AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Afera 5D, SPAK kërkon fajësi për katër zyrtarë të Bashkisë

Prokuroria e Posaçme kërkoi dënime minimale dhe vendosjen në shërbim prove për titullaren e Klubit Sportiv Tirana, Deborah Keçi dhe tre anëtarëve të KVO-së, që akuzohen se krijuan avantazhe dhe privilegje për kompaninë 5D.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
18:12 | 23/04/2025
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Foto: LSA.

Prokuroria e Posaçme, SPAK paraqiti të mërkurën më 23 prill konkluzionet përfundimtare ndaj katër prej tetë zyrtarëve të Bashkisë së Tiranës që akuzohen se lehtësuan një skemë korrupsioni për të dërguar tenderat te kompania 5D, që sipas SPAK zotërohet “de facto” nga ish-drejtorët Redi Molla dhe Mariglen Qato.

Prokurori Klodian Braho kërkoi deklarimin fajtor për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” të katër të pandehurve, titullares së Klubit Sportiv Tirana, Deborah Keçi, si dhe të tre anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Teuta Guri, Jetjon Mera dhe Rejnaldo Gjerazi. Vepra penale për të cilën akuzohen të pandehurit parashikon burgim deri në 3 vjet.

Braho kërkoi dënimin e të pandehurës Deborah Keçi me një vit burgim dhe në aplikim të gjykimit të shkurtuar, 8 muaj heqje lirie. Braho kërkoi pezullimin e ekzekutimit të vendimit dhe vendosjen e Keçit në shërbim prove për dy vjet.

Për tre të pandehurit e tjerë u kërkua dënimi me nga 9 muaj burgim secili dhe në aplikim të gjykimit të shkurtuar, nga 6 muaj heqje lirie. Edhe për këta të pandehur, Braho kërkoi pezullimin e ekzekutimit të vendimit dhe vendosjen në shërbim prove për një periudhë dy vjeçare. Braho sqaroi se në kërkimet e masave të dënimit, kishte konsideruar dhe vlerën e vogël të tenderit, në shumën 3 milionë lekë.

Përfaqësuesit ligjorë të të pandehurve kërkuan kohë për përgatitjen e konkluzioneve përfundimtare dhe seanca u shty për më datë 8 maj, në orën 12:00.

Sipas SPAK, nga hetimet e kryera është provuar fakti se e pandehura Deborah Keçi në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor, Klubi Sportiv Tirana, institucion në varësi të Bashkisë Tiranë, në bashkëpunim me të pandehurit Teuta Guri, Jetjon Mera dhe Rejnaldo Gjerazi, në cilësinë e anëtarëve të KVO kanë krijuar për operatorin ekonomik “5D Konstruksion” sh.p.k avantazhe dhe privilegje të padrejta në procedurën e prokurimit me objekt rikonstruksionin e palestrës së mundjes, tender i zhvilluar në dhjetor të vitit 2020.

Keçi akuzohet se është dakortësuar me përfaqësuesin e operatorit ekonomik “V.A.S Konstruksion” sh.p.k për ta shpallur fitues të procedurës së prokurimit që në fazën e përgatitjes së dokumenteve, ende pa u shpallur procedura. Ndërsa tre të pandehurit e tjerë, Teuta Guri, Jetjon Mera dhe Rejnaldo Gjerazi, në cilësinë e anëtarit të KVO, akuzohen se nuk kanë ushtruar detyrën në përputhje me ligjin, përsa i përket vlerësimit dhe klasifikimit të ofertave, por kanë vlerësuar dhe klasifikuar në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik operatorin ekonomik “5D Konstruksion” sh.p.k, që ka qenë i paracaktuar për tu shpallur fitues nga e pandehura Deborah Keçi.

Sipas SPAK, kompania e cila kontrollohej nga Qato dhe Molla është 5D Konstruksion, e cila në QKB është regjistruar në pronësinë e Nestor Muhametllarit. Kompania 5D Konstruksion u themelua në vitin 2016 me emrin Igor Elektrik dhe e ndryshoi më pas emrin në vitin 2019 në V.A.S. Konstruksion dhe në vitin 2021 në 5D Konstruksion.

 

Etiketa: Afera 5DDeborah KeçiJetjon MeraKlodian BrahoRejnaldo GjeraziSPAKTeuta Guri
I mëparshmi

Aleanca e pashpallur PS-PSD bëhet aleancë e kushtëzuar

Tjetri

KLGJ cakton masë disiplinore ndaj gjyqtarit Bevis Shehaj

Tjetri
Gjyqtari Bevis Shehaj jep shpjegime për denoncimet e reja në veting

KLGJ cakton masë disiplinore ndaj gjyqtarit Bevis Shehaj

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.