AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

KLGJ cakton masë disiplinore ndaj gjyqtarit Bevis Shehaj

Këshilli i Lartë Gjyqësor i gjeti të drejtë pretendimet dhe kërkimin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë ndaj gjyqtarit Bevis Shehaj dhe vendosi ndaj tij masën e “vërejtjes publike”.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
18:26 | 23/04/2025
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjyqtari Bevis Shehaj pas një seance në KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.

Këshilli i Lartë Gjyqësor, KLGJ, pranoi të mërkurën kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, ILD, për caktimin e masës disiplinore “vërejtje publike” ndaj gjyqtarit të Gjykatës Administrative në Lushnje, Bevis Shehaj.

ILD kërkoi në tetor të vitit 2022 fillimin e procedimit disiplinor ndaj Shehajt dhe caktimin e masës vërejtje publike. Hetimi administrativ filloi bazuar në ankesat e kryera në vazhdimësi prej kancelares së Gjykatës Administrative Vlorë, e cila pretendonte se Shehaj në cilësinë e zëvendëskryetarit të kësaj gjykate, e pengonte në ushtrimin e detyrave ligjore, duke mos lejuar funksionimin normal të gjykatës.

Sipas ILD, Shehaj ka lejuar moszbatimin pa shkaqe të justifikuara, të vendimit të dhënë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor lidhur me kancelaren e gjykatës, si dhe në mënyrë të përsëritur, gjatë dy mbledhjeve të Këshillit të Gjykatës, nuk ka respektuar dispozitat ligjore dhe nënligjore që rregullojnë organizimin dhe funksionimin e gjykatave. Këto veprime u cilësuan prej përfaqësuesve të ILD-së si mospërmbushje të detyrës së zëvendëskryetarit, i cili ka përgjegjësi për mbarëvajtjen dhe funksionimin e gjykatës si institucion. Po ashtu, u pretendua se ishte krijuar konfuzion mbi ushtrimin e kompetencave të kancelares.

Gjyqtari Bevis Shehaj parashtroi në seancën e 25 tetorit 2022 para KLGj-së kundërshtimet e tij ndaj gjetjeve të ILD-së, duke pretenduar se presioni dhe ankesat lidheshin me vendimmarrje në një proces gjyqësor. Ai deklaroi se i ishte bërë presion nga një media kombëtare dhe po ashtu nga ish-drejtues të saj që kishin interesa në çështje të gjykatës, ndërkohë që theksoi se nuk iu ishte nënshtruar presioneve. Shehaj deklaroi atëherë se nuk kishte bërë shkelje, por kishte zbatuar udhëzimet siç i kishte kuptuar.

Gjatë seancës të mërkurën, relatori i çështjes anëtari Ridvan Hado i cilësoi të drejta vlerësimet dhe kërkimin e ILD-së, si dhe propozoi caktimin e masës disiplinore “vërejtje publike” ndaj Shehajt, masë që u gjet e drejtë nga gjithë anëtarët e pranishëm të Këshillit.

Gjyqtari Bevis Shehaj u shkarkua nga detyra prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit më 15 qershor të vitit 2022, por ai e ankimoi çështjen në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, që vendosi më 3 shkurt pushimin e gjykimit, duke passjellë rikthimin e tij në detyrë.

 

Etiketa: Bevis ShehajInspektori i Larte i DrejtesiseKëshilli i Lartë GjyqësorMase disiplinore
I mëparshmi

Afera 5D, SPAK kërkon fajësi për katër zyrtarë të Bashkisë

Tjetri

SPAK regjistron 23 procedime për krime zgjedhore

Tjetri
SPAK kërkon gjykimin e tre ukrainasve si pjesë e një rrjeti të trafikut të drogës

SPAK regjistron 23 procedime për krime zgjedhore

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.