AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Reportazhe

Të braktisur dhe pa shpresë, fshatrat e zonës së Dibrës me kërkesa bazike

Fushata elektorale për mijëra banorë të zonave rurale është i vetmi moment kur u jepet mundësia të listojnë probleme para pushtetarëve apo pretendentëve për pushtet. Por të lënë prej vitesh në harresë, banorët mbeten ende te kërkesat bazike për ujë dhe infrastrukturë.

Hysen LikdishangaHysen Likdisha
07:58 | 04/05/2025
në Artikull kryesor, Faqja e pare, Reportazhe, Zgjedhje 2025
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Lugina e lumit Seta në Dibër. Foto: Sami Curri

Për vite me radhë, zonat rurale të Dibrës janë zbrazur nga banorët, ndërsa infrastruktura e premtuar dhe shërbimet bazike nuk mbërritën kurrë. Fushatë pas fushate elektorale, banorë të mbetur në fshat u duket sikur dëgjojnë të njëjtat premtime, të cilat nuk vihen kurrë në jetë.

“Kemi pësuar si nusja e vaktit, e cila thoshte: me çfarë dëgjoj me veshë lum si unë, por çfarë shikoj me sy e mjera unë,” thotë Isuf Miha nga Selishta e Dibrës, duke cituar një anekdotë të zonës. Sipas tij, edhe në këtë fushatë, premtimet kanë rrjedhur pa karar, ndërsa ironizon se edhe atje ku nuk ka lumë u është premtuar të bëhet urë. Por besimi se do realizohen nuk ekziston. “Bindja jonë për realizimin e tyre thuaj se ka mbetur zero,” thotë Miha.

Fshatrat e Dibrës janë zbrazur gjatë viteve të fundit nga emigracioni masiv dhe banorët e paktë thotë se kërkesat e tyre mbeten të njëjtat pavarësisht viteve zgjedhore.

Isak Spahiu, fermer nga Maqellara e Dibrës, thotë se në përgjithësi banorët e kësaj zone, pas 32 vitesh në demokraci, nuk e kanë zgjidhur mungesën e ujit të pijshëm edhe pse kanë kërkuar zgjidhje çdo fushatë elektorale. “Mungon qoftë uji i pijshëm, ashtu edhe ai për vaditje. Mendoni për një moment fushën e Maqellarës prej qindra hektarë, që mbetet e thatë për mungesë të ujit”, thotë ai.

Njëlloj i zhgënjyer është edhe Kamber Faruku nga zona e Muhurrit Dibër, i cili thotë se një mori fshatrash si  Selishta, Muhurri, Luzni, Dardha e Reçi, kanë problem rrugët lidhëse me qendrat e tyre administrative, të cilat janë të paasfaltuara.

Por Farruku thotë se këto zona janë tashmë të braktisura dhe shumë shpejt nuk do kenë nevojë as për rrugë dhe as për shërbime të tjera.  “Disa fshatra të thellë malorë nuk kanë banorë fare ose kanë mbetur 2-3 familje dhe ata të përgatitura për largim”, thotë ai.

Farruku është gjithashtu i ndërgjegjshëm se pa banorë nuk mund të ketë shërbim shëndetësor, shkolla e çerdhe apo infrastrukturë për ata që mbeten pas.

Në fshatrat Hudhër-Muhurr, Bulaç dhe Shorakan e Palpus, kanë mbetur nga 2 nxënës nga rreth 500 në fillim të viteve 90-të.  Edhe po t’ua bësh rrugën, ata që largohen e kanë të vështirë të kthehen”, thotë Farruku.

Dibra e pasur me  bukuri natyrore, kulla qindravjeçare guri po pret të shohë ndryshimet që do të sjellë përfundimi i sagës së Rrugës së Arbërit, që i grish bizneset të investojnë, por para se të mbërrijnë investimet banorët kërkojnë zgjidhje minimale e bazike.

Ata pak banorë që kanë investuar në bujqësi e blegtori thonë se janë pa mbështetje prej vitesh, u mungon siguracioni i prodhimeve bujqësore, nuk ka mbështetje në ndërtimin e baxhove të përpunimit të qumështit e të ngjashme.

Ismet Hidri fermer nga Zerqani I Bulqizës, thotë për BIRN, se bujqësia dhe blegtoria janë të paralizuara, që nga bllokimi i fondeve të IPARD-it.  “Banorët që merren ende me bujqësi e blegtori, kanë mungesë mbështetje, pasi subvencionet janë të bllokuara, nuk ka rrjete grumbullimi dhe tregtimi lokal. Kërkojmë një përfaqësim dhe dialog të drejtpërdrejtë me institucionet, jo siç ka ndodhur kur drejtoritë e bujqësisë janë hequr nga bashkitë dhe kanë kaluar në qendrën e qarkut në varësi nga qeveria”, thotë ai.

Për shumë banorë, problemet po bëhen mal njëri mbi tjetrin dhe zgjidhjet e pritura prej politikës mungojnë.

Rami Karasani, banor në fshatin Radovesh në zonën e Gollobordës në Bulqizë, zone kufitare me Maqedoninë e Veriut,  tregon se banorët e fshatrave të kësaj zone, përballen me disa sfida bazike, por që mbeten pa zgjidhje. “Rrugët që lidhin fshatrat me qendrat e njësive administrative Trebisht dhe Ostren i Madh, janë copë-copë, të pamirëmbajtura.  Ndërkohë edhe mjetet e transportit publik, jo të përshtatshme, sidomos për fëmijët e të moshuarit. Fshatrat janë boshatisur, pjesa më e madhe e banorëve, janë të moshuar, të cilët ndjehen të harruar nga institucionet”, thotë Karasani.

Ai shton gjithashtu se shërbimet shëndetësore në mjaft fshatra janë inekzistente dhe shkollat ose janë mbyllur, ose janë në prag të mbylljes me një numër minimal nxënësish.

“Forcat politike në kuadër të fushatës zgjedhore të 11 majit kanë bërë premtime  me bollëk, por fare pak për të mos thënë aspak, do të realizohen,” thotë Karasani.

Etiketa: Isak SpahiuIsmet HidriKamber FarukuLuzniMaqellareMuhurrQarku i DibrësRami KarasaniReçiZgjedhjet e 11 majitZonat rurale
I mëparshmi

Një punëtor ka mbetur i bllokuar nën një masiv dheu në Klos

Tjetri

Elbasan, rezultati në dorë të faktorit “non grata”

Tjetri
Elbasan, rezultati në dorë të faktorit “non grata”

Elbasan, rezultati në dorë të faktorit “non grata”

press 2333329 1920 e1769165301943

Raport: Institucionet vazhdojnë të pengojnë të drejtën e informimit

18:45 | 30/06/2026
drejtoria e poliocise

Policia përplaset me protestuesit përpara Parlamentit

18:34 | 30/06/2026
‘Shteti i Rrumit’ dhe skema e grabitjes së tokave në Durrës dhe Tiranë

“Shteti i Rrumit”: SPAK mbyll hetimin për tjetërsimin e tokave në bregdetin e Durrësit

17:45 | 30/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Shtetasi kolumbian i kokainës dënohet me 14 vjet burg

16:03 | 30/06/2026
photo 2026 06 29 21 15 25

PS u përpoq të ndikojë votën e europarlamentarëve për projektin e Zvërnecit

14:32 | 30/06/2026
Nërtime, Tiranë, beton, pallate

Miti i ekonomisë që mbahet nga paratë e drogës

08:34 | 30/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.