AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Opinion

Premtimet elektorale shënojnë rekorde të reja absurditeti

Ndërsa partitë e vjetra përballen me shterpësinë e vet politike, kontrolli ekstrem mbi mediat dhe mungesa e ballafaqimit me faktet duket se ia ka lëshuar frenat premtimeve për të thyer rekorde të reja absurditeti.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
11:45 | 28/04/2025
në Artikull kryesor Opinion, Opinion, Zgjedhje 2025
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama gjatë hapjes së fushatës për zgjedhjet e 11 majit. Foto: LSA.

Autostradat e Shqipërisë u transformuan këto ditë në vendreklamime masive të bixhozit politik, pasi nëpër billboard-et e reklamave u shfaqën premtimet elektorale të personalizuara të kryeministrit, dizajno e të cilave dukshëm është frymëzuar nga reklamat e jack pot që zakonisht përdorin kazinotë.

“400 euro pension në muaj, vetëm me EDIN!” thotë njëra pankartë. “Rrogë mesatare 1,000 euro në muaj, vetëm me EDIN”, shkruan tjetra.

Këto iu shtuan reklamave të vendosura më parë të Partisë Demokratike, e cila premton, “minimum jetik 200 euro në muaj”, “çmim nafte 40% më të ulët” apo “pesëfishim të subvencioneve të bujqësisë”.

Një prej kandidatëve të opozitës shfaqet në një video të publikuara në InstaReels, duke ndaluar njerëzit në rrugë në fushatë: “Sa e ke pensionin?” pyeti ai një të moshuar në një prej videot. “91 mijë lekë (të vjetra),” iu përgjigj ai. “200 euro do të bëhet menjëherë pas zgjedhjeve!” i thotë kandidati.

“Shqipëria është e sëmurë, me doktorin do të shërohet,” thotë një fletushkë e opozitës, duke iu referuar Sali Berishës, i cili dekada më parë ka qenë mjek.

Fakti është që të dy udhëheqësit e politikës shqiptare, të cilët kanë arritur marrëveshje të njëpasnjëshme me njëri-tjetrin me qëllim krijimin e një duopoli politik, fillimisht në vitin 2008, e më pas vitin e kaluar, dominojnë jetën politike të vendit me lehtësi, me politikën e konfliktit identitar të trashëguar nga koha e komunizmit dhe të plotësuar me makineri elektorale të shtrira në çdo venë të shoqërisë, makineri që e trajton të përbashkëtën si plaçkë lufte në dispozicion të fituesit të zgjedhjeve.

Që të dy dominojnë mediat, të cilat, të krijuara dhe zhvilluara si pjesë thelbësore e politikës klienteliste, kanë incentivë të kufizuar për raportime të pavarura, raportime kritike apo raportime nga alternativat e reja dhe jo aq të reja politike. Një monitorim i BIRN tregoi se dy udhëheqësit politikë, Rama dhe Berisha, dominojnë gati 60% të përmbajtjes mediatike online dhe me dominim akoma më ekstrem të kohës televizive.

Kjo strukturë politike arkaike duket se ka krijuar një telash të vogël për të dy udhëheqësit, telashin se si të shtyjnë javët deri në ditën e zgjedhjeve, ku makineria elektorale socialiste, e mbështetur te një përzjerje e luhatshme e shantazhit me ryshfetin pritet të përcaktojë rezultatin e zgjedhjeve si dhe të konfirmojë dominimin e duopolit Rama-Berisha të fushëbetejës, me partitë e reja të pafuqishme për t’i bërë të ditur votuesve ekzistencën e vet, e aq më pak, për t’i bindur t’i votojnë.

Të dy duket se janë duke udhëtuar nga qyteti në qytet nën shoqërinë e turmave me përmasa të konsiderueshme të figurantëve të cilët, nën drejtimin e regjive të menaxhuara me kujdesin më të lartë, duartrokasin për të krijuar përshtypjen e reagimit popullor. Gjasat janë që popullsitë vendëse të qyteteve ku këto takime po kryhen, as nuk janë të pranishme në këto takime dhe as nuk informohen paraprakisht se një takim i tillë pritet të ndodhë në qytetin e tyre.

Telashi i shtyrjes së kohës deri në ditën e zgjedhjeve për Ramën dhe Berishën duket se po kërkon edhe një numër premtimesh shablon, sado pa sens ekonomik të jenë, ndërsa mungesa e medias kritike dhe shmangia me lehtësi e ballafaqimit të këtyre të dyve me faktet, nga njëra anë i mundëson premtimet absurde dhe nga ana tjetër, duket se ia heq çdo fre të mundshëm logjik këtyre premtimeve.

Premtimi më i paimagjinueshëm duket se është ai i pensionit mesatar 400 euro, premtim që i bëhet mbi 650 mijë votuesve të torturuar nga varfëria ekstreme. Pensionet e këtyre pensionistëve paguhen aktualisht nga kontributet e rreth 750 mijë të punësuarve, të cilët derdhin çdo muaj 25% të rrogës së vet për një total prej 2.52 miliardë eurosh dhe një pension mesatar, në zonat urbane, prej vetëm 180 eurosh në muaj, dhe për zonat rurale, prej vetëm 91 eurosh  në muaj. Në mënyrë që këto pensione të bëhen 400 euro, siç premtohet, do të nevojiten 2 apo 3 miliardë euro të tjera, do të kërkohet që, ose numri i të punësuarve të rritet me mbi 2 herë, ose që këta 750 mijë të punësuar, të taksohen jo më me 25%, por me 50% e më shumë të të ardhurave. Kjo natyrisht që është e pamundur, as me EDIN dhe as pa EDIN.

Premtimi i ngjashëm i opozitës për “minimum jetik 200 euro”, për pensionistët, studentët e të papunët, është ngjashëm i pamundur.

Sepse, që nga shekulli i shtatëmbëdhjetë, me filozofët e iluminizmit skocez David Hume dhe Adam Smith, është  kuptuar që paratë nuk dalin nga asgjëja, ato dalin nga puna. Në mënyrë që të paguash pensionet, nevojitet që dikush të punojë e të paguajë kontribute, të cilat, shteti, nën drejtimin e politikanit, thjeshtë ia merr atij për t’ia kaluar pensionistit, por nuk mundet kurrsesi t’i shtojë. Maksimumi që politikani mund të bëjë është të vjedhjë një pjesë të tyre për të paguar makinerinë e vet elektorale, atë që, nga njëra anë i mundëson të fitojë zgjedhje pa pasur nevojë për bindë ndokënd me ide politike dhe njëkohësisht, pa pasur frerë për çfarë premton.

Etiketa: Adam SmithDavid HumeEdi Ramafushata elektoraleMediaMinimumi jetikPremtime elektoraleRritja e pensioneveSali BerishaZgjedhjet e 11 majit
I mëparshmi

‘SY m’SY’: Duopoli Rama-Berisha dominon median online gjatë fushatës zgjedhore

Tjetri

Një 23-vjeçar francez arrestohet për mashtrimin e qindra qytetarëve shqiptarë

Tjetri
Katër efektivë të Policisë së Tiranës, nën akuzë për shkelje në tendera

Një 23-vjeçar francez arrestohet për mashtrimin e qindra qytetarëve shqiptarë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.