publike për ekonominë, emigracionin, arsimin dhe te një shtet i vogël me administratë efikase.

“Një qasje teknokrate në kohë emocionaliteti dhe tallavaje,” e quajti Dervishi.

Ai vlerëson programin si të thjeshtë, të detajuar dhe me masa konkrete. “Është e vetmja parti që për çështjen e ndjeshme të pensioneve tregon jo vetëm sa do jetë pensioni minimal, por edhe sa është fatura dhe nga do të merren paratë,” shton ai.

Por nga ana tjetër, Dervishi vëren se  ‘flirtimi’ me klasën e mesme teknokrate i këtij programi “mund të perceptohet si larg realitetit të votuesit të zakonshëm (hallexhi), që ndjek politikën përmes emocionesh dhe figurash të forta, dhe jo ideve”.

Edhe Rigels Xhemollari, drejtues i organizatës “Qëndresa Qytetare”, e sheh ofertën e këtij koalicioni si ndër më të mirat në spektrin e djathtë, por me një disavantazh për kohën kur është paraqitur para votuesve.

“Alternativën ‘E djathta për Zhvillim’ do të konsideroja si alternativa e duhur, por në kohën e gabuar,” i tha Xhemollari BIRN-it, duke shtuar se “nëse do e ndaja nga konteksti zgjedhor, do të ishte përfaqësuesja më e denjë e elektoratit të djathtë…”

Të dy analistët vënë në dukje sfidat që kanë lëvizjet e reja politike në fushatën zgjedhore të 11 majit, të tilla si mungesa e një strukture të mirëfilltë partiake, konkurencën brenda llojit dhe perceptimin në publik si ‘përçarës’ të votës opozitare.

Sipas Dervishit, ndonëse ky koalicion ka figura me përvojë politike dhe mediatike, ata vuajnë mungesën e një strukture terreni, veçanërisht në qarqe. “Avantazhi dhe ‘Stalingradi’ i tyre mbetet Tirana,” tha Dervishi, duke e parë fokusin e  fushatës së tyre vetëm në kryeqytet.

Po ashtu, Dervishi vëren se me historinë e karrierës politike të dy liderëve, koalicioni i tyre nuk perceptohet ‘si e reja që po vjen’ për votuesit dhe ndërsa ata ofrojnë një alternativë, kjo mund të përçajë më tej votën opozitare, në një moment kur fokusi kryesor i shumicës së votuesve anti-qeveritarë është ‘largimi i Ramës’ dhe jo ‘ndarja e opozitës’.

Ndërsa për Xhemollarin, emrat e drejtuesve të këtij koalicioni janë një avantazh që ka kjo alternativë në zgjedhje, pasi sipas tij, “këta individë vijnë si figura të testuara nga politika dhe të pa akuzuara nga organet e drejtësisë për korrupsion”.

Por, nga ana tjetër, sipas tij, përbën një disavantazh lidhja e emrit të Koalicionit me figurat e tyre.

Xhemollari veçon disa tipare të ofertës së “Djathtas për zhvillim” që mund të tërheqin votuesin e djathtë të zhgënjyer nga PD-ja, ish të përndjekurit, ish-pronarët, apo votues që kanë mbështetur me votë më parë Shehin e Alibeajn.

Por, sipas tij, faktori kryesor që i penalizon në garë është përballja mes disa alternativave të ngjashme të djathta.

“Koha në të cilën ka ardhur kjo alternativë mund ta penalizojë atë për shkak se në terrenin e ofertave, sot ka 5 oferta të djathta që rivalizojnë njëra tjetrën dhe që pretendojnë flamurin e konservatorizmit,” thotë Xhemollari.

Ai sugjeron se “nëse bashkëthemeluesit e këtij koalicioni, do e kishin hedhur këtë hap në vitin 2021 ose do të qëndronin bashkë me një prej 3 ofertave të tjera në këto zgjedhje, duke qënë se edhe premtimet ngjajnë me ato të Partisë Mundësia, do të kishin shanse për t’u përfaqësuar denjësisht në parlament, ndërsa të vetëm sfida e tyre është shumë e madhe”.

Xhemollari e sheh të vështirë tërheqjen e votuesit edhe për shkak të “pamjaftueshmërisë financiare” apo ndërtimin e një fushate komerciale, që sipas tij, të dy liderët e kanë të vështirë t’i përshtaten gjuhës së re të komunikimit, pavarësisht disa tentativave sipas tij jonatyrale të Alibeaj për të realizuar video në makinë.

Për Lutfi Dervishin, shanset e tyre për vende në Parlament sfidohen nga sistemi zgjedhor dhe kokëfortësia e numrit të votave që duhet për të prodhuar një mandat deputeti, por favorizohen nga ‘moda ‘në rritje për të mos votuar më partitë tradicionale PD, PS.

“Gjithçka varet nga: sa mirë do të komunikojnë diferencën e tyre, sa “modë” do bëhet vota anti-Berishë dhe anti-Rama, dhe sa do të mbështeten nga media në javët e fundit,” thotë Dervishi, duke e cilësuar koalicionin “Djathtas për Zhvillim” si një përpjekje për të sjellë në menunë politike një të djathtë europiane, teknokrate dhe të përmbajtur, që në çdo vend tjetër do kishte më shumë hapësirë.

“Por, politika këtu po ndjek spektaklin dhe jo idetë,” përfundoi ai.

 

I mëparshmi

Ministrja Balluku i përdor faqet e institucioneve si ‘mur’ për posterat e fushatës

Tjetri

AKSH e Elena Kocaqit, përpjekja e radhës e nacionalistëve për një vend në Kuvend

Tjetri
AKSH e Elena Kocaqit, përpjekja e radhës e nacionalistëve për një vend në Kuvend

AKSH e Elena Kocaqit, përpjekja e radhës e nacionalistëve për një vend në Kuvend

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.