AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

SPAK regjistron 23 procedime për krime zgjedhore

Prokuroria e Posaçme deklaron se ka marrë 26 kallëzime për krime zgjedhore dhe ka regjistruar 23 procedimeve penale për paligjshmëri të dyshuara lidhur me zgjedhjet e 11 majit.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
18:44 | 23/04/2025
në Lajme, Zgjedhje 2025
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
SPAK kërkon gjykimin e tre ukrainasve si pjesë e një rrjeti të trafikut të drogës
Godina e SPAK-ut, Tiranë. Foto: LSA

Në Prokurorinë e Posaçme janë depozituar 26 kallëzime penale për krime të dyshuara zgjedhore që mendohet se lidhen me zgjedhjet e 11 majit, ndërkohë që SPAK ka regjistruar prej tyre 23 procedime penale.

Sipas përgjigjes të dërguar nga SPAK, pas një kërkese për informim që BIRN i drejtoi lidhur me kallëzimet dhe hetimet për krimet zgjedhore, rezulton se një prej kallëzimeve është depozituar gjatë periudhës tetor-dhjetor të vitit 2024, ndërsa 25 të tjerë nga muaji janar e në vijim.

Ndërkohë, SPAK bën me dije se ka filluar hetimin për vepra penale që lidhen me zgjedhjet ndaj tre personave. Për asnjë prej këtyre çështjeve nuk është kërkuar kalimi për gjykim.

Prokuroria e Posaçme publikoi më 20 shkurt strategjinë e hetimit dhe parandalimit të krimeve zgjedhore në zgjedhjet e 11 majit. Strategjia tregon synimin e SPAK për të hetuar në kohë reale problemet që lidhen me shit-blerjen e votës, përdorimin e burimeve shtetërore, si dhe përfshirjen e krimit të organizuar në procesin zgjedhor.

Për të mundësuar zbatimin e strategjisë, është ngritur një grup hetimor që do të përbëhet nga një strukturë qendrore dhe grupet hetimore që veprojnë në terren për të monitoruar në kohë reale situatat e dyshuara; që të identifikojnë individët dhe anëtarët e krimit të organizuar të përfshirë në korrupsion në zgjedhje; si dhe për monitorimin e përdorimit të buxhetit, investimeve dhe infrastrukturës publike, të cilat nuk lejohen të kryhen gjatë periudhës zgjedhore nga subjektet e posaçme.

Sipas hulumtimeve të kryera së fundmi nga BIRN, edhe gjatë këtyre zgjedhjeve vazhdojnë problemet me keqpërdorimin e institucioneve dhe administratës publike nga qeveria “Rama”, në shkelje të Kodit Zgjedhor.

Etiketa: Kallezime penaleKrime ZgjedhoreProcedime penaleSPAKStatistikat
I mëparshmi

KLGJ cakton masë disiplinore ndaj gjyqtarit Bevis Shehaj

Tjetri

“Me natyrë informuese”: KQZ i shkel syrin ‘propagandës’ së institucioneve publike për Belinda Ballukun

Tjetri
Ligji i dekriminalizimit ‘dështoi t’i pastronte partitë politike’

“Me natyrë informuese”: KQZ i shkel syrin 'propagandës' së institucioneve publike për Belinda Ballukun

photo 2026 06 27 22 19 00

Revolucioni si alternativë ndaj tranzicionit pa fund

15:57 | 28/06/2026
Pritja e gjatë e mozaikëve të Durrësit për ‘të dalë në dritë’

Durrësi në kërkim të një projekti bashkëjetese mes shkollës dhe sitit arkeologjik

07:43 | 28/06/2026
Katastrofa e pafundme e Gazës

Pse nuk duhet të mbyllim sytë para asaj që po ndodh në Gaza?

07:33 | 28/06/2026
shqiperia 1

A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

07:42 | 27/06/2026
photo 2026 06 16 21 37 32

Vajzat e ‘Revolucionit të Flamingove”

07:30 | 27/06/2026
726405743 1631178685678229 5500860989969852755 n

Punësimet partiake në sektorin publik po minojnë demokracinë në Shqipëri

13:11 | 26/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.