AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

AKSH e Elena Kocaqit, përpjekja e radhës e nacionalistëve për një vend në Kuvend

Historiania kontroverse, Elena Kocaqi ka themeluar Aleancën Kombëtare Shqiptare dhe garon në zgjedhjet e 11 majit si e vetmja grua kryetare me teza nacionaliste, por kritikët kujtojnë se këto teza kanë dështuar në të shkuarën që të gjejnë elektorat në Shqipëri.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
09:47 | 20/04/2025
në Analiza, Artikull kryesor, Zgjedhje 2025
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryetarja e Aleancës Kombëtares Shqiptare, Elena Kocaqi. Foto: LSA.

E njohur për shkak të tezave kontraverse dhe nacionaliste mbi historinë, Eleni Kocaqi, profesore e asociuar pranë Universitetit të Durrësit, është vënë në krye të Aleancës Kombëtare Shqiptare, AKSH, një parti e themeluar vetëm pak muaj para zgjedhjeve të 11 majit prej saj dhe mbështetësve.

Me fokus nacionalizmin, Kocaqi dhe forca politike që drejton janë të zëshëm sa i përket historisë, ndërsa duket sikur kanë përqafuar teoritë konspirative të zëvendësimit –  “Replacement”  – të së djathtës ekstreme në Europë dhe akuzojnë klasën politike aktuale se synon ndër të tjera shkatërrimin e kombit.

Në reagimet e fundit në Facebook, Kocaqi akuzon kryeministrin Edi Rama për marrëveshjen me Italinë për emigrantët, duke lënë të kuptohet se qëllimi është vendosja e këtyre emigrantëve në Shqipëri. Kocaqi fton zgjedhësit që të votojnë AKSH-në për të ndaluar “shitjen e atdheut”.

“Pra, po ndodh ajo që njoftuam që gjithë problemi i Italisë me afrikanët po i ngecet Shqipërisë me miratimin e Ramës”, shkruan Kocaqi më 9 prill. Po atë ditë, ajo spekuloi se dekorimi i Ramës në Izrael provonte se ai kishte rënë dakord të pranonte zhvendosjen në Shqipëri të palestinezëve nga Gaza.

Erlis Çela, pedagog i komunikimit, e sheh AKSH-në e Kocaqit si një përpjekje të radhës të forcave nacionaliste për t’u bërë të rëndësishme në arenën politike në vend, por ai shton se forca të tilla kanë dështuar më herët.

“Historia politike ka treguar se partitë e kësaj fryme nuk kanë arritur të faktorizohen apo të fitojnë mbështetje të konsiderueshme nga elektorati shqiptar,” tha Çela për BIRN.

Edlira Çepani, përfaqësuese e rrjetit “Barazi në vendimarrje” që advokon përfshirjen e grave në politikë, vlerëson faktin se AKSH është e vetmja forcë në garën e 11 majit që drejtohet nga një grua.

“Besoj se risia kryesore që sjell Aleanca Kombëtare Shqiptare është që është një parti e drejtuar nga një grua. E vetmja në këto zgjedhje, por edhe shumë fenomen i rrallë në të gjitha vitet e demokracisë,” tha Çepani.

Fokusi te nacionalizmi

Elena Kocaqi është pedagoge në Universitetin e Durrësit dhe autore e disa librave që promojnë teori mbi origjinën pellazge të shqiptarëve, shqipen si gjuha mëmë e indoevropianishtes apo reinterpretimin e Luftës së Trojës si një luftë iliro-pellazge – të kritikuara për mungesë burimesh të verifikueshme dhe metodologji të diskutueshme. Këto qëndrime, shpesh me tone nacionaliste, janë pritur me entuziazëm nga një pjesë e publikut sidomos në rrjetet sociale, por janë refuzuar nga komuniteti akademik për mungesë objektiviteti dhe mbështetjeje shkencore.

Nacionalizmi është po ashtu pjesë e programit dhe retorikës politike të AKSH-së, që ndër të tjera premton dhënie të pasaportës shqiptare për shqiptarët me shtetësi të tjera dhe një marrëdhënie speciale “vëllazërore” me Kosovën.

Në këtë projekt politik, Kocaqi ka bashkuar forcat me Inida Gjatën me karrierë si gazetare, aktore dhe regjisore dhe njëherazi bashkëthemeluese e AKSH.

Përtej nacionalizimit, AKSH po ashtu premton reformë të thellë në drejtësi dhe modernizim të Kodit Penal dhe përdorim më të gjerë të dënimeve altenative për krimet jo të rënda. “Reformimi i drejtësisë penale, pasi ka ngarkesë të madhe nëpër burgje dhe shteti harxhon fonde shumë të mëdha me të burgosurit”, thuhet ndër të tjera në program.

Ajo premton ndër të tjera fuqizim të arsimit, trajtim të shëndetësisë si e drejtë themelore dhe çlirim të ekonomisë nga monopolet dhe digjitalizim të financave apo rimbursim të blerjeve.

“Reformimi i arsimit sipas modelit Japonez, Finlandez dhe atij të Singaporit, ku në qendër do jetë edukimi dhe mësimi i fëmijës, por edhe kualifikimi i tij në bazë të talenteve që ai ka. Pra maksimalizimin e kualifikimit të talenteve”, thuhet në  atë që shpallet si program i AKSH-së.

Për pedagogun Çela, programi i Aleancës Kombëtare Shqiptare është shumë simbolik dhe nuk mund të konsiderohet i mirëfilltë.

“Së pari, duhet theksuar se, nga sa mund të lexohet në faqen zyrtare të partisë, nuk mund të flasim për një program të mirëfilltë politik. Më tepër ngjan me një listë premtimesh dhe artikulime të disa parimeve të përgjithshme për demokracinë e drejtpërdrejtë dhe meritokracinë,” tha ai.

Çela thotë se fokusimi te nacionalizmi e vë këtë parti para vështirësive të mëdha për të fituar elektorat.

“Në një klimë politike ku qytetarët kërkojnë zgjidhje konkrete për problemet e përditshme, një parti që nuk ofron alternativa reale për ekonominë, arsimin, shëndetësinë apo drejtësinë sociale, ka pak gjasa të sigurojë mbështetje domethënëse,” vlerësoi ai.

Çepani nga ana e saj thotë se vështirësitë e Kocaqit dhe ASHK-së lidhen përveç të qenit një forcë e re, edhe me gjininë e drejtueses së partisë, ndërsa vë në dukje se ajo nuk konsiderohet në sondazhe dhe ka vështirësi të aksesojë mediat tradicionale.  Megjithatë, Çepani vë në dukje se forca e re ka bërë një përpjekje të madhe në një kohë të shkurtër të ndërtojë një skuadër me profesionistë.

“Në kuadër të skuadrës së angazhuar duket se ka një fokus kryesor te profesionistët me profil akademik dhe ushtrues të profesioneve të lira (juristë, ekonomisë, inxhinierë, etj), figura jo të njohura politikisht, por të njohura në fushat e tyre,” thotë Çepani.

Megjithëse sheh një sërë problemesh dhe disavantazhet për AKSH-në dhe forcat e reja politike që përfshihen në këto zgjedhje, përfshi kohën e pamjaftueshme për t’iu prezantuar publikut, Çepani thotë se Kocaqi, si kryetare e saj, “është një figurë mjaft e njohur në arenën publike. Kjo normalisht përkthehet në një avantazh në lidhje me informimin dhe besueshmërinë e publikut“.

Për Çepanin, ajo që duhet të synojnë forcat e reja politike si AKSH, përballë një sistemi që i vendos në disavantazh është thyerja e barrierave të sistemit. “Ajo që partitë e vogla mund të arrijnë në këto zgjedhje është të thyejnë barrierat e sistemit, për t’u fuqizuar më pas me kalimin e kohës”, përfundoi ajo.

Etiketa: Aleanca Kombëtare ShqiptareEdlira ÇepaniElena KocaqiErlis ÇelaInida GjataNacionalizmiZgjedhjet e 11 majit
I mëparshmi

‘Djathtas për Zhvillim’: Një ofertë teknokratësh në kohën e spektaklit politik

Tjetri

‘Politika sfidon drejtësinë’ me kandidatët nën hetim për çështje korrupsioni

Tjetri
‘Shtet elektoral’: PS nën akuzë për keqpërdorim të institucioneve për fushatë zgjedhore

'Politika sfidon drejtësinë' me kandidatët nën hetim për çështje korrupsioni

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.